BEHXHET SHALA BAJGORA: PUTINI ËSHTË NJERI I MIRË, PACOLLI ËSHTË EDHE MË I MIRË!

Prishtinë, 5 tetor 2018: (Kosova, eldorado për matrapazë dhe për çdo gjë 99 cent) – Nuk ka vend më të fortë se Kosova në rajon por edhe më gjerë , në çdo aspekt . Nuk mbeti kush pa e ndukur, pa e plaçkitur, pa e dhunuar , pa e shfrytëzuar, pa e keqpërdorur , që nga “ miqtë” ndërkombëtarë, një pjesë e të cilëve janë , ose hajna ordinerë, ose plaçkitës të sofistikuar e deri te vendorët që e filluan si hajna të pulave , për të përfunduar si “biznesmenë” në Dubai, Turqi, Kinë, Serbi, Rusi, Kazakistan, Kurcistan, Kroaci e deri te shtetet evropiane dhe në SHBA. Janë bërë mjeshtër për pastrim parash duke investuar në pika të karburanteve, ndërtime të larta, përfaqësues të kompanive fitimprurëse , kryesisht për anëtarë të familjes së ngushtë, kontrollojnë laboratoret për cilësinë e karburanteve dhe vajrave si dhe importimin e tyre , importin e duhanit , kafesë , pijeve alkoolike, gjësendeve luksoze , makinave të kushtueshme , një pjesë të tregut medial, lojërave të fatit , procesin e privatizimit , investimet në shëndetësinë private , arsimin e mesëm dhe të lartë privat , dhënien e tenderëve duke filluar nga 10,000 euro e deri në shumë dhjetra e qindra milionë euro . Kemi pasurim të hatashëm të familjeve të caktuara e që më parë e kishin statusin social sikur që kemi raste kur edhe shoqëruesit apo truprojat e politikanëve janë bërë milionerë dhe investitorë të suksesshëm. Kemi turqizim të bizneseve , sistemit bankar , sistemit shëndetësor , të aseteve kryesore dhe më fitimprurëse të Kosovës , që nga infrastruktura rrugore dhe ajrore deri te sistemi i telekomunikimit dhe atij energjetik. Përkundër kësaj , Kosova e ka infrastrukturën rrugore më të mirë në rajon dhe ka potencial të madh zhvillimor e që po e ngulfatë politika dhe hajdutët që janë pasuruar në emër dhe me ndihmën e politikës duke bërë përpjekje të shndërrohen në oligarkë . Oligarkia e ka burimin në ish – Bashkimin Sovjetik dhe shtetet e regjimit komunist në Ballkan sikur edhe në Kinë për faktin se , përmes oligarkëve , politikanët i pastronin paratë e vjedhura sikur që edhe e shtrinin ndikimin politik përmes miliarda e miliarda dollarë dhe euro të plaçkitura nga populli. Oligarkizmin dhe oligarkët më të fuqishëm ishin në Rusi dhe Kinë ku shteti i krijoi miliarderët brenda natës dhe të cilët , me ato para të pista depërtuan në të gjitha fusha të investimeve ku më lehtë pastroheshin paratë dhe më lehtë ktheheshin te pronari i cili në të vërtetë ishte kryeoligarku e që mbante pozitën numër 1 të pushtetit . Në Kosovë nuk kishte oligarkë të emancipuar dhe të ditur por ishin analfabetë të veshur me kostumin e oligarkut e që nuk iu shkonte kurrsessi. Në Kosovë , si oligarkë të improvizuar mund të llogariten Ekrem Lluka , Ramiz Kelmendi , Vëllazëria Devolli , Latif Kryeziu dhe disa shpageti oligarkë. Realisht , nëse dikush mund ta mbajë barrën e një oligarku potencial , që nga burimi e deri te kohët e sotit , ai është Behgjet Pacolli dhe asnjëri tjetër. Më heret Pacolli ka bërë biznes , që nga Jelcini e deri te despotët e Kazakistanit për ta zgjeruar perandorinë edhe në disa shtete me një demokraci diktatoriale , tash e ka për zemër Rexhep Taip Erdogan dhe Hashim Haxhi Thaçin. Është një tip i oligarkëve që mjaftohen të shërbejnë si lavatriçe për politikanët dhe nuk kanë ambicie politike sepse edhe vet pasurohen , dhe këta jetojnë gjatë , ose , po aq gjatë sa jeton sponsori i tyre apo ata që e trashëgojnë. Ata që duan të ngriten mbi Zeusin ( Zotin e të gjithë zotërave ) e që duan pushtet politik , kryesisht e kanë fundin tragjik. Rastin më të mirë për ta dëshmuar këtë e keni me disa oligarkë rusë , që , ose përfundojnë në burgje , ose si viktima në njërën nga metropolet evropiane. Apo rasti i vëllezërve Kariq që nga muzikantë , politika e Serbisë i shndërroi në oligarkë kurse kariqët bënë përpjekje që të klonojnë oligarkë në mesin e biznesmenëve kosovarë. Kur ambiciet e tyre dolën mbi mandatin e patruesve të parave për Millosheviqin dhe të tjerët , ua prenë kokat politike duke i detyruar të shkojnë në vendin e origjinës së oligarkëve , Rusinë e Jelcinit dhe të Putinit. Në Kosovë asnjë oligarkuci nuk i ka munguar një qime nga koka ( ata që i kanë pasur ) sepse kanë qëndruar larg politikës por qençe i kanë shërbyer politikës. I vetmi oligarkuc që e provoi fatin në politikë ishte Ramiz Kelmendi dhe i cili asnjëherë nuk u bë politikanë por u shndërrua në kondom që e provuan të gjithë udhëheqësit e subjekteve kryesore politike në Kosovë.
Behgjet Pacolli është oligark burimor i stepeve ruse dhe të Kaukazit. Historia e tij është e shkruar , e përfolur , e keqkuptuar , e shkruar drejtë , varësisht nga këndi i interesit , në favor të përkrahjes së tij ( kur ua ka trashur lëngun ) apo me qëllim të diskreditimit të tij , kryesisht për shkaqe biznesi. Begja është i rryer dhe dinak, si të ishte binjak siamez me Hashimin me të cilën edhe lidhi kokë e këmbë tash e sa kohë. Për vite të tëra u ndoq nga Karla del Ponte të cilës , në fund , në dosjen e saj i mbetëm koqet e Begjës për faktin se autoritetet ruse ishin në anën e Begje dhe me Begjen. Behgjet Pacolli , si patriot i dëshmuar ndër shekuj u kthye në Kosovë , për t’i ndihmuar popullit të shumëvuajtur dhe shumë të dashur kosovarë duke ua ndërtuar në qendër të Prishtinës hotelin Swiss Diamond , vend tipik për skamnorë dhe ata që janë të varfër …. në tru. Ky është vendtakim , vendpushim dhe vendrelaksim për Hashimin dhe kotillën e tij politike. Begja është humanist dhe me shpirt të madh , ka ndodhur që edhe brekë e tija ia ka dhënë tjetrit për t’u larë në pishinën e këtij hoteli për të pastrehët dhe varfanjakët mendorë të politikës dhe inteligjencës kosovare. Begja , si shok i ngushtë i Trampit , nga një oligark i importuar nga Kaukazi , u shndërrua në politikan , jashtëzakonisht të fuqishëm dhe me ndikim , sidomos në skenën ndërkombëtare e në veçanti në Burkina Faso , Ganë , Somali , Sudan dhe shtetet tjera me një demokraci shembullore. Te politikanët tjerë , këshilltarët janë më të mençur se shefi i tyre sikur që psh. Hashimi është më i mençur se Bekimi , Smajli , Ragip leshi dhe të tjerët kurse Begja është shumë më i mençur se psh. Mentor Nazarko për faktin se i flet 7 gjuhë përfshirë këtu edhe gjuhën shqipe të cilën më mirë e flet seqë e shkruan. Në mesin e gjuhëve të huaja pra , Begja e flet edhe gjuhën shqipe , variantin kosovar me theks nga Lugina e Marecit. Në rrafshin shqiptar , si njohës dhe folës i gjuhëve të huaja me Begjën mund të krahasohen vetëm Fan Stilian noli dhe Neritan Ceka kurse në rrafshin kosovar , Begjës ia kalon vetëm i ndjeri deputet Haxhi Merxha që i ka folur , sipas tij 9 gjuhë të huaja kurse i ka kuptuar vetëm 3 ; gjuhën rome , serbe dhe kokni albanian . Begja e flet shkëlqyeshëm gjuhën ruse , serbe , italiane , angleze , urdu të Pakistanit , Swahili dhe e kupton pjesërisht gjuhën shqipe.

 

Nejse , nga politika ruse u bë oligark dhe nga pseudopolitika kosovare po përpiqet të bëhet politikan . Nga mbështetja parezervë e partive të krahut të luftës dhe me mbështetjen logjistike të disa komandantëve të luftës u bë president i Kosovës dhe komandant i forcave të paarmatosura dhe paramilitare të Kosovës. Gjithashtu , pati përkrahje të parezervë të një diplomati dhe ambasadori zhvatës siç ishte Delli dhe një Pushikari , kondom i Dellit dhe vet Begjës. Nuk pati jatë të gjatë si “ president “ por se jetën tash po ia zgjatë ortaku i tij dhe i Erdoganit , Hashimi që ia ka vendosur fotografinë në mesin e atyre që ishin presidentë , fiktivë , historik , të zarfit , që e shkelën Kushtetutën etj. e që nuk ka pasur të drejtë sepse Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e ka njohur Behgjet Pacollin si president kurse Hashimi , si Gjykatë Kushtetuese mbi gjykatën Kushtetuese e ngjalli mumien e presidentit për çka herët a vonë do të jap përgjegjësi , në mesin e shumë përgjegjësive që i ka. Pastaj , erdhi një kohë e vegjetimit politik për Begjën për ta rikthyer në skenën politike disa titistë të SPS apo një pjesë e LDK-së sikur edhe disa veteranë- politikanë mashtrues të krahut të luftës. Tash , oligarku i Kaukazit dhe pseudopolitikani Pacolli i ka dy poste të larta , ministër për Punë të Jashtme për çështje të biznesit personal dhe z.kryeministër i parë ( i dyti është Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi ) , për të pasur leje që të marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë. Behgjet Pacolli në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar kishte kapacitetin diplomatik të një bariu nga Gjylekara. Kah ka shkuar nëpër godinën e Kombeve të Bashkuara e ka bërë m.t në vend se për këtë ta përdorë vendin e paraparë për këtë , avdes-hanen apo WC e Kombeve të Bashkuara. Jo që nuk pati asnjë pasojë për këtë prostitucion diplomatik që e bëri në Kombe të Bashkuara ku u dhunua politikisht dhe me fakte nga të gjithë ata me të cilët u takua e në veçanti me Ana Bërnabiq , kryeministre e Serbisë e cila luajti fort koçe me Begjën e Hashimit sikur edhe nga të gjithë të tjerët , por vazhdoi për Portugali për të siguruar njohje nga ky shtet dhe i cili na ka njohur ndër të parët. Pastaj , për të vazhduar diplomacinë e kanalizimit e dha një intervistë ku tha se midis Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të ketë kufijë gjë që në vazhdimësi po e thonë Vuçiqi , Vulin , Gjuriqi dhe Daçiqi . Dhe krejt në fund , për ta fituar titullin e Kalorësit të Nderit të Prostitucionit Diplomatik , deklaroi se Vladimir Putim është një njeri i mirë sikur që edhe Vuçiqi në Ujman tha se Millosheviqi kishte plane të mira por jo edhe ekzekutim të mirë ! Ndoshta Behgjet Pacolli di diçka më tepër për Putinin kur deklaron se është njeri i mirë e që ne shqiptarët nuk e dijmë e në veçanti unë , si injorant që jam nuk kam informata për mirësinë dhe humanizmin e Vladimir Putinit që po e ditka Begja . E tash , ky me ta udhëheq ministrinë për punë të jashtme dhe me e përfaqësuar Kosovën !! A ka ma tmerr dhe më keq ?! Lexues të nderuar , këta që po e përkrahin Behgjet Pacollin me të gjitha këto që po i bënë , në një kohë dhe një vakt e patën eliminuar kandidaturën e Bacës Adem Demaçi për president të Kosovës , të përbashkuar me LVV të asaj kohe sikur që pjesa e SPS ( Socialistiçka Partija Serbije ) e një segmenti të LDK ( Lidhja Demokratike e Kosovës ) sot po e refuzon emërtimin e një rruge në Fushë Kosovë me emrin e Bacës Adem Demaçi ! Sikur që komandantët e LDK-së , pa komandantin kryesor Isa Mustafa dhe me komisarët politikë , komandant Dullën dhe komisarët Haxhi Avdyli , Driton Selmanaj , Lum Pusi si dhe krahu ushtarak me trashëgimtarët e kolonelit të KOS-it , e bojkotuan varrimin dhe të pamet për Bacën Adem në kohën kur zgërdhiheshin para Teatrit Kombëtar ku priste radhë e gjatë për të pame për Simbolin dhe Kuptimin e Lirisë së Shqiptarëve dhe të gjithë Popujve të Robëruar , Bacë Adem Demaçi. Në të njëjtën kohë jam kundër asaj që disa të dështuar në PDK dhe përfitues ordinerë të manipulojnë me emrin e Bacës Adem Demaçi duke bërë përpjekje të përfitojnë politikisht aq më parë që Baca Adem Demaçi nuk ka qenë i asnjë partie dhe ka qenë mbi të gjitha partitë , si vlerë universale. Prandaj , është e papranueshme përpjekja e disa mashtruesve në PDK që ta luftojnë LDK apo një parti tjetër duke e keq-përdorur emrin e ADEM DEMAÇIT ! Sikur edhe e atyre që bëjnë kinse tryeza apo filma plehër dokumentarë për ta përkujtuar emrin dhe veprën e ADEM DEMAÇIT . Baca ADEM DEMAÇI , si monument njerëzor dhe kombëtar duhet të ketë përkujdesje institucionale dhe shtetërore , nga Shqipëria në radhë të parë e pastaj edhe nga Kosova. Asgjë tjetër !
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Prishtinë 5 tetor 2018

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura