PASHTRIKU: LIBRI ‘LOTËT E TRËNDAFILES’ NJË RRËFIM TRONDITËS PËR JETËN E NJERIUT

Pashtriku.org, 06. 04. 2014 – Në vitin 2010 Shtëpia Botues “Fidani” në Prizren, ka botuar librin “Lotët e Trëndafiles” të autores Barbara – Burbuqe Haim. Ajo ka lindur më 1 nëntor 1975 në Rahovec. Shkollën fillore dhe dy vjet të shkollës së mesme i ka kryer në vendlindje, ndërsa prej moshës 18 vjeçare jeton në Gjermani. “Lotët e Trëndafiles” është libri i saj i parë. Kryepersonazhi i librit (roman) është Trëndafilja, dhe sipas redaktorit të këtij libri, Demir Reshiti – në rrëfimin e kësaj vajze përvijohen tri rreze drite… “Drita e parë, që vjen prej Shkëlqimit, djalit që Trëndafilja e deshi me gjithë shpirt, që e përmend nis e sos, por që kurrë nuk u materializua për shkak të rrethanave…. Pengu i mosputhjes me djalin që deshi e mundon kryepersonazhen që nga fillimi e deri në fund, jo si një akt i zakonshëm njerëzor, por si një mesazh i jetës. Drita e dytë, është ardhja në jetë e Meritës, fëmijës që i mbush me kuptim jetën e mjerë Trëndafiles, e këtij fëmije që ashtu sikurse e ëma, është e detyruar t’i nënshtrohet fatit kolektiv si në kompleksin e Edipit. Drita e tretë, është mosdurimi popullor i cili konkretizohet me lindjen e organizmit ushtarak (UҪK – sh.b) që do të bëjë të mundur ëndrrën shekullore për çlirim, që më në fund do të zhdukë të gjitha këto peripeci që sintetizohen në jetën e personazhit tonë. Mosngurimi, pa mëdyshje, për të qenë edhe ajo pjesëmarrëse e kontribuuese në këtë formacion, dëshmon shpresën e besimin që ka në ardhjen e lirisë së munguar për breza të tërë në vendin ku ka lindur.”

Personazhi që ia shkatërron jetënTrëndafiles është Halimi, një “mashtrues, shpirtkazmë dhe i pamoralshëm”. Ky shpirtzi Trëndafilën nuk e vlerëson si shpirt (njeri), por si send me të cilin mund të bëjë ç’të dojë. “Gruaja për të është thjesht objekti ku shfryhen epshet shtazarake seksuale, ku demonstrohet dhuna e egërsia njerëzore që buron prej skutave të errëta të metempsikozës njerëzore. Ky personazh është shembulli më i mirë ku tregohet se si nuk duhet të jetë njeriu, si nuk duhet të sillet ai, me femrën tonë…
Për të mësuar të gjitha dimensionet e përjetimeve tronditëse të TRËNDAFILES, në vijim ju ftojë të lexoni këtë libër!

BARBARA – BURBUQE HEIM: “LOTËT E TRËNDAFILES”
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/Burbuqe-Lotet-e-Trendafiles.pdf

****************************

(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, Sheradin Berisha) 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

PREMTIMI

PREMTIMI(Kushtuar dëshmorit Mehmet Maliq Ejupi) Atë të hëne paradite, më 27 mars 1989,u bëre beden në mbrojtje të…