BESART PECI: HESHTJA DHE SOLIDARITETI

Prishtinë, 19. 11. 2015: Ndonjёherё heshtja ёshtё gracka e tё keqes dhe sa mё shumё tё vazhdohet me heshtje, aq mё e tmerrshme do jetё e keqja. Disa e shohin si shpirtmadhёsi heshtjen, duke e anashkaluar bartjen e pёrgjegjёsive mbi vete, por disa tё tjerё e pёrdorin atё duke u liruar nga ajo.
Tё dyja grupimet puqen kur vie puna tek personalja, mirёpo nё momentin qё universalja si pasojё e disa veprimeve njerёzore qё me ҫdo kusht personalen tentojnё ta bёjnё universale, tё mundon parreshtur dhe do tё tё bёjё tё mendosh se a ka dorё ndonjё krenari e fshehtё nё heshtjen tёnde, karshi veprimeve tё kёqija kudo nё botё.
E keqja mё e madhe e cila po i ndodhё botёs sot ёshtё vrasja e njerzёve tё pafajshёm. Jemi terrorizuar nga terrorizmi saqё doza e solidaritetit ҫdo herё po rritet, si pasojё e ripёrёritjeve tё kёtyre vrasjeve, qё po na topitin mёndjen, duke na shtuar ndjenjat pёr dobёsi dhe lodhje, tё cilat na kanё pushtuar apatinё pёr vdekje. Sigurisht qё kjo po na tёrbon, andaj po ngrisim zёrat nё ҫdo anё tё botёs pёr ta zbrapsur kёtё tёrbim.
Natyrisht se edhe shoqёria jonё u tregua solidare me Francёn, ashtu siҫ nuk ka “ditur” tё tregohet ta zёmё me disa vende tё Lindjes sё Mesme. Madje presidentja e vendit Atifete Jahjaga shpalli ditёn e Diel “ditё zie” si pasojё e sulmeve terroriste nё Francё.

Njё ҫёshtje e cila vlen pёr tu pёrmendur sa i pёrket solidarizimit qytetar ёshtё se nuk po ka lidhёshmёri ndёrmjet politikёs sё shtetit dhe qytetarёve tё saj. Ta pёrmendim se soldariteti nuk nёnkuptohet si reagim vetёm kur ndodhin akte terroriste, apo fatkeqёsi natyrore, por edhe kur ka dobёsi njё shoqёri si rezultat i tjetrёs. Mendoj se do tё duhej tё kemi pёrgjegjёsi kolektive si pasojё e josolidaritetit tek njё pjesё e madhe e shoqёrisё.
Sigurisht qё solidariteti lidhet edhe me kontekstin kulturor, historik apo politik andaj ёshtё mёse e natyrshme qё disa shoqёri janё tё prirura tё solidarizohen mё shumё me njё vend qё lidhet me kontesktet e lartpёrmendura sesa mё njё tjetёr, por kjo nuk do tё thotё se ёshtё njё gjё e mirё. Ështё e papranueshmё kur kundёrshtimi nёnkuptohet automatikisht si opinion qё duhet tё refuzohet. Duhet tё refuzohet, madje tё kundёrshtohet ҫdo opinion qё shpie drejt njё legjitimiteti tё ndonjё akti terrorist.
Shqetёsuese ёshtё rritja e racizmit, urrejtjes ideologjike dhe islamofobisё nё emёr tё solidaritetit ashtu siҫ komuniteti musliman nё Kosovё po sulmohet si pasojё e asaj qё terroristёt e pёrdorin fenё Islame pёr t’i kryer sulmet, duke harruar faktin qё krerёt e komunitetit musliman qё moti e kanё bёrё tё qartё qёndrimin kundёr atyre grupeve.
Gjithashtu njё portal kosovar manipuloi me njё deklaratё tё Myftiut Tёrnava, e cila nuk kishte as edhe njё fjali tё ngjashme me deklaratёn zyrtare tё lёshuar nga BIK-u pёr sulmet terroriste nё Francё, deklaratё e cila sipas portalit e legjitimonte luftёn ndaj pabesimtarёve.
Sally Scholz tek “Solidariteti Politik” potencon disa karakteristika nё ҫdo lloj tё solidaritetit.
1) Solidariteti si formё e unitetit social nё tё cilin lidhen anёtarёt sё bashku, si grup i identifikuar i solidaritetit.
2) Solidariteti qё luan rolin e njё ndёrmjetёsuesi nё mes tё komunitetit dhe individit, nё pёrzierjen e elementeve tё komunitarizmit dhe individualizmit si dhe
3) Solidariteti si formё e pёrgjegjёsisё kolektive, ku secili anёtar ka detyrime pozitive morale pёr anёtarin tjetёr, apo edhe mё gjerё.
Kёto karakteristika tё solidaritetit ndihmojnё nё dallimin e solidaritetit tё vёrtetё nga solidariteti parazitar, i cili mund tё shkaktohet nga disa ndjenja qё lidhen me solidaritetin, por i mungon sё paku njё nga elementet e tij pёrcaktuese, si mёnyrё tipike tё detyrave morale. Solidariteti parazitar pёrdoret shpesh nё mёnyre retorike, ku disa shoqёri solidarizohen me njё vend qё sulmohet nga terroristёt, rasti i fundit Franca, dhe ofrojnё pak ndihmё karshi solidaritetit tё shprehur.

– Autori ёshtё student i Shkencave Politike nё Universietin “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura