NDAHET NGA JETA PROFESORI YRJET BERISHA!

Prizren, 03. 02. 2015 – Dje, në moshën 60 vjeçare ka ndërruar jetë dhe është varrosur pasdite profesori në Universitetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit dhe shkrimtari Yrjet Berisha. Familjarë dhe miq të shumë morën pjesë në funeralin e varrimit, ku shprehën dhimbje dhe pikëllim, madje edhe habi për vdekjen e hershme dhe të papritur të njeriut që bëri emër në qytetin e Prizrenit dhe jo vetëm.

Yrjet Berisha u lind më 1955 në Buçe të Sharrit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Prizren. Studioi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Magjistroi dhe doktoroi në Universitetin e Prishtinës. Shkruan prozë, poezi, eseistikë, dramë.
Ka botuar këto vepra:
1. “Anatomia e vetmisë” (1994) – poezi;
2. “Vetë” (1994) – poezi;
3. “Edhe – Rastësi” (2000) – poezi;
4. “Orët” (2000) – dramë;
5. “Ulkiani” (2004) – roman.
Punimet e tij janë përkthyer në kroatisht, suedisht e rusisht, si në “Antologjia e letërsisë shqiptare të shekullit XX”, Sankt Petersburg, 1999, në gjuhën rumune iu botuan vjersha në revistën “Haemus”, nr. 3-4, (28-29), Bukuresht dhe më 2006 edhe në kinezisht. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe bashkëpunëtor i jashtëm shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës.

– Prof.Yrjet Berisha –

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura