BESART PECI: TENTATIVË PËR STABILIZIM APO AKTRIM PËR DESTABILIZIM?!

Prishtinë, 14. 07. 2015 – Me keqardhje them se niveli i opinionit publik nё shoqёrinё tonё ka rёnё pёrtoke. Paramendojeni, nёse dikush intervistohet / merret në pyetje nga policia e vendit, ai nga shumica e mediave quhet si “i arrestuar”. Kёto nuk janё gabime tё transliterimit tё ngjarjeve, por fraza tё vazhdueshme qё tentojnё tё na impresionojnё me hulumtimet e tyre.
Ku gjendet shoqёria jonё pёrballё kёtyre spektakleve tё udhёheqёsisё? Natyrisht qё do tё ketё reagime, si nga ata qё i kundёrshtojnё këto veprime dhe ofrojnё mbёshtetje, si edhe ata qё i mbështesin, duke e destabilizuar edhe mё shumё tolerancёn ndёrfetare (pa dashur me i fut tё gjithё nё njё thes). Pёr tё parёt ёshtё mjaftё lehtё t’i mёsojmё reagimet e tyre, tё cilat nuk i bazojnё nё urrejtje, fyerje apo shamje, pёrkundёr tё tjerёve qё njё pjesё e madhe nga ta, ҫdo minut akuzojnё pushtetin, por kur merren kёso veprimesh, e duartrokasin dhe menjёherё harrojnё gjendjen ekzistente tё shtetit.

Arrestimi i “terroristëve” me duar në xhepa!

Nёse akuzat ngrihen mbi bazat pёr terrorizёm, atёherё si ёshtё e mundur qё njё terrorist tё arrestohet pa asnjё rezistencё apo ballafaqim me policinё, qoftё edhe verbal? Si ёshtё e mundur qё mbёshtetёsit e tyre, ta shprehin reagimin me aq maturi dhe pa ndonjё ekces?
Reagimet pro, vijnё nga anё tё ndryshme, qofshin institucionale, mediatike, e deri tek reagimet individuale tё njerёzve me profesione tё ndryshme. Reagimi i tyre nё masё tё madhe ёshtё i sajuar dhe shpreh vetёm frikё nga diçka jo reale, jo ekzistente. Nuk ka ndodhur asnjё rast terrorist nga muslimanёt nё Kosovё. Askush nuk ёshtё i frikёsuar nga muslimanёt nё Kosovё si pjestarё tё kёsaj shoqёrie (kёrcёnime individuale ka dhe nodhin ҫdo herё dhe kudo, si brenda si jashtё, nё ato politike, ideologjike, fetare etj).
Por pse vijnё kёto reagime tё pabaza. Ndёr shkaqet kryesore ёshtё edhe frika nga pjesëmarrja e komunitetit musliman nё institucionet e shtetit tё Kosovёs, prej arsimit, e deri tek institucionet mё tё larta, si ai i legjislativit. Pёr llojin e reaguesve nё fjalё, natyrisht se kjo do ishte paradoksale, sepse ata pёr muslimanёt kanё mёsuar qё nuk duhet tё veprojnë politikisht, apo tё kenё njё kulturë politike, madje as tё ecin hapave pёrparimtarë ashtu siç kane ecur nё tё kaluarën. Janё mёsuar qё përceptimin e tyre ta shohin nё bazё tё njё diabolike tё dhunshme, si vende tё varfёra, jo pёrparimtare etj.
Pushteti po e pёrdor shoqёrinë muslimane? Kjo ёshtё mёse e vërtetё. Ngёrҫi politik e ka bllokuar njё pjesё tё madhe tё punёs sё institucioneve dhe në kёtё kaos ёshtё mjaftё e natyrshme tё ndodhin spektakle tё tilla, pёr tё shpёrqendruar vёmendjen diku tjetёr. Por ka edhe njё anё tjetёr pse ndodhin kёto veprime ndaj pjesëtarёve muslimanё tё shoqёrisё sonë, e ajo ёshtё tentative pёr shkёputje tё fesë me kulturёn tonё, duke e pёrcaktuar si njё kundёr-shoqёri, ose nёnkulturё, qё nё tёrёsi nuk i pёrketë vendit tonё. Me kёtё orvatje synohet qё pjesa gjithёpёrfshirёse e muslimanёve, tё mos ketё mundёsi gjithёpёrfshirje nё shoqёrine ekzistuese.

– Autori është Student i fakultetit filozofik në UP.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura