BLIC: INSTITUCIONET E HARROJNË PËRVJETORIN E ZHDUKJES SË UKSHIN HOTIT!

Prishtinë, 17. 05. 2014 – E bija e Ukshin Hotit, Erleta Hoti, ka thënë për Gazetën Blic se nuk është në dijeni pse këtë vit nuk ka pasur asnjë organizim institucional në shenjë nderimi për 15 vjetorin e zhdukjes së babait të saj… Përvjetorin e Ukshin Hotit, që u la në harresë nga institucionet nuk e harruan disa studentë të Fakultetit Filozofik. Ata në shenjë nderimi për veprën dhe kontributin e politologut dhe atdhetarit të shquar kanë publikuar një video-spot në disa monitorë në Prishtinë. Po ashtu, një aktivitet tjetër krejtësisht me iniciativë individuale është organizuar nga miku i tij, Sheradin Berisha, i cili në portalin e tij www.pashtriku.org e ka hapur një rubrikë “Java e Ukshin Hotit -2014”, ku përveç tjerash, ka publikuar shkrimet e tij.
***

Dje ishte 15 vjetori i zhdukjes së Ukshin Hotit. Asnjë organizim institucional dhe asnjë vizitë zyrtare e shtetit nuk u zhvillua për të kujtuar njeriun, i cili konsiderohet të jetë politologu më i madh që kanë pasur shqiptarët.

Thuajse çdo vit, në përvjetorin e zhdukjes se Ukshin Hotit, janë mbajtur organizime të ndryshme, siç janë tryezat ku është diskutuar “Filozofia politike-kombëtare e Ukshin Hotit”, seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, vizita në vendlindjen e tij të Krushë të Madhe, si dhe janë thurur vargje e kënduar këngë për punën dhe kontributin e tij për çështjen kombëtare.
Por këtë vit, nuk u kujtuat askush nga institucionet të thotë asnjë fjalë të vetme për Ukshin Hotin.
Ndërsa të vetmit nga politika që e vizituan “Shtëpinë Muze” të Ukshin Hotit ishin një grup i Lëvizës Vetëvendosje.
E bija e Ukshin Hotit, Erleta Hoti, ka thënë për Gazetën Blic se nuk është në dijeni pse këtë vit nuk ka pasur asnjë organizim institucional në shenjë nderimi për 15 vjetorin e zhdukjes së babait të saj.
“Në shenjë nderimi më datën e zhdukjes së babait, Kuvendi Komunal i Rahovecit ka bërë organizime, në të cilat kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës si dhe nga Presidenca. Ndërsa sivjet nuk e di pse nuk ka pasur asnjë organizim institucional. Me siguri kanë qenë të zënë me përgatitje me fushatë të zgjedhjeve parlamentare”, ka thënë Erleta.
Ajo po ashtu ka treguar se institucionet e kanë harruar edhe projektin e “Shtëpisë Muze” të babait të saj.
Siç shprehet Erleta Hoti, Shtëpia Muze, është pronë shtetërore dhe është e pa kuptimtë se si është lënë në gjysmë realizimi i këtij projekti.
“Për këtë çështje i kam bërë thirrje institucioneve shtetërore të merren më këtë punë dhe të vazhdojnë fazën e dytë të punimeve në projektin e kësaj shtëpie”, ka thënë e bija e Ukshin Hotit, Erleta Hoti.
***
Përvjetorin e Ukshin Hotit, që u la në harresë nga institucionet nuk e harruan disa studentë të Fakultetit Filozofik. Ata në shenjë nderimi për veprën dhe kontributin e politologut dhe atdhetarit të shquar kanë publikuar një video-spot në disa monitorë në Prishtinë.

Ukshin Hoti – 15 vjetori i zhdukjes:

Po ashtu, një aktivitet tjetër krejtësisht me iniciativë individuale është organizuar nga miku i tij, Sheradin Berisha, i cili në portalin e tij www.pashtriku.org e ka hapur një rubrikë “Java e Ukshin Hotit -2014”, ku përveç tjerash, ka publikuar shkrimet e tij. /Gazeta Blic/
***
EKSPOZIMI “JAVA E UKSHIN HOTIT, 11 – 16 MAJ 2014 – WWW.PASHTRIKU.ORG” NË AMBIENTET E “SHTËPSË MUZE” TË UKSHIN HOTIT – NË KRUSHË TË MADHE:


Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura