BESIM CENGU: VETËM PAK DITË PAS VARRIMIT TË EKSTREMISTIT NË BULARAT

Tiranë, 14 nëntor 2018: “…Qysh se kem’ dreqin kojshi…” thotë një varg i rapsodit Dervish Shaqja
PANDJESHMËRI APO SJELLJE CIVILIZUESE

Sot në mëngjes, si ditë pushimi (ditë e diel), në urban u ndodha rastësisht prapa shoferit. Ndërsa në kasetofonin e tij jehonte një këngë greke. Të gjithë udhëtarët rrinin të qetë, si të drujtë. Asnjë prej tyre s’reagonte. Rrjedhimisht edhe unë si ata. Tingujt e këngës greke kishin pushtuar atmosferën cep më cep.
Vjedhurazi hodha një shikim nga udhëtarët. Të gjithë rrinin të qetë, si të akullt, jo reagues. Dukej se askujt nuk i bënte përshtypje. Dhe ashtu ishte vërtet. Vetëm dy ditë përpara në varrimin e ekstremistit Kostandinos Kacifas në Bularat u ndodhëm përpara egërsisë e verbërisë nacionaliste greke. “Do t’i vrasim, do t’i presim qentë shqiptarë”, qirreshin të tërbuar ekstremistët ultra të djathtë grekë brenda territorit tonë.
Mu kujtua amaneti i shovinistit përbindësh, gjeneralit kolaboracionist Napoleon Zerva, i cili në pragvdekjen e tij ky antishqiptar i tërbuar thoshte:
“Vdes i qetë se bëra atë që desha. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha; ulërima fëmijësh, nuse dhe gra të zhveshura, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë… burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helenë !”.
Antiqytetari dhe barbari me brirë! Ashtu sikurse të parët e vet, ky kriminel nacionalisht u jepte urdhër ushtarëve të tij:
– Nisuni në aksion, u thoshte në mëngjes ushtarëve të tij ky gjeneral kriminel i marrosur. Në darkë do të ktheheni me nga një shportë me sy shqiptarësh!! Dhe ushtarët vërtet deri në darkë derdheshin në fshatrat shqiptare dhe kryenin me besnikëri detyrën e komandatit të tyre duke u kthyer me nga një shportë me sy fëmije. Kështu është vepruar kundrejt një popullsie të mjerë që nuk u del askush zot. Çfarë tmerri?
Kam lexuar artikujt e famshëm të Leon Trockit që i botonte në fillimin e shekullit të XX ku hidhte dritë e fakte për masakrat serbe ndaj shqiptarëve në atë katraurë trazirash e konfliktesh të përgjakta ballkanike. Ishte çuditur në një rast kur në Kumanovë kishte parë ushtarët serbë që po luanin futboll me një kokë shqiptari!! Përsëri çfarë tmerri!!
E njëjta praktikë, e njëjta urrejtje patologjike… Rapsodi i njohur, Dervish Shaqja, në një varg të një kënge të tij thotë “… qysh se kem’ dreqin kojshi”. Ky rapsod i papërsëritshëm, por edhe burrë i mençur e kishte ditur shumë mirë sherrin që vjen nga dreqi nga të gjitha anët e vendit tonë.
Në provokacionet e gushtit në vitin 1949, ushtria shqiptare jua pat hedhur predhën në kazanin e hallvës bishave të Zervës që pretendonin Epirin e Veriut. Nga sytë këmbët ikën në panik të mundur turpshëm monarkofashistët grekë. I lumtë ushtrisë tonë të sapodalë prej Luftës së Dytë Botërore. Ku është ushtria jonë sot, jo për të synuar pushtimin e teritoreve të tjera, por për t’i dalë zot vendit të vet. Unë e di se sot jemi në një kohë tjetër, por kjo nuk do të thotë që mos kemi rrugë e mjete për t’i thënë ndal kësaj lukunie të çmendur që ushqehet me nacionalizmin e verbër të Zervës që është përqendruar te Agimi i Artë, por edhe në strehë të tjera.

EMANCIPIM APO TOLERANCË
Nën tingujt e këngës greke sot në mëngjes dhe nën pushtimin e heshtjes së udhëtarëve më fluturoj mendja në një nga rrugët e Athinës apo Selanikut. A imagjinohet që një shofer grek të fusë në kasetofonin e vet një këngë shqiptare? A e merrni me mend cili do të ishte reagimi i udhëtarëve të gjendur në autobuzin grek? Këtë e di ta them saktësisht: As që mund të imagjinohet që në një autobus urban apo local në Athinë apo Selanik të dëgjohet një këngë shqiptare dhe se udhëtarët e e rastësishëm grekë do ta kishin bërë copë e çikë shoferin dhe këdo tjetër.
Mu kujtua se si u vra djali ynë Gramoz Palushi…Ai s’ishte i veshur me uniformën ushtarake shqiptare, ai s’kishte armë që qëllonte mbi policingë greke, as thirri “do t’i therim qentë grekë”…Gramozi po shikonte një ndeshje dhe iu gëzua fitores së ekipit të vendit të vet. Kaq.
Por ai u vra, u vra pa mëshirë nga pasuesit të Zervës, nga verbëria nacionaliste greke krejt jashtë kohës.
A DUHET TË JEMI NE SHQIPTARËT TË NDJESHËM
Përjetova një farë ndjenje boshllëku dhe për një çast më pushtoi një dozë pesimizmi.
A jemi ne shqiptarët të ndjeshëm? A e duam ne vendin tonë, kulturën, gjuhën, këngën, teritorin tonë, veten tonë? Pse jo.
Si guxojnë deputetët që u bënë njësh me ata që urrejnë Shqipërinë dhe që qirreshin në ekstazë subkoshiente në marrëzinë antishqiptare “…vdekje qenëve shqiptarë” të futen nesër në sallën e parlamentit shqiptar?!
Dhe shteti shqiptar i paguar shpenzimet e varrimit një të fandaksuri antishqiptar! A thua çfarë është ky veprim, frikë apo tolerancë? Po heshtja e njerëzve përballë tingujve të këngës greke ç’është, pandjeshmëri apo sjellje civilizuese!?
Në fund, përderisa një eurodeputete qipriote me emrin Eleni Theorcharous, guxon të shprehë doza kaq të mëdha antishqiptare, me siguri edhe mua më lejohet të reagoj kundër saj dhe të gjithë atyre grekërve të sotëm që janë ultranacionalistë të marrosur.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura