BESNIK HYSA: KUSH DO TA FESTOJ 200 VJETORIN E PAVARËSISË?!

(Bujanoc, 1878 – 24.03.2012) – Strukturat mafioze politike shqiptare në Tiranë, Prishtinë e Shkup e kanë kuptuar seriozitetin e 100 vjetorit të pa(varësisë) së gjysmë shtetit shqiptar jo si një datë që do të sjell vetëdijesim dhe kthesë në hapsirat gjithëshqiptare në Ballkan, por si një mundësi për të vazhduar pushtetin e tyre të papenguar nga forcat atdhetare dhe nga vetëdijesimi i masave. Në vazhdën e kësaj bënë pjesë edhe përgatitja me ikonografi pornografike, dehje të alkoolit dhe fjalë të përzgjedhura për të manipuluar me masat me qëllim që të shkaktoj ftohje nga forcat atdhetare, që sipas tyre kinse janë bërë pengesë kryesore në përparimin dhe integrimin kombëtar dhe ndërkombëtar.
E kaluara si udhërrëfyese për të ardhmen na e përgënjeshtron bindshëm këtë spektakël të mafias politike institucionale shqiptare në Ballkan.
Mos i besoni fjalëve të tyre edhe pse duken mjaft joshëse dhe të paketuara sipas marketingut modern për joshjen e konsumatorit (popullit). Përveç fjalëve të mëdha veprat e tyre nuk do të mund t’i vëreni as me xham zmadhues. Intelektualët, veprimtarët nëse asgjë nuk mund të bëjnë lidhur me ribashkimin, një gjë mund ta bëjnë, që të vetëdijesojnë popullin dhe ta shpëtojnë nga përgatitja e një kurthe në emër të një ideali të pastër e të lart, se kinse vërtet po punohet për ribashkim nga politika institucionale.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

MASKARENJTË E DITEVE TONA!

Vëllezër e motra shqiptare kudo që ndodheni, sidomos ju që në mënyrë të vazhdueshme e keni ndihmuar dhe po vazhdoni ta ndihmoni çështjen tonë të pazgjidhur kombëtare, kujdes nga këto struktura mafioze, kriminale e mercenare. Është naivitet tejet i madh t’i besoni atyre që gjatë 22 viteve ishin në kolltukët e tyre, se do të vazhdojnë të bëjnë diçka për çështjen kombëtare. Për ata që i thirren mendjes së shëndosh faktet janë të shumta. Mjafton t’i bëni vetes disa pyetje dhe gjithçka do t’ju duket e qartë.
P.sh. pyetja kryesore:
– A janë po të njëjtit që i prijnë proceseve kinse demokratike që nga ardhja e sistemit shumë partiak në fillim të viteve të 90-a të shekullit XX?
Dhe nënpyetjet:
– Kush i dha naftë Millosheviçit gjatë luftës në Bosnjë kur Serbia kishte embargo ekonomike?
– Kush thoshte se Kosova duhet të marr pjesë në zgjedhjet e Serbisë për ta demokratizuar Serbin gjatë viteve 1995 -1997?
– Kush ja futi flakën Shqipërisë gjatë vitit 1997?
– Përse na erdhën në vitin 2000 këto ushtri të huaja në trojet shqiptare dhe cili është statusi i tyre?
– Kush nuk po i pajis atdhetarët me dokumente personale dhe të udhëtimit?
– Kush po i jep edhe sot det e tokë Greqisë?
– Kush tha se UÇK-ja është një grup i frustruar i njerëzve dhe dorë e zgjatur e Serbisë?
– Kush organizonte zgjedhje të lira dhe demokratike deri sa Kosova digjej në flak?
– Kush thoshte se me Planin e Ahtisarit Kosova nuk humb asgjë?
– Kush tha “Bac u Kry”?
– Përse veriu i Kosovës është në gjendje të tillë?
– Kush pranoi që të largohet logoja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit?
– Kush po e rrah Vetëvendosjen vetëm pse po kërkon që Kosova të sillet si shtet me Serbinë?
– Kush e getoizoi Kosovën Lindore nga Kosova me policat astronomike të sigurimeve për vetura?
– Kush pranoi të hiqet termi Republikë dhe Kosova të paraqitet vetëm me fusnotë?
– A u themelua dhe a e bëri luftën UÇK-ja në Ilirid vetëm sa për të ndërruar pushtetin shqiptar?
– Si reaguan lidhur me enciklopedinë maqedonase dhe tekstet e gjeografisë ata që po thirren në emër të kinse vlerave të UÇK-ës në Ilirid?
– Kush bëri turr që 22 vite për t’ u bërë deputet serb në parlamentin e Serbisë?
– Kush e zhvlerësoi Referendumin e Kosovës Lindore në Deklaratë Politike dhe emrin e saj historik në emërtim gjeografik Lugina?
– Kush ua hoqi shqiptarëve simbolin kombëtar nga Abetarja në Kosovën Lindore?
– Përse sot shqiptarët për të drejtat e tyre elementare e njerëzore e kanë përkrahjen vetëm nga shoqatat e homoseksualeve dhe lesbikeve?
– Pas tri luftërave cili është sot statusi i luftëtareve?
– Kush po merr sot pjesë nëpër takime ndërkombëtare pa Flamurin Kombëtar?
– Nga kush përkrahen ata që po sjellin në pikëpyetje identitetin kombëtar e gjuhësore të shqiptarëve?
– Kush u deklarua kundër ribashkimit kombëtar deri më tani gjithandej botës si ide ekstremiste, terroriste, fundamentaliste dhe fashiste?
– Po Flamuri ynë cili është sot?
E shumë e shumë pyetje të tjera…
– E ti vëlla e motër e dashur, kudo që ndodhesh ende i beson dokrrave të tilla?
Pas një analize të tillë do të shihesh se këta institucionalist jo që kanë të bëjnë diçka me karakterin dhe personalitetin shqiptar, por këtyre u mungojnë edhe ndjenjat njerëzore. Çdo krahasim i tyre me shtazët, do ta ofendonte më së shumti gomarin.
100 vjetori i (pa)varësisë apo i copëtimit, politikës institucionale i ka ardhur mu në çastin e duhur duke mos pasur arsyetim për dështimet e saja 22 vjeçare. Prandaj ata i kanë bërë llogarit shumë mirë që mundësisht pas këtij përvjetori të qëndrojnë edhe nja 20 vite në pushtet dhe të na thonë se jetojmë në demokraci dhe në mbrojtje të rendit dhe ligjit. Shpëtimi i shqiptarëve varet nga shpejtësia e largimit të tyre nga pushteti. I mbetet forcave atdhetare, nëse me të vërtet janë serioze në atë që po thirren (Vetëvendosje, Lëvizja për Bashkim, Lista e Shqipërisë Natyrale, Aleanca Kuq e Zi) që t’i paraprijnë kësaj date me një organizim të rrufeshëm duke krijuar më 28 Nëntor KUVENDIN (PARLAMENTIN) GJITHËSHQIPTAR në Tiranë me kryetarin e saj dhe organet përcjellëse, i cili do të fliste në emër të 7 milion shqiptarëve, ku politikës së bajraktarëve, bejlerëve, agallarëve, otomanëve e bolshevikëve t’u thotë, largohuni o qenë të pabesë se na shfarosët. Vetëm nëse veprojmë si një trup mund të llogarisim në sukses e duke përçuar një mesazh te Fuqitë e Mëdha se kësaj radhe e kemi përnjëmend. Çdo shënim i (pa) varësisë nga institucionalistët e lidhur me mafian rajonale dhe ndërkombëtare, nënkupton vazhdimin e robërisë, robëri që do të na grimcoj edhe më tepër, e që 200 vjetorin e (pa)varësisë nuk do të ketë kush ta festoj.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura