BERTRAND RUSSEL: PËRSE NUK JAM I KRISHTERË?! /FOTO+VIDEO/

Pashtriku.org, 23. 01. 2016: Bertrand Russell (Bertrand Arthur William Russell), ka lindur më 18 maj 1872, ndërsa shuhet nga jeta më 2 shkurt 1970. Ishte matematikan, shkrimtar dhe filozof i shquar britanik. Në vitin 1950 u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi. Russell është njëri nga etërit e filozofisë analitike. Ai ka shkruar disa libra mbi çështjet filozofike, matematikore dhe sociale. Si kryevepër e tij konsiderohet libri “Përse nuk jam i krishterë” (Why I Am Not a Christian). Këtë libër në vitin 2008, Shtëpia Botuese “Dituria” e përktheu në gjuhën shqipe.
“Përse nuk jam i krishterë” është një libër që trajton disa çështje thelbësore, dhe u jep përgjigje një sërë pyetjeve. Për më tepër argumenton se pse fetë janë të dëmshme për shoqërinë. Sipas Russell, dëmi që shkakton një fe është dy llojesh: njëri që varet nga lloji i besimit, që është menduar se i duhet dhënë asaj, dhe tjetri nga dogmat e veçanta që besohen.

Why I Am Not A Christian – by Bertrand Russell
http://www.users.drew.edu/~jlenz/whynot.html

…………………………………………………

“Është quajtur e virtytshme të kesh një besim – domethënë të kesh një bindje që nuk mund të lëkundet nga dëshmi të kundërta. Ose, nëse dëshmitë e kundërta mund të ngjallin dyshim, gjykohet se dëshmia e kundërt duhet asgjësuar. Mbi këtë bazë të rinjtë, të paktën në Rusi, nuk lejohen të dëgjojnë argumente, për pasojë mendjet e tyre mbeten të pazhvilluara dhe mbushen me armiqësi fanatike. Do të dëshiroja të shihja një botë ku arsimi të synonte lirinë e mendjes në vend të burgosjes së mendjeve të të rinjve në një armaturë të ngurtë dogmash të llogaritura t’i mbrojnë ata gjatë jetës prej heshtës së faktit të paanshëm. Bota ka nevojë për mendje të hapura dhe këto nuk mund të vijnë prej sistemeve të ngurta, qofshin të vjetra apo të reja.” – kështu shkruan Bertrand Russell në këtë libër.

DISA THËNIE TË BERTRAND RUSSELL’it
Shumica e njerëzve parapëlqejnë më mirë të vdesin se sa të mendojnë; e në fakt ashtu dhe bëjnë.
***
Tërë problemi me botën është se idiotët dhe fanatikët janë aq të sigurt ndaj vetes, ndërsa të mençurit plot me dyshime.
***
Nuk flasim për besim nëse themi se dy dhe dy bëjnë katër, as kur themi se toka është e rrumbullakët. Flasim për besim vetëm atëherë kur duam të zëvendësojmë ndjenjat për fakte.
***
Zoti i kristianëve mund të ekzistojë, po njësoj si dhe zotat e Olimpit, a të Egjyptit, a të Babilonisë. Por asnjë nga këto hamendje nuk është më e mundshme se të tjerat, madje ndodhen jashtë zonës së njohshmërisë, e kështu s’ka asnjë arsye se pse duhet të marrim ndonjërën prej tyre në konsideratë.
***
Këndvështrimi im mbi fenë është si ai i Lukrecit. E konsideroj fenë si një sëmundje të lindur prej frike dhe si një burim mjerimi të parrëfyeshëm për njerëzimin.


***
Bertrand Russell – Why I’m Not a Christian


***
Why I Am Not a Christian by Bertrand Russell

————————
(Përgatiti editori i pashtriku.org, sh.b) 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura