BEHXHET SHALA BAJGORA: FREDERIKA MOGERINI, HASHIM THAÇI DHE BISEKSUALITETI POLITIK I LDK-së!

Prishtinë, 20 dhjetor 2018: (Letra e Trampit dhe kultura e leximit) – Presidenti Tramp i nisi dy letra në të njëjtën kohë ; në adresë të Hashim Thaçit , president i Kosovës dhe në adresë të Aleksandar Vuçiqit , president i Serbisë. Siç po e shihni , lexues të nderuar , është trojka e presidentëve , njëri shkruan , të tjerët lexojnë ! E nisi edhe një letër në Shqipëri , jo presidentit Ilir Meta por kryeministrit Edi Rama. Kjo letër ngjalli reagim , kryesisht pozitiv dhe nënshtrues , ende pa e lexuar , te shumica e subjekteve politike kosovare , si shenjë i miqësisë së përjetshme midis Kosovës dhe Amerikës ! Thënë të drejtën , nëse kam guxim ta them, letra kishte dy argumente bindëse që e rritë lexueshmërinë dhe domosdoshmërinë e besimit , pa pasur nevojë ta lexoni fare ; logoja e presidentit amerikan me shqiponjën në të dhe nënshkrimin e presidentit Tramp , në fund të letrës , e theksuar , si nga trashësia e shkronjave ashtu edhe nga ngjyra , e zezë , shumë e theksuar e që ishin argumente të mjaftueshme për ta kuptuar tekstin e letrës , pa pasur nevojë ta lexoni fare. Dhe , pse duhet ta lexoni përmbajtjen kur i keni këto dy argumente që mund të kundërshtohen vetëm nga një budalla , si puna ime ! Budallenjtë realë dhe origjinalë janë pakicë absolute , minoritet që nuk trajtohen sipas parimit të diskriminimit pozitiv kurse , budallenjtë funksionalë janë shumicë absolute të cilët i gëzojnë të gjitha beneficionet e mundshme. E pranoj se jam në grupin e parë dhe se jam i privuar nga të gjitha të drejtat ! Nënshkrimi i presidentit Tramp rrezaton me intelektualizëm dhe zgjuarësi andaj nuk mund të refuzohet. Krahasoni nënshkrimin e presidentit Tramp me nënshkrimin e presidentit Thaçi ! Nuk krahasohen ! I vetmi politikan që përkah inteligjenca dhe zgjuarësia si dhe eleganca intelektuale e nënshkrimit e që mund të matet me presidentin Tramp në Kosovë , është Behgjet Pacolli , Zkryeministër i Parë i Qeverisë së Kosovës dhe ministër për Punë të Jashtme , ndonëse nuk jam shumë i sigurt por, më duket se kam lexuar dhe dëgjuar se është i Kosovës. I pari që e lavdëroi fort letrën e presidentit Tramp është një president , zotëri Hashim Thaçi që po e mbanë në kuletë , në vend të kartës së identifikimit. Thonë se kur shkoi në Bruksel , në takim me Frederika Mogerinin , në hyrje , në vend të kartës të akreditimit , sigurimit ua tregojë letrën e presidentit Tramp duke iu thënë : “ aj jam president Taçi, likes verij gud president Tramp , infakt , shi is maj frendi , bijkoz aj jam president tu .. “. Pasi i krahasuan letrat e dërguara nga presidenti Tramp , Aca dhe Hasha iu gjuejtën pites që e kishte gatuar Popadija Millojka për shkak të festës së Shën Nikollës dhe Marrëveshjes për korigjim të kufijve që qenka afër nënshkrimit , si veja e pulës , buzë daljes emergjente! Edhe Kadria , kryetar i Kuvendit , më duket se ka identitet fetar të myslimanit , pa e lexuar fare letrën e presidentit Tramp e cilësoi si bekim e që këtë cilësim kryesisht e përdorë Papa Françesku dhe të gjithë liderët dhe liderucët kosovarë , që nga përfundimi i luftës !

Shumica e ndajnë mendimin me vlerësimet për letrën e presidentit Tramp e dy të fortëve të Kosovës , të tjerët, pak më të fortë dhe ata të rënë fare e që e përbëjnë shumicën absolute kurse unë , botërisht i deklaruar se i përkasë pakicës së budallenjve realë dhe origjinalë , nuk mendoj se kjo letër është aq e mirë për Kosovën dhe , e pranoj botërisht se nuk jam budalla aq i madhe e të them se kjo letër është sikur : “ Kërcënimi i Kërshëndellave i Bushit Plak ..” ndonëse edhe kjo letër është shkruar në prag të Kërshëndellave. Pra , këto dy letra , që të dyja bartin kërcënime , ajo e Bushit Plak i drejtohej vetëm Serbisë kurse kjo e presidentit Tramp edhe Kosovës , edhe Serbisë. Pra , këto dy letra i bënë të njëjta vetëm koha kur janë dërguar kurse përmbajtja është diametralisht e kundërt ! Hashim Thaçi , i guximshëm siç është gjithmonë tha publikisht se : “ jemi shumë të vegjël ta kundërshtojmë letrën e presidentit Tramp….” ! Unë jam edhe më i vogël , plesht fare andaj nuk pajtohem me letrën e presidentit Tramp dhe e them se nuk është aq e mirë për Kosovën dhe shqiptarët meqë nuk e përjashton zgjidhjen e uçkurit të kufinjve ! Për mua do të ishte shumë i pranueshëm formulimi : “ SHBA-të e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës dhe Serbisë brenda kufinjve ekzistues dhe vetëm brenda këtyre kufinjve kërkon zgjidhje duke e përjshtuar çdo mundësi të ndryshimit të kufinjve . Vetëm me njohje reciproke të dy shteteve mund të krijohen kushte dhe mundësi të arrihet një marrëveshje për korigjim eventual të kufinjve por , me kusht se nuk do të rrezikonte qenien dhe intereset e qytetarëve të Kosovës e sidomos do të kundërshtonte korigjimin e kufinjve sipas vijave etnike …” . Vetëm ky formulim do të siguronte paqe afatgjatë , normalizim të marëdhënieve dhe fqinjësi të mirë. Letra e presidentit Tramp e bënë të kundërtën e së dëshiruarës , së paku ashtu e kam lexuar unë , me pregatitje shkollore të mesme dhe kryesisht në gjuhën e Aleksandar Vuçiq ! Nëse del e kundërta e kësaj që e them , për Shën Valentin do t’i dërgojë presidentit Tramp një urim me aq puthje që nuk ia kanë dhuruar të gjitha pornostaret , shërbimet e të cilave i ka paguar avokati i Trampit ! Çfarë padrejtësie i bëhet avokatit dhe çfarë privilegji i bëhet Trampit ; ju i konsumoni shërbimet , avokati detyrohet të paguaj !
Romeo dhe Xhuljeta, Hashimi dhe Mogerini
Dy histori dashurie , e para e sinqertë dhe idilike ,e dyta e interesit dhe politike ! E para përfundoi tragjikisht duke e paguar çmimin e dashurisë , e dyta do të përfundojë turpërisht duke e paguar çmimin e dyfytyrësisë ! Frederika Mogerinin nuk e do askush në Kosovë përveç Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit . Ganimete Musliu nuk është deklaruar ende ! As Hajdar Beqa ! Këto deklarata për mua nuk përbëjnë asnjë interes ! Jetësisht më intereson deklarimi i deputetit Danush Ademi për Frederika Mogerinin për faktin se është personi më aktiv , më i përgjegjshëm dhe më kompetent në Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Integrime Evropiane. Po e pres me padurim deklaratën e Danush Ademit , për Frederika Mogerinin. Frederika Mogerini nuk e do askend në Kosovë . As Hashimin e as Kadrinë të cilët i përdorë dhe këtë e bënë me afat të përdorimit , deri në prill të vitit 2019 pas të cilës datë do të krijojë lidhje të reja interesi dhe pse jo edhe sentimentale. Në Serbi , shumë besoj. Një ish mike imja e që është eksperte e integrimeve evropiane në Tanzani , ditë më parë më qortoi duke më thënë se : “ Ti , Behxhet dhe Rambo nuk jeni mirë në kokë që po e kundërshtojmë aq shumë Frederikën e Mogerinëve “ . Unë e pranove që nuk jam mirë në kokë dhe këtë e mora si rrethanë lehtësuese ! Ajo më tha se pikërisht Frederika Mogerini , në një takim me ish miken time na paska lavdëruar shumë neve , përkatësisht Ramushin dhe mua e që sot aq fuqishëm po e kundërshtojmë . Për Ramushin paska thënë se është muskuloz boj lajk Rambo kurse për mua paska thënë se jam bjutiful gej. E Behxhet he bjutiful ! Me demek unë po e përkthej në anglisht se jam bjutiful djalë , djalë i bukur dhe i mirë. Ashtu më duket vetja. Një shok afër meje më tha se Mogerini të ka krahasuar me Sikin , doajenin e dikurshëm të Prishtinë që e donin të gjithë. E pyeta një prishtinali të vjetër për veprat që i ka bërë Siki e që e bënin aq të dashur dhe të respektuar në Prishtinën e viteve të 70, 80 . Pasi ma tregoi historinë e Sikit , e kuptova fjalën gej . Mozomakeq për mua ! Hajt baju Frederika Mogerini , ik te Siki , gjindet dikund në Serbi . Në një portal dukej se fare nuk kishte ndryshuar , këndonte plotë hare me flokë që i vizëllonin nga çiçkovo ulje apo vaji i makinave qepëse Bagat kur nuk kishte para të blinte çiçkovo ulje. Anglishtja është gjuhë e çuditshme , nuancat e përcaktojnë nëse je ai që je apo ai që nuk do të jeshë ! Një shkronjë e vetme !
Dygjinia apo “ burrëreshat “ politike të LDK-së
LDK deklarohet si parti institucionaliste dhe parimore. Është një vetdeklarim. Ka qenë pjesë e të gjitha zhvillimeve në Kosovë , të lavdishme dhe të turpshme , varësisht nga këndi i interpretimit dhe interesit. Edhe sot kërkon dhe siguron vota me ndihmën e varreve. Deklarohet se është parimore dhe se parimet i shkelë vetëm për qëllime të larta , si parti shtetndërtuese dhe institucionaliste . Sikur në rastin kur e votoi president Hashim Thaçin për të cilën e ka konsideratën më të lartë e sidomos nëse gjindet në Dyzë apo Hagë. Nëse është në Hagë konsiderata rritet edhe më shumë dhe matet me kohëzgjatjen e qëndrimit në Hagë , si mysafir special i Odave Speciale. LDK e votoi edhe Demarkacionin për shkaqe ekskluzivisht parimore dhe për dobi të institucioneve …të miqve ndërkombëtarë. Jo se i janë bindur kërkesave e lëre më presioneve ndërkombëtare por për shkak të miqësisë ! Edhe tash , LDK i pati dhe i ka dy qëndrime për dialogun , Ekipin Negociator dhe Platformën qeveritare për bisedime. Nuk ka pranuar dhe nuk e pranon presidentin Thaçi për udhëheqës të negociatave sepse Thaçi donë t’i jap territor Serbisë kurse LDK –së nuk i mjafton territori deri te Molla e Kuqe por dëshiron të merr edhe territorin e Pakistanit ku jetojnë hundëzakët e Ademit , me prejardhje shqiptare ! Idilën patriotike ia prishi një president , jo Hashim Thaçi por Donald Trampi. Tash , LDK –ç , si parti institucionaliste dhe shtetndërtuese përsëri do t’i shkelë parimet duke kontribuar , si opozitë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë , pa u bërë pjesë e Ekipit Negociator , por , për shkak të interesit shtetërorë dhe miqësisë së përjetshme me SHBA të cilën e përfaqëson presidenti Tramp , do ta votojë Marrëveshjen Vuçiq – Thaçi sikur që e votuan Hashim Thaçin president dhe Demarkacionin. Unë jashtëzakonisht i respektojë ata që e çmojnë , kultivojnë , mirëmbajnë dhe e forcojnë miqësinë ! Sidomos miqësinë që e ka LDK me Amerikën dhe presidentin Tramp dhe e cila është shumë e sinqertë , deri në mbushje të brekëve ! Çfarë pafytyrësie dhe ku shihni ju këtu moral dhe parime !
Behxhet Sh.SHALA – BAJGORA Prishtinë 20 dhjetor 2018

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura