BESNIK Z.IMERI: CIVILIZIMI SHQIPTAR, NJË SMERALD QË NUK E SHKATËRRUAN DOT MIJËVJEÇARËT E HISTORISË

Tiranë, 19 mars 2020: U desh një kampionat europian futbolli, që shqiptarët të shpalosnin edhe një herë vlerat e tyre të qënësishme, pjesë e genit të tyre të trashëguar që nga parahistoria. Ata, ashtu si një fosil i gjallë i zbuluar pas dhjetra mijë vjetësh, zbuluan në zemër të Europës genin e shqiptarit; një smerald verbues 100 karatesh i pashkatërrueshëm nga furtunat dhe shtërngatat e historisë për mijëra vjet. Ata si paraardhës të denjë të pellazgëve hyjnorë, siç i quante Homeri tek Iliada, në zemër të Europës, në Francë, i treguan asaj se çfarë race ishin, të një race, që për mijëra vjet mban të mbyllur në një guaskë të pashkatërueshme vlera të një qytetërimi mijëravjeçar.
Ja se çfarë thotë për racën tonë plaku i urtë dhe i ditur i Vlorës, Ismal Qemali;
”Ndërmjet Adriatikut, Pindit,vargut te Ballkaneve e Alpeve Dinarike mbi vijën që ndan Lindjen nga Perëndimi, ku historia ka parë takimim e shumë popullsive nomade e shumë qytetërime të lindura, atje është Shqipëria si një fortesë e mbrojtur nga sulmet e huaja. Në tri anë nga rrethi i majave të maleve të larta e nga ana e katërt nga deti. Shqipëria është banuar që në fillim nga një racë, origjina e së ciles shkon në kohë të Pellazgëve. Megjithëse jo e huaj nga qytetërimi grek, kjo racë ruajti karakterin e vet dhe krenarinë e origjinës së saj parahelenike…Me rënien e perandorisë Romake, ata dolën në arenën e botës, si provë që i perkisnin një race, fortësia e së cilës nuk ndikohej nga koha, dhe inteligjenca kombëtare e së cilës nuk mund të prishej nga zakonet…Me gjithë pushtimet e shumta e të vazhdueshme nga ana e Romës, Bizantit, normanëve, bullgarëve, sërbëve, italianëve dhe turqve; ata edhe sot paraqesin shfaqjen e rrallë e interesante të një kombësie të ruajtur të pastër e të painfektuar gjatë shekujve…” (“Kujtime” botim i vitit 1997, faqe 304-305).
20000 tifozët shqiptarë, si një legjion kuq e zi, i treguan Europës kulturën dhe qytetërimin e racës tonë, përkundrejt vandalizmit dhe barbarisë të atyre, që para 1500 vjetësh kanë ardhur në Europë nga humbëtirat pa jetë të pllajave të Azisë.

Ka mendje të ndritura shqiptare, që janë shprehur, se shqiptarët nuk janë as më të mirë dhe as më të liq se kombet e tjerë. Më vjen keq, por ky kampionat europian vërtetoi katërcipërisht, të paktën, se ne si komb, nuk bëjmë pjesë tek më të liqtë. Përkundrazi.
Herë pas here, shqiptarët i kanë mahnitur të huajt me vlerat e tyre. Por këto kanë kaluar lehtë dhe janë quajtur të rastësishme dhe në pjesë të veçanta; dhe asnjëherë nuk janë parë si një e tërë; si një vlerë gjithëpërfshirëse e genit civilizues të shqiptarëve si komb. Po i permendim disa;
Nuk është rastësi, që në zemër të Francës, legjioni kuq e zi shpalosi flamurin më të bukur ne botë (mos ma merrni për mburrje, por është një e vërtetë).
Nuk është rastësi që në zemër të Francës kendoi sopranoja më e mirë në botë ne ditët e sotme. Ermonela Jaho, e cila me zërin e saj hyjnor (pasardhëse e denjë e pellazgëve hyjnor), me shpirtin e saj i ka treguar gjithë botës se kush është vlera e shqiptarkës.
Nuk është rastësi që shqiptarët i kanë mahnitur të huajt me tolerancën e tyre fetare.
Nuk është rastësi që shqiptarët i kanë mahnitur të huajt me Besën e tyre, e cila mbetet proverbiale.
Nuk është rastësi që shqiptarët i kanë mahnitur të huajt me trimërinë e tyre, me qëndrueshmërinë dhe pathyeshmërinë në beteja deri në vetmohim. Kujtojmë se çfarë ka thënë Çaild Haroldi për ta.
Nuk është rastësi që shqiptarët i kanë mahnitur të huajt huajt me veprimin e kryer ndaj hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore; ku jemi i vetmi komb që nuk dorëzuam tek nazistët asnjë hebre, por i “konvertuam” në shqiptarë dhe i futëm në vatrat tona. Madje edhe qeveritarët kuislinge shqiptarë dolën në mbrojtje të tyre.
Nuk është rastësi që shqiptarët i kanë mahnitur të huajt me veprimin e kryer ndaj ushtrisë italiane në Luftën e dytë Botërore. Ata, me shpirmadhësi, zemërgjërësi dhe bujari i bënë pjesë të vatrave të tyre atë ushtri, që me zjarr dhe hekur erdhi si një ushtri pushtuese; që vrau shqiptarët dhe dogji shtëpitë e tyre. Kush komb e ka bërë këtë?!!! Më tregoni Një. Vetëm një komb i civilizuar mund të bëjë vepra kaq të madhërishme.
Nuk është rastësi që raca jonë ka nxjerrë burra shteti që kanë ndryshuar historinë dhe kanë bërë emër në Europë dhe në botë, të tillë si; Pirro i Epirit, Diokleciani, Kostandini i Madh, Justiniani i Madh, Gjergj Kastrioti.
Gjithashtu, raca jonë ka nxjerrë burra shteti të cilët kanë luajtur rol shtetformues në shtete të rëndësishme si: Gjergj Uashingtoni në Amerikë; Napoleon Bonaparti (kalë miri) që krijoi Europën Moderne; Xhuzepe Garibaldi (Kalibardhi) që krijoi Italinë; Mehmet Ali që krijoi shtetin modern egjiptian; Gjikajt që krijuan Rumaninë moderne; Arvanitasit që krijuan Greqinë moderne; Qemal Ataturku që krijoi Turqinë Europiane.
Nuk është rastësi që ne shqiptarët, asnjëherë nuk kemi pushtuar territoret e kombeve të tjerë; përkundrazi të tjerët, historikisht në mijëvjeçarë, kanë pushtuar territoret tona; kur sot e kësaj dite, kombet fqinjë të shqiptarëve, nga 150 vjet e këndej, kanë pushtuar me dhunë territoret e shqiptarëve nga Podgorica, Ulqini, Tivari, Kraja, Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Kuçi, Shpuza, Sanxhaku, Nishi, Novi Pazari, Molla e Kuqe, Medvegja, Bujanovci, Kumanova, Shkupi, Gostivari, Tetova, Manastiri, Struga, Kosturi, Konica, Janina e deri në Artë dhe Prevezë. Këta kombe, të cilët me paturpesinë më të madhe dhe cinizmin e tyre vazhdojnë të na bëjnë karshillëk në institucionet ndërkombetare si OKB, BE, UNESKO, UEFA, etj. Dhe kjo Europë e quan se na bën nder kur na barazon me ta. Jo nuk jemi të barabartë; nuk është e barabartë viktima me kriminelin. Por ne nuk jemi te barabartë me ta, në rradhë të parë dhe mbi të gjitha, për nga vlerat civilizuese.
Ne si komb, asnjëherë nuk kemi vrarë foshnjat e kombeve të tjerë; siç na i kane vrarë këto kombe dhunuese femijët ne barkun e nënës. Egërsia dhe barbaria e tyre në shekullin e XIX dhe XX ua ka kaluar egërsisë dhe barbarisë të vandalëve të historisë para 1000-1500 vjetësh; Totilës, Alarikut, Timur Lengut dhe Çing Kiz Hanit. Genocidi i tyre ndaj shqiptarëve në asnjë rast nuk eshte njohur nga kjo Europë e qytetëruar. Pse? Sepse dashje, pa dashje, Europa është piskitur me cërkat e dala nga gjaku i derdhur nga shqiptarët prej fqinjëve të tyre; dhe ashtu si Ledi Makbeth, nuk i heq dot keto njolla gjaku nga duart e saj, pa bërë një katarsis; kërkuar falje shqiptarëve dhe ndrequr sadopak gabimet e historisë.
Skuadra dhe tifozët kuq e zi shkuan në zemër të Europës, nga të katër vilajetet; ashtu siç shkuan në Vlorë në atë vjeshte të tretë te vitit 1912. Ata i treguan Europës, se kur shqiptarët janë të bashkuar, ata mund të bëjnë mrekullira. Europë, bashkoji shqiptarët në një shtet të vetëm dhe do te shijosh mrekullinë shqiptare në Ballkan, Europë dhe në Botë.
23 qershor 2016

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura