Vjenë, 24 prill 2018: Nën organizimin e Klubit të Shahut “Austria Wien” dhe me mbështetjen e Federatës Vjeneze të Shahut, në datat 15 – 21 prill 2018, në lokacionet e Federatës Vjeneze të Shahut, u mbajt turneu tradicional i radhës “Austria Open 2018”. Lojërat u zhvilluan sipas modelit zvicerian edhe atë në kohëzgjatje prej 7 raundeve. Shahistët me këtë rast marrin edhe pikë (Elo) nacionale dhe internacionale. Nga klubi shqiptar i shahut në Vjenë “Arbëria”, në këtë turne morën pjesë dy lojtarë, Anton Marku dhe Kadri Berbati. Në këtë turne mori pjesë edhe Mjeshtri Ndërkombëtar nga Kosova z. Bedri Sadiku. Nga 96 pjesëmarrësit nga shumë shtete të botës, ai arriti pas 7 raundeve të rënditet në vendin e 4 me 5.5 pikë nga gjithsej 7 pikë. Tani ai ka 2204 pikë (Elo).
Më rastin e vizitës në Vjenë të Mjeshtrit Ndërkombëtar në shah z. Bedri Sadiku, Klubi i Shahut “Arbëria” organizoi një shah simultan (shah i përbashkët dhe njëkohësisht kundër më shumë kundërshtarëve), ku z. Sadiku u përball me 15 kundërshtarë, anëtarë të klubit dhe të tjerë. Ky turne argëtues u mbajt në restorantin “Kastaniengarten” me pronar Shpetim Bujupin.
Turneun e hapi z. Anton Marku, sekretar i klubit, i cili tha se shahistët shqiptarë në Vjenë janë të nderuar që sot të kenë në mesin e tyre një ikonë të shahut kosovar, mjeshtrin ndërkombëtar z. Sadiku. Ai sqaroi rregullat e lojërave të sotme, kurse fill më pas z. Sadiku mbajti një fjalë të shkurtër dhe tepër emocionale rreth jetës dhe aktiviteteve të tij, duke treguar se ndjehet shumë i gëzuar mes vendësve në Vjenë, të cilët i përgëzoi për aktivitetet dhe sukseset e klubit.
Në fund të gjithë u ndanë të gëzuar nga kjo pasdite argëtuese, kurse fitues doli shoqëria dhe shembulli i mirë i një bashkëorganizimi spontan dhe të bukur. Këtë aktivitet e sponzorizoi anëtari i klubit “Arbëria” z. Nexhat Veliu. Për evidentimin filmik dhe dokumentimin me shkrim u përkujdes shkrimtari shqiptar nga Vjena Besim Xhelili, i cili ishte i pranishëm në këtë turne.
Postime të Lidhura
XHEVAHIR CIRONGU: NDJENJAT E STINËVE (Poezi)
Durrës, 25 mars 2017: NDJENJAT E STINËVE Sa herë që vjen dimri Edhe…
GJOKË DABAJ: PA 7 MARSIN E VITIT 1887, AS PAVARËSIA E SHQIPËRISË NUK DO TË ISHTE SHPALLUR NË VITIN 1912 (II)
Durrës, 21. 03. 2014 – 37.A e kanë mësuesit tanë veprën e Ogyst Kontit, themeluesit të rrymës pozitiviste…
SHEFQET DIBRANI: REALIDEALIZMI SI LIGJERIM POETIK
St.Gallen: 21 korrik 2019: Sabit Rrustemi: “GRAFITE NËNLËKURORE”, poezi, Botoi Shtëpia Botuese, “BEQIR MUSLIU”, Prishtinë 2015, faqe 1164.…
PASHTRIKU: LIBRI ‘LOTËT E TRËNDAFILES’ NJË RRËFIM TRONDITËS PËR JETËN E NJERIUT
Pashtriku.org, 06. 04. 2014 – Në vitin 2010 Shtëpia Botues “Fidani” në Prizren, ka botuar librin “Lotët e…