BESIM ZYMBERI: NJË URDHËR BRUTAL I ALEKSANDAR RANKOVIÇIT DHE 7 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS

Ferizaj, 17. 02. 2015 – “Të vriten të gjitha dhitë e egra në Kosovë!”-kishte urdhëruar vartësit e vetë, Aleksandar Rankoviç, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Thuhet se vartësit e kishin marrë me habi një urdhër të tillë dhe kishin kërkuar nga Rankoviçi sqarime!
“Kam ndërmend t’u bëj gjëra shumë të këqija shqiptarëve. Do t’ua shtroj një zullum të trishtueshëm dhe të papërballueshëm. Ata, nuk do të mund të qëndrojnë dhe do të detyrohen të ikin apo të fshihen. Nuk do të mund të fshihen më lart dhe më thellë se sa në kepa e në shpella të bjeshkëve të tyre, ku nuk do të kenë çfarë të hanë, përveç dhive të egra. Ndaj, unë do t’ua zhduk edhe ushqimin e fundit!”
Ndonëse me shumë efekte, urdhëri i Rankoviçit nuk mundi dot historinë dhe lirinë e një populli brenda saj!
Kosova, sot feston 7 vjet të aktit formal të Pavarësisë.
Mund të merret një vendim shtetëror me ligj, për mbrojtjen e dhive të egra, si një simbol vital i aftësisë për mbijetesë.

– Antishqiptari Aleksanër Rankoviçi –

Le të mbeten simbolikisht dhitë e egra të Kosovës, kafshata fundit që i mbeti në fyt Rankoviçit dhe tërë modelit të sëmurë kriminel serb, të urisë për shfarosje të popujve e kulturave, e në veçanti të asaj shqiptare!
Shqiptarë, kudo të jeni, ndjehuni të motivuar…!
Është shekulli ynë ky!
Gëzuar!

Besim ZYMBERI – Ferizaj, 17 shkurt 2015

***

MASAKRA E DUBRAVËS – PERSONAZH BESIM ZYMBERI – 22 MAJ 2013 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura