BEDRI TAHIRI: PËRJETËSIMI ARTISTIK I POETIT IDEALIST

Prishtinë, 27. 08. 2014: (Sinan Gashi, POETI IDEALIST- Fazli Greiҫevci 1935- 1964, Prishtinё, 2014) – Qysh moti zё fill interesimi pёr hartimin e monografive pёr ata qё lёnё gjurmё nё historinё e njerёzimit. Ato bёhen pёr figura tё ndryshme e nga shkrues tё ndryshёm. Mirёpo, mё rrallё na ka rastisur tё lexojmё jetёshkrime tё hartuara e tё shkrira nё universin e njё shenjtёrie mahnitёse, ku mpleksen fuqishёm e natyrshёm kredoja e personazhit dhe e autorit. E kёsaj radhe para vetes kemi njё libёr tё tillё jetёshkrimor, njё monografi tё letrarizuar qё mёton tё sublimoj veprimtarinё atdhetare e letrare tё poetit idealist, simbolit tё Flamurit tonё kombёtar, atdhetarit Fazli Greiҫevci, i cili ngeli flakadan i pashuar i atdhedashurisё deri nё vetёflijim.
Pra, kemi njё jetёshkrim hartuar nga njё mёsues pёr njё mёsues, njё hartim skalitur me daltёn e artistit pёr njё artist e njё atdhetar sypatrembur. Ёshtё ky libri “Poeti idealist” i krijuesit tashmё tё dёshmuar me njё mal veprash, z. Sinan Gashi, tё cilin, qё nё fillim e pёrgёzojmё pёr kёtё dhuratё tё ҫmuar e me vlerё, qё unё e pagёzova Pёrjetёsimi artistik i poetit idealist.
Tё vlerёsosh njё penё, siҫ ёshtё kjo e Sinan Gashit, nuk ёshtё aspak e lehtё. Pёrkundrazi, ёshtё diҫka gati e pakapshme, ngase, ajo ёshtё e specializuar pikёrisht nё kёtё fushё, andaj edhe vёmendja jonё mё shumё do tё pёrqёndrohet nё veprёn e tij qё sot po e pёrurojmё.

Siҫ tregon vetё titulli, libri i kushtohet mёsuesit, poetit dhe atdhetarit tё madh, Fazli Greiҫevcit. Si ҫdo krijues edhe Fazli Greiҫevci ka dy biografi brilante: biografinё jetёsore dhe biografinё artistike, konstaton autori. Dhe, nisur nga kjo e gjithё lёnda, e mbarёshtruar bukur, qёndisur me njё stil tёrheqёs e tё kёndshёm, ёshtё koncesptuar nё dy pjesё kryesore:
1. Njё jetё njeriu, kaptinё e dhembshme e historisё sonё dhe
2. Krijimtaria letrare si shprehje e pёrjetimit tё rёndё emocional.

Nё pjesёn e parё, autori i zellshёm, me njё akribi fanatiku, mbledh fakte, tё dhёna, dokumente zyrtare dhe rrёfime autentike, dhe sipas njё rrjedhe tё logjikshme kronologjike, pёrshkruan me njё pasion prej kureshtari jetёn dhe veprimtarinё atdhetare tё kёtij burri tё paepur tё Drenicёs, duke filluar qё nga fёmijёria, shkollimi, formimi, punёsimi, burgimi e qёndresa heroike nё ҫelitё torturuese tё UDB-sё serbosllave.
Djaloshi entuziast, intelegjent, kureshtar, i sjellshёm, fjalёpakёt, por me njё shpirt luftarak e tё pathyeshёm, qё kur erdhi nё kёtё botё, mё 15 prill 1935, nё Sankovcin me rrёnjё lashtёsie (sot Flamuras) e deri kur dha shpirt, nga torturat shtazarake serbe nё Prishtinё, mё 17 gusht 1964, mbeti njё uragan i pashuar nё qiellin e hapёsirёs shqiptare.
Fazli Greiҫevci, edhe si fёmijё, edhe si nxёnёs, edhe si mёsues, edhe si poet, edhe si veprimtar, qe shёmbёlltyrё pёr tё gjithё. Nё formimin e tij burrёror, atdhetar e intelektual ndikuan familja, rrethi shoqёror dhe pedagogёt e dalluar tё Normales sё Prishtinёs. Kur mori ditarin nё dorё dhe doli para nxёnёsve nё Kishandrekё e nё Dobrashefc, u bё edukator me pёrmasa shenjtёrie. Sjelljet e tij prej urtaku shembullor frymёzonin suksesshёm edhe brezat e ardhmёrisё, sepse, sipas Pestalocit “Arsimtari nuk edukon dhe nuk arsimon vetёm me atё qё di, por edhe me atё ҫfarё ёshtё vetё”.
Dashuritё e tij ishin tё shumta, pёr familjen, pёr vendlindjen, pёr shkollёn, pёr historinё, por, mbi tё gjitha, si njё lajtmotiv mitik qёndronte dashuria pёr simbolin tonё kombёtar- FLAMURIN. Kёtё ndjenjё pёrpiqej ta ngjallte tek secili, nё klasё e nё oda. Shumё drenicasve ua kishte propozuar emrat pёr fёmijёt e tyre: Flamur po qe djalё e Shqipe ose Shqiponjё po qe vajzё. Madje, edhe amaneti i tij i fundit qё djalin t’ia pagёzojnё Flamur, i cili mjerisht jetoi vetёm 18 muaj, ngёrthen nё vete njё pjesё tё historisё sonё, kur kryetrimi Azem Galica, para se tё mbetej enigmё nё Shpellёn e pafund, kishte lёnё amanet emrin pёr fёmijёn e vet: Azem pёr djalё e Azemine pёr vajzё.
Vrasja e tij mizore nё zyrat e hetuesisё, nxjerr nё skenё edhe njё atdhetar intelektual, dr. Ali Sokolin nga Rahoveci, i cili, pёrkundёr kёrcёnimeve, nuk e nёnshkroi dot se mёsuesi e poeti atdhetar kishte vdekur nga sёmundja.
Lexuesi i ndjeshёm e i kujdesshёm e ka tё vёshtirё t’i bie nё fund monografisё pa iu mbushur sytё me lot. Kjo vjen ngase shkruesi i saj ka arritur tё hyjё thellё nё botёn e brendshme tё kryepersonazhit dhe duke u dyzuar mё tё, tё na jep tabllo reale tё njё odisejade rreqethёse heroike e tragjike njёherёsh. Injorimi nё heshtje stoike i gjithё atij sistemi vrasёs merr pёrmasat e njё heroizmi altruist hyjnor.
Nёse thuhet se kёnga ёshtё vaji i burrit, atёherё lirisht mund tё thuhet se edhe vargu ёshtё vaji i poetit. Kёtё filozofi jetёsore e kishte kuptuar edhe poeti atdhetar Fazli Greiҫevci, i cili, siҫ thotё jetёshkruesi hulumtues, Sinan Gashi, vargjet e para i kishte shkruar nёn dritёn e zbehtё tё llambёs sё vajgurit nё odёn e tij pёrdhese, me tё cilat pasqyronte rravgimat e jetёs hileqare, nёpёr tё cilat pёrvijohej mundimshёm atdheu i sakatosur arbёror.
Arti letrar pёr Fazliun ishte shёrim i shpirtit tё trazuar. Ai la nё dorёshkrim 237 poezi dhe 4 tregime. Kjo dёshmohet nё pjesёn e dytё tё monografisё sё Sinan Gashit, qё titullohet: Krijimtaria letrare si shprehje e pёrjetimit tё rёndё emocional. Ato janё publikuar nё tri vёllime:
1. “Kanga e maleve” (1994),
2. “Gjethet e pёrgjakuna” (1995) dhe
3. “Dallgё mallёngjimi” (2004).
Dhe, qё tё tre titujt kanё simbolikё tё veҫantё, qё reflektojnё shumёkuptimёsi.

Pa na thёnё askush, vetё emri i Fazli Greiҫevcit na ngjallё asociacion me poetin e mjerimit, Migjenin. Mirёpo, kёtё na e sforcon edhe poeti e studjuesi drenicas, Adem Gashi, kur thotё:”Nё krijimtarinё artistike letrare tё Fazli Greiҫevcit ёshtё i pakapёrcyeshёm ndikimi i Migjenit dhe i Mjedjes, i pari do tё jetё mё tepёr i pranishёm nё motivet, temat dhe figurat e tropet, ndёrsa i dyti me strukturёn e vargut, me ritmin dhe me peizazhin”.
Megjithatё, ai mbetet poet origjinal nё letrat shqipe, ndёrkaq poezia e tij njё dёshmi unikate e njё zezone nё kapёrcyellin mё ngulfatёs tё historisё sonё.
Ndoshta, mё mirё sё tё tjerёt, vetё jetёshkruesi i tij, Sinan Gashi, konstaton: “Ai sikur dashurinё e kishte pёrpjestuar nё njё trini tё shenjtё pёr tё: Atdheu, Dashuria dhe Poezia. Pёr tё parёn e kishte dёshmuar me sakrificёn e jetёs sё tij, e cila ishte dominantja; pёr tё dytёn, vajzёn e dashur, me gjithё peripecitё e pёrjetuara fillimisht dhe, tё tretёn e kishte mendimin e zemrёs dhe tё shpirtit, poezinё si kujtesё dhe dhuratё brezave, ku rrjedhё mendimi i ndjenjёs sё kulluar, qё ajgёtohen nga dy tё parat.”
Poetёt e mёdhenj janё parashikues profetik dhe gjithmonё sikur e “lexojnё” e fatin e tyre kobtar. I tillё qe edhe poeti ynё atdhetar, Fazli Greiҫevci, i cili shkruan:
Kam lind me shkamb tё zi nё duer tё durimit,
Sa qё DIҪKAFIT gjithnjё luftё me i shpallё,
Kur po ndiej n’zemёr e shpirt vallёn e ngrohtё t’agimit,
Po rritem, po rritem edhe pse, ndoshta, s’do tё jam i gjallё!
Dhe, nё tё pёrfunduar, pёrurimi i librit “Poeti idealist” i Sinan Gashit, pikёrisht nё 50-vjetorin e vajtjes nё atё botё tё poetit e atdhetarit Fazli Greiҫevci, ёshtё njё ogur ndjellamirё pёr shoqёrinё tonё, ngase kjo dёshmon se nuk thuhet kot: Kush nderon historinё, krijon ardhmёrinё. Kryepersonazhit i dёshirojmё prehje tё qetё nё pavdekёsi, ndёrkaq autorit shёndet e suksese tё reja nё krijimtari

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura