BESIM CENGU: “KRESHNIKU” I POEZISË, BAJAZIT CAHANI NUK ËSHTË MË NË MESIN TONË!

Tiranë, 31. 10. 2105: Rruga për në punë më bie të kaloj poshtë ballkonit të shtëpisë së Bajazit Cahanit. Dhe asnjëherë nuk e harroja t’i telefonoja pak para se të mbërrija te shtëpia e tij, afër pallateve “Çabej”. – Mirëmëngjes “Kreshnik”, si mu ngrite sot…? – Mirë më përgjigjej me zërin e qetë e burrëror. Ndjeja gëzim në atë zë. Dhe menjëherë dilte në ballkon me celular në dorë. Unë poshtë në rrugë e ai lart komunikonim shpesh, pothuajse përditë. Kush e di sa herë komunikonim bashkë kështu. Kur kisha kohë shkëputesha dhe shkoja te Bajaziti dhe në barin poshtë shtëpisë pinim kafe bashkë.
Një poet i hollë, modern, fjalëzgjedhur. Jokomformist, i paepur, i drejtë, i fortë e me karakter, por edhe luajal i pashoq. Mu për këtë unë i thoja “Kreshnik” se i tillë ishte. Bajazit Cahani ishte poeti që nuk ngutej asnjëherë, ndaj ishte i sigurt në krijimtarinë e tij. “Nuk është poeti që emancipon shoqërinë, por shoqëria poetin. I jep fytyrën e vërtetë, ngjyrën që ka, tempin dhe ritmin… Poeti është fytyra e shoqërisë dhe unë jam etalon i saj, thoshte shpesh here – dhe shtonte “të gjithë poetët të tillë janë. Nëse nuk janë fytyra e shoqërisë, pasqyrim real i saj, nuk janë poetë.”.

Bajazit Cahani botonte pikërisht kur dallga e detit social ishte në pik. Pothuajse nga një vëllim në decade botonte ai. Pikërisht në këto kohë në kapërcyell e frymëzonin atë të shkruante. Ndaj ishte i guximshëm në ide dhe i jepte vargut të vet liri…liri të pakufizuar. Poezia e tij është moderne dhe ndryshe krijimtarisë së bashkojanikëve të vet. Vëllimet e tij poeticë, janë ekslamacion, britmë poetike që paralajmëronte një dallgë të re të shoqërisë që sillte ndryshim drastik…
Unë jam studiues i veprës së tij, por edhe miku i tij i afërt. Kjo më ka ndihmuar të futem edhe më në brendësi të magjisë së tij të krijimit, por edhe të shpirtit të tij të madh dhe delikat.
Padyshim Bajazit Cahani është një prej poetëve më të shquar të brezit të vet. E dija mirëe se ishte i pamundur kohët e fundit, por e ftova të jetë në shkollën time për një bisedë me nxënësit që bashkë me krijuesin e njohur Viktor Canosinaj. Por ai nuk arriti të jetë…se përkeqësimi i shëndetit nuk e la…
Dhimbja e madhe na pllakosi sot të gjithëve. Më së pari familjen, gruan Zyhra, djemtë, vajzat, të gjithë të afërmit. Na pikëlloi
shumë ne shokëve të tij. Bajaziti do të na mungojë…përherë do të na mungojë, por poezia e tij përherë do të lexohet e komentohet se ai ec përherë pa u ndalur “Nëpër kohë…:
Bajazitin nuk e kemi më…po shpirtin na e la në veprën e tij poetike, vepër e cila do të na frymëzoje gjatë, shumë gjatë…Ah!
Lamtumirë miku ynë i mirë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura