BERK KYÇYK: A FILLOI PRANVERA EUROPIANE NË FRANCË ?! KËMBANAT E RENDIT TË RI BOTËROR!

Tiranë, 5 dhjetor 2018: Një dorë e hekurt me nxitim aktivizoi përnjëherë protestat masive anembanë Evropës, mjegulla e sherrit kaploi Francën më pas u përhap në Belgjike, tani në Holandë e tani erërat fryjnë në Gjermani.
Vala e protestave në Francë, që filloi më 17 nëntor ishte në lidhje me rritjen e çmimit të karburantit dhe standardeve të ulëta të jetesës, kjo ngjarje ka krijuar probleme edhe në vende të tjera të Evropës, duke shkaktuar shqetësime pjesërisht edhe në Britani e Spanjë. Është interesant fakti se protestat organizohen nëpërmjet rrjeteve sociale ku lideri apo udhëheqësi nuk dihet apo tani për tani po ‘fshihet’?
Këto vende po ballafaqohen me protesta të dhunshme nga e cila më së shumti është ndikuar Franca. Ajo që po ndodh në këtë vend nuk është thjeshtë një protestë për çmimin e naftës, edhe pse nisi dhe në thelb ka këtë shkak, por po merr trajtën e një mesazhi paralajmëruese për të gjithë udhëheqësit dhe qeveritë.
Por çfarë është ky mesazh dhe kujt po i dërgohet?
Për ta kuptuar këtë, duhet analizuar mirë deklaratat e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron gjatë ceremonisë për 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Më 11 nëntor të këtij viti, në Paris u mbajt ceremonia për të shënuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në këtë ceremoni presidenti i Francës, Emmanuel Macron për herë të parë doli publikisht me idenë për një “Ushtri Evropiane” të cilën e mbështeti edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kjo ide gjeti mbështetje edhe nga Belgjika të cilët që të nesërmen deklaruan se për këtë mund të ndajnë edhe një buxhet të veçantë.
Edhe pse vendet e tjera të BE-së nuk dolën publikisht, ata ndezin dritën e gjelbër për këtë projekt.
Kjo ide u kundërshtua fuqishëm nga presidenti i ShBA-së, Doanld Trump, i cili këtë e konsideroj si një “kërcënim” ndaj NATO-së. Në lidhje me idenë e “Ushtrisë Evropiane” zyrtarisht shprehi shqetësime edhe PENTAGON-i. Por Putini i Rusisë dha ‘okejin’ duke deklaruar se një Ushtri Evropiane do të ndihmonte edhe më shumë në ruajtjen e paqes në rajon. Një deklaratë e pazakontë nga lideri rus! Ndërsa forca e dytë e NATO-s, Turqia në krye me Erdogan, edhe pse nuk mbajti ndonjë anë, deklaroi se janë skeptik sa i përket formimit te “Ushtrisë Evropiane”.
Presidenti Macron, i cili pas zgjedhjeve të 2017-ës u pa si centristi liberal i BE-së që do t’i kundërvihej Trump-it, mund të thuhet se shfaqi një zhgënjim tek mbështetësit e tij dhe aktualisht është thellësisht jopopullor, ndërsa rivalja e tij e të djathtës ekstreme, Marin Le Pen, po rritet sërish në sondazhe.
Macron mori guximin për ta kritikuar tërthorazi deklaratën e Trump se ai është një “nacionalist”, duke thënë: “Nacionalizmi është tradhti e patriotizmit”. Ndërkohë Trump u bëri thirrje forcave politike franceze të krahut të djathtë të mposhtin udhëheqësin aktual të Francës.
“Problemi është se Emanuel Macron, vuan nga një popullaritet shumë i ulët në Francë, 26 për qind, dhe një normë papunësie prej pothuajse 10 për qind. Meqë ra fjala, nuk ka vend më nacionalist se sa Franca, njerëz shumë krenarë, dhe me plot të drejtë”- shkroi Trump në Twitter duke ‘goditur’ Macronin pas ceremonisë.
Nuk duhet anashkaluar faktin se kryesuesja e të djathtës ekstreme në Francë, Marin Le Pen, gjatë fushatës së saj të dështuar presidenciale në vitin 2017, e përshkroi zgjedhjen e Trump si “një gur shtesë në ndërtimin e një bote të re”. Ose një grumbull i madh rrënojash, përmes të cilës ajo fitoi një simpati tek Trump.
Nuk kaloi as një javë nga këto ngjarje, që kur në atë vend ku u shpalos ideja e “Ushtrisë Evropiane” u shpërthyen protestat, në skenë dolën të ashtuquajturit “Jelekët e Verdhë”, të cilët me një organizim të ‘shkëlqyer’ sikur të ishin përgatitur me muaj për këtë ngjarje, vetëm për disa orë arritën ta fitojnë fokusin e botës. Arsyeja e protestave ishte rritja e çmimit të karburantit prej 7 cent. Pas Francës me një protestë të ngjashëm u përshëndet edhe ideatori Nr.2, i “Ushtrisë Evropiane”, Belgjika, kërkesat e demonstruesve belgë ishin pak më të gjerë se sa të atyre në Francë. Belgët po ankohen për rënie në fuqinë blerëse dhe kërkojnë për të ulur TVSH-në e produkteve esenciale të tilla si lëndët djegëse, ushqimore etj.
Kurse, ideatorit Nr.3, avioni i bëri ulje emergjente. Kancelarja gjermane, Angela Merkel e cila ishte nisur drejt Argjentinës për tu bashkangjitur “Samitit G20” u detyrua të bëj ulje emergjente, autoritetet raportuan se arsyeja ishte një defekt serioz ku avioni kishte humbur komunikimin me kullën. Sado që kjo ngjarje vështirë mund të ndërlidhet me rastet e lartshënuara, fakti i ‘fatkeqësive’ ndaj 3 ideatorëve të “Ushtrisë Evropiane’ brenda një përudhe shumë të shkurtër, na bënë të dyshojmë për një ‘paralajmërim’ ndaj kancelares, e cila edhe pse ka deklaruar se po tërhiqet nga skena politike, ende mban ‘frerët’ e Bashkimit Evropian.
Nuk duhet anashkaluar faktin se kjo gjendje kaotike e krijuar në Evropë i shkon për shtati/llogari edhe BREXIT-it të Anglisë. Britania e Madhe ka aktivizuar tërheqjen e saj nga ky union e udhëhequr nga rivalja Gjermane. Është moment ideal për May e cila po ballafaqohet me një presion intensiv nga BE që të përfundoi këtë aventurë.
Pas gjithë këtyre ngjarjeve, shumicës iu është formuar në kokë pyetja: “A po shpërbëhet Bashkimi Evropian?” Mendoj se pyetja nuk duhet të jetë kështu, por, “a ka vend për BE-në në Rendin e Ri Botëror?”
Vetëm muajt e ardhshëm do të tregojnë këtë. Një gjë mund të thuhet qartë: Qendra e politikës po reziston. Të paktën tani për tani, Brukseli është duke qëndruar i fortë por është pikëpyetje se sa do të arrijë këtë.
Në anën tjetër, kriza e demokracisë liberale në Evropë, zullumi i grupeve terroriste, çështjet e pazgjidhura territoriale në Paqësor, Kimi i vogël, mosmarrëveshja palestino-izraelite dhe vakumi i pushtetit që do të linte pas vete tërheqja e SHBA-së nga arkitektura e tanishme e sigurisë (marrëveshjet bërthamore ShBA-Rusia-Iran), janë vetëm disa nga krismat e kambanave që po na paralajmërojnë një errësirë me shije kaosi për vitin 2019.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura