BRAHIM IBISH AVDYLI: E DREJTA E MOHUAR E LIRISË PËR TË CILËN POPULLI SHQIPTAR LUFTOI E SAKRIFIKOI PA MASË

Prishtinë, 27. 01. 2015 – (“…E DASHUROJMË VËRTETË VENDIN TONË, POR AKOMA MË SHUMË DASHUROJMË TË VËRTETËN DHE DREJTËSINË” – VASO PASHË SHKODRANI) – Që nga periudha e “frymëmarrjes“ së re “në Kosovën e lirë dhe të pavarur“ – si ish Krahinë Socialiste Autonome e RSFJ-së, të cilën e patëm vënë disa herë radhazi në spikamë, sepse kishte më shumë forca kombëtare e ndërkombëtare apo multinacionale që duanin me çdo kusht të rikrijonin „të renë“ nga partishmëria e thyer „komuniste“, pa e humbur mundësisht spektrin e jashtëm të njësive administative, dhe, duke i parë për pesëmbëdhjetë vite vetëm këto vlime të shumta e të pandalura, ne i ndërpremë daljet tona publike e politike dhe iu kthyem krijimtarisë sonë të gjithëmbarshme, me shpresën se kombit shqiptar do ti dilnin në mbrojtje djemtë nga gjeneratat e reja dhe ne nuk do të kishin nevojë t`i dalim përkrah Kosovës, edhe ashtu e vogël, pa bashkimin e vërtetë kombëtar autoktonë e demokratik shqiptar për të gjitha trevat ku ai jeton përgjatë shekujve.
Evropa i merr shabllonet e “dijetarëve” të mëdhenj, që asaj ia kanë servuar të ashtuquajturit “kombe” uzurpatore të rajonit e botës së gjërë, sidomos të Gadishullit Ballkanik, e në radhë të parë të armiqve tanë të shumtë kombëtarë, të Rusisë, të Serbëve, të Malaziasve, të Makedonëve sllavë, të Grekëve, dhe, në fund të fundit, piedestalit të armiqëve tanë, Turqisë, që nuk lënë gurë pa i luajtur me gënjeshtrat e shumta pseudoshkencore, sikur ata “duhet t`i ndëgjojë” Evropa, e pastaj t`i shikojë ajo “shiftarët apo arrnautët”, duke e fshehur mirë të vërtetën shkencore me psedushkencë të tyre.

Nga vetë shkencat Serbët, Slavo-makedonët, Malaziasit e Grekët janë okupatorë të vendit tonë, historik e etnik, dhe territorit historik të shqiptarëve prej gjenezës se kombeve në Evropë, Azi e Vogël e Afrikë, e jo ne(1), sidomos prej marrjes së dhunshme të Perandorisë bizantine, që në të vërtetë ka qenë gabimi i parë i joni, në Kosntandinopojë (sot e quajnë Stamboll) nga Perandoria osmane, kur jep shpirt gjatë vrasjeve mizore të komanduara nga Sulltan Mehmeti i II-të, e marte, 29 Maj 1453,(2) dhe e tërë familja perandorake, e në mesin e tyre më i riu, Kostantini i XI, Paleologu, që është i varrosur me simbole kombëtare, shqiponjën me dy krerë, si simbol e stemë në radhë të parë e familjes perandorake të Paleologëve(3), dhe askush nuk e kthen kokën për të parë simbolin shqiptar, pra shqiponjën me dy krerë, prej nga e kanë “marrur” Serbët e Malazezët, që kanë qenë në “krushqi” me Paleologët, sepse kanë qenë ortodoksë si ata. Pra, ruset, bullgarët, dhe sllavët kanë ditur të vjedhin ekskluzivisht këto simbole, siç ua thotë besimi e feja. Ne jemi bijë të ilirëve, nipa të pellazgëve dhe populli më i vjetër në Evropë. Këtë duhet ta dijë bota e gjërë dhe Evropa.
Por, pseudoshkencëtarët grekë, rus e sllavë, e shtrojnë shtrembët këtë punë në qindra vepra pseudoshkencore të Britanisë së Madhe, të Francës, të Italisë, të Spanjës e të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo kudo qoftë. “Evropa ka lindur prej tyre”, thonë ata, me të pavëtetat e shumta apo gënjeshtrat. Atyre u mjegullohet shiqimi dhe koka, sikur ne, shqiptarëve. Ne jemi “zgjuar” nga “shkollat serbo-sllave”. Nuk i shohim armiqtë tanë të përbetuar: serbët, sllavo-makedonët, bullgarët, rusët, grekët, malaziasët dhe turqit. Gadishulli Ilirik apo Ballkani siç është quajtur më vonë kanë qenë përleshja e jonë më e madhe, me të gjithë këta armiqë. Grekët ishin nga brenda dhe tentonin të merrnin timonin e qeverisjes. Serbët dhe bullgarët u përpoqëm të kenë udhëheqjen, ndonëse luftonim për vdekje nëpër luftëra të pashpresë, deri te lufta e fundit e UҪK-së. Ne nuk arritëm kurrë të marrim situatën në duar, as në këtë periudhë, të luftës e të krijimit të partive të reja në Kosovë, sepse në “komandë” e nëpër udhëheqje vinë të porositurit e UDB-së dhe politikës sllave dhe nuk të lënë aspak të jeshë udhëheqës i mirëfilltë i kombit shqiptar, madje aspak udhëheqës i njërës pjesë të vendit, Kosovës, alias Dardanisë, e cila duhet ti prishë tri shtete për rreth Kosovës, Serbinë, Madedonine e Malin e Zi. Kosova si shtet është krijuar sipas përkufizimeve të ish-Jugosllavisë dhe atyre të Perandorisë romake. Kjo paraqet “gabimin” e dytë e të qëllimtë edhe pse prej avionit mund të shihet se Kosova nuk është aspak “shtet multinacional”, sepse shqiptarët përbëjnë 82% të popullatës së saj dhe sado që do të “krijohen” artificialisht pakicat e tjera, si për shembull “egjiptianët”, që nuk është e vërtetë, sepse nuk ka të ardhur egjiptianë prej Egjiptit në Kosovë, por Rromë, dhe këtë shtet duhet ta udhëheqin shqiptarët, e jo “zëvendësministra” serbët apo malaziasit. Me shqiptarët, nuk mund të jenë “të barabartë” serbët, me fjalë të ndyta ndaj shqiptarëve, si Jabllanoviqi, i cili vjen nga “Lista Serbska”, i nxitur prej Serbisë e Beogradit, të “udhëheqë” Kosovën bashkë me Thaqin e Isa Mustafën. Dihet, ai nuk e ka hedhur poshtë as nga LDK-ja “Sejdo Bajramoviqin”, i cili ka qenë i madh për Kosovën kur vriste e plagoste shqiptarë Sllobodan Millosheviqi dhe nuk është i denjë për Kosovës që të jetë Kryeministër.
Ne refuzuam që të jemi pjesëtar të partive të shumta të Kosovës e Atdheut, sepse e dinim se ato nuk ishin ashtu siç na shiteshin e nuk pushonin së tumpetuari se kishin menduar „mjaft mirë për lirinë e pavarësinë e Kosovës“. Ato bënin përpjekje gjoja „për krijimin e shtetit të pavarur“ të këtij vendi me ligje e me organizata të shumta, kryesisht duke i shfrytëzuar për vete tenderët e duke ua shitur pronarëve grekë e serbë firmat e ndryshme, si p.sh. shkritoren e Feroniklit në Drenas, apo qindra e mija hektarë toke kishave ortodokse serbe dhe popullatës serbo-malaziase, të koncentruar në minierat e famshme të Trepçës. Këto luftëra e ngjarje të shumta të nxitura direkt nga Beogradi e lanë popullatën shqiptare edhe më të varfur se ka qenë. Po të themi realisht, 60% të kësaj popullate nuk mund të punojë e të fitojë as për ekzistencë, prandaj ia mësyen të vdesë nëpër dhéra të huaja, sepse nuk ka ku të kapet e të mbijetojë. Normalisht, po zvarriten kësisojit pesëmbëdhjetë vite në Kosovë me teritoret e paçliruara e të serbizuara, të udhëhequr direkt nga Beogradi armiqësor, i cili futet kur të dojë për dritare të këtij vendi me bandat kriminale e të armatosura fshehurazi, me flamujt e Serbisë, me targa të Serbisë, me tregëtinë e madhe që e leverdis ajo, ta bëje nëpër këtë tokë të vrarë, të dhunuar, të çnjerëzuar e poshtëruar, madje nëpër duar e qindra veglave të veta, të rinj e të vjetër, e ndihmuar nëpër qindra hyzmeqarë të tjerë ndërkombëtar, që vinin e shkonin me thirrjet e saj, dhe popullata shqiptare me barkun e zbrazët e gishta në gojë detyrohet të vdes e heshtur apo të arratiset kështu nëpër botë, pa e ditur se çka e pretë.
Partitë e reja të Kosovës, siç u vërtetua mirëfilli, janë të prirë nga ish-UDB-istë, ish-komunistë e socialistë dhe bijtë të tyre apo vartës të mirëfilltë të këtyre piunëve të djeshëm, që dinin mirë të na servireshin si të denjë e demokratë e liridashës, të përpunuar e komodë, modernë e evropianë. E konsideronim se të gjitha partitë e lejuara në Kosovë ishin e njëta alternativë politike, ishin një polifemi e të njëjtit krah apo spektër, të amputuar nga koka e ish-luftëtarëve të UçK-së, të cilat e patën marrë në duart e veta punën ushtarake nga përfaqësitë politike që nga periudha e luftërave, pak me dhunë e pak me dredhi, pak me krime e padrejtësi, nga ajo krijesë të mirëfilltë luftarake e liridashëse, me emrin e njohur “UçK”. Nesër, duhet të rishkruhen libra të tjera.
Pra, nuk do shumë mund të mendohet njeriu se si ka rastisur të jetë një „luftëtar i lirisë“ një ish pjesëtar i Unionit Studentor, që ka arritur edhe shpërblimin për arritje të karrierës, mes për mes të UçK dhe realitetit të ri të Kosovës, me gjysmës e vendit të stërshitur të Serbët dhe korrupsionit të majmë të parave për klikën e tij. Dhe, në fund, Isa Mustafën, që e ka pështyrë disa herë për tregëtinë dhe punën ditore në favor të padronëve serbo-sllav të Beogradit, ai u detyrua ta marrë me vete si Kryeministër të Kosovës dhe ta përqafojë. Kjo është një paradoks. A mos deshi me këtë rast Hashim Thaqi, siç u tha në bisedën rreth marrjes së shpërblimit në Vienë, të përmbyllë këtë punë në shenjë të pajtimit të radhëve papajtuara me shqiptarët e masakruar, të dhunuar, të vrarë të persekutuar, të çnjerëzuar në luftën e mbramë të UçK-së me serbo-sllavët, që të mund të rehabilitojë vendin me atë “ligj” special, i cili “do ta shpëtoj” pak ditë apo pak vite likuidimin e ndërrmarrjes së madhe “Trepça”.
Nuk do mund të dihet se vetëm Lëvizja e Vetëvendosjës e ka kundërshtuar këtë ligj për likuidim, siç ka qenë paraparë me tender, nga një ndërmarrje shoqërore e Republikës së Kosovës në ndërmarrje publike të pronarëve serb, malazez e grekë, në vitin 2011. Isa Mustafa arriti marrëveshje me Listën Serbe dhe atij iu deshën tre muaj që ta nënshkruajë marrëveshjen me VETËVENDOSJE-n, e cila kishte për qëllim ta ndërronte kursin e shtetit të Kosovës për ta nxjerrë atë nga negociatat e kompromiset e vazhdueshme me Serbinë, ndërsa vetëm 3 orë iu deshën Isa Mustafës që ta pranojë marrëveshjen me Listën Serbe përmes së cilës Serbia fiton peshë të jashtëzakonshme vendim-marrjeje në institucionet qendrore të Kosovës.
A do më tëpër koment se ky koment i shërbëtorit të Serbisë, argatit e mikut të pavdekshëm të Serbisë, jaranit të Sejdo Bajramoviçit! Ai dëshiron që të na kthejë në situatën e viteve të 90-ta, ndonëse kemi qenë në Serbo-Jugosllavi, e sot ndodhemi në Serbo-Evropë. Evropa ia jep krahun Serbisë, ndonëse ka qenë OKUPATORE në Kosovë, në një nga trevat e shumta etnike shqiptare me dhunën e paparë.
Pra, kombi shqiptar është nga të gjitha të drejtat i privuar! Ai nuk regjistrohet si shqiptar, por kosovar, edhe pse kosovarishtja nuk folet, sepse nuk ka gjuhë! Ai nuk ka të drejta pune dhe ndërmarrjet janë më së shumti private e publike, pa sindikata fare, dhe aspak shoqërore. Rrogat janë shumë shumë të vogla për ata që punojnë, ndërsa policia dhe politikanët i kanë disa herë më të mëdha.
Dihet, politika është mjeshtri e veçantë e njerëzve dinakë, të cilëve vështirë u shihen gjurmët. Politika është dredhi mjeshtërore, është art i mjeshtrimit të dinakëve, të cilëve i vardisen njerëzit e pafajshëm, të thjeshtët, të padijshmit, të ultët, të mjerët, cilët nuk duan asgjë me shumë se pak ujë e bukë. Ata i sjellë politika në maje të gishtit, tërë ditën, sepse sahanlëpirët i shpërlajnë edhe trohat. Rreth tij ngrihen një seri e vogël e brumbujve të shoqërisë. Pjesa e madhe e popullit ka qenë ashtu e varfër dhe ajo varfërohet edhe më tepër. Politika është gënjeshtër që të gënjen largë e ti vjedh për së afërmi gjepat, pa ia ditur e parë veprimin. Janë një lloj gjarpërinjësh në jetën e njeriut…
E njeriu ka mbetur të endet andej e këndej. Në vijë e parë, e drejta e votës i vjedhet politikisht dhe i uzurpohet e drejta e votës së tij nëpër gënjeshtrat e shumta. Ky është uzurpimi i të drejtës së popullit për vota, për liri, për mëvehtësi. Ai nuk ka kohë të mësohet, sepse i duhet punë për buke dhe ujë. Mendja është e lidhur me barkun. Kur barku është i thatë dhe kukatë, mendja rri te të hollat, si t`i ketë ato, si do t`i bëjë ato, me rrena apo me vjedhje, sepse me punë nuk bëhen kur punë nuk ka. Ai ka qenë nëpër të gjitha katrahurat e socializmit, nëpër të gjitha çnjerëzimet e vrasjet e shumta të Serbisë. Ajo që i ka bërë këto vrasje, këto persekutime të vazhdueshme, këto dhunime të pandalura e çnjerëzore, këto poshtërime të përditshme, është këtu, pranë, me të gjitha të drejtat nëpër Evropë, qoftë përmes Vuçiqit, edhe pse Kosovës i thotë nga territori i saj “Kosova i Metohija”, çoftë përmes mikut të flaktë të Thaqit, Kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, dhe nuk do ta njohë “Republikën e Kosovës”, dhe nuk dëshiron as të dëmshpërblejë viktimat e saj. Kështu është rrumbullaksuar dhe është mohuar e drejta e Kosovës për LIRI, sado që ka dhënë mjaft viktima gjatë luftës, mjaft dëshmorë e luftëtarë të denjë, dhe ka sakrifikuar pa masë deri më sot, deri në ardhjen tonë këtu, ditën e mbramë, kur na pritën me të këqija të pamohueshme. Aleksander Jabllonviqi mbërriti kulmin. Ai i ofendoi edhe nënat tona, motrat tona, vajzat tona.
Kjo e shprehi vetë fashizmin e Serbisë, të shprehur edhe përmes zëdhënësit të Listes Serbe. Dëshmoi se këtë urrejtje, këtë dhunë, këtë fashizëm të Serbisë e mbronë vetë Qeveria e Kosovës, duke pranuar të njëjtin si zëvendësministër.
Mua, më sillet nëpër mendje thënia e Vaso Pashë Shkodranit. Sado që ne e duam të drejtëm e lirisë, demokracisë, lirinë e shprehjes, te drejtën e punës, të drejtën barazisë, të drejtën e votës së lirë, “AKOMA MË SHUMË DASHUROJMË TË VËRTETËN DHE DREJTËSINË!” Prandaj, e vërteta dhe drejtësia i thonë padiskutim këto çështje, si më poshtë:

1. Me vetë marrëveshjen e Hashim Thaqit e Ivica Daçiqit po bëhen komunat në veri të Ibrit sikuse shtete, kurse shteti i Kosovës po bëhet si asociacion komunash.
2. Nëse Isa Mustafa nuk heq dorë nga Aleksandër Jabllanoviçi dhe Lista Serbe, atëherë duhet edhe Isa Mustafa të japë dorëheqje.
3. Nuk jemi kundër serbëve të Kosovës, por jemi për një Kosovë të pavarur e demokratike, të integruar direkt në Evropë, pa Serbi mbrenda dhe pa e lidhur me Serbinë në Evropë. Më parë duhet të bashkëpunojmë me tokat shqiptare dhe Shqipërinë, se sa me bisnismenët e Serbisë. Ky është një amanet i dëshmorëve të kombit, ideali i brezit tonë dhe interesi i brezave të ardhshëm.
4. Trepça është e jona dhe kurrë nuk është e Serbisë. Në këtë ndërmarrje ka filluar shkatërrimi i ish-Jugosllavisë.

5. Me Trepçën mundësohet ndërtimi dhe punësimi i Kosovës. Nëse falimenton Trepça, atëherë falimenton vetë ekonomia e Kosovës. Nese copëtohet Trepça, atëherë nuk mund të bashkohet as edhe Mitrovica. Institucionet në Prishtinë mbesin automatikisht të ndara. Më Kosova nuk do të bëhet rehat. Nuk mund të themi se Serbia e ka humbur Kosovën nëse Serbia e fiton Trepçën. Me ligjin që është aprovuar në Kuvendin e Kosovës, Serbia e fiton Trepçën. Ajo nuk guxon tu shitet serbëve dhe as të ndahen disa miniera të saj që ndodhen në rajonet serbe, por këtë duhet të zhvillohet një Ligj i Veçantë që ate e le një ndërmarrje publike të veçantë të Kosovës dhe e lidhë përfundimisht me Kuvendin e Kosovës, kështu që Trepça vërtetë punon, Mitrovica bashkohet, Kosova jeton dhe i tërë populli i saj përparon.
6. Kur nuk ia vëmë si kusht të veçantë Serbisë dëmshpërblimin e luftës, dëmin e të pagjeturve, fondin pensional, suksesionin e ish-Jugosllavisë, atëherë përfundon puna duke e ndarë e lidhur Trepçën me te. Kosovën duhet ta bashkojmë me Mitrovicën e Mitrovicën me Kosovën, tërë Kosovën me Trepçën e Trepçën me Kosovën, sepse Trepça është e jona dhe jo e Serbisë, pra e të gjithë shqiptarëve dhe e tërë shqiptarisë.
7. Politikanët tanë na flasin për mundësi të barabarta, por a janë gjasat e “barabarta” që të nxjerrin nga varfëria. Tu thuash në Kosovë njerëzve se kanë gjasa të barabarta është një lloj si tu thuash të burgosurve të sigurisë së lartë se të gjithë i kanë mundësitë e barabarta për liri. Neve na vyen një shtet i cili ua plotëson të drejtat e nevojat e qyetarëve, por jo me gënjeshtra politike, i nxjerr jo me fjalë por me punë prej varfërisë, iu gjen punë dhe e zhvillon Kosovën për interesin, vullnetin, liritë dhe mirëqenien e të gjithëve, pa dalim e diskriminim, sepse varfëria është e tmerrshme dhe e padurueshme. Njerëzia në Kosovë nuk ka me çka nxehet, me çka e nxe ujin, drekën as darkën dhe nuk e di çka tu apë fëmijve për të ngrenë. Liria e zgjedhjes është sa për sy e faqe. Mundesh të “zgjedhësh” ushqim për fëmijët, për ta ngrohë ujin, për tu bërë drekë ose darkë, e ku mund ti marrësh paratë? Shpenzimet janë të mëdha, të hola nuk kanë! Kjo liri e zgjedhjes që na ofrohet, është e padinjitetshme! Neve nuk na nevojitet liria për zgjedhje, kemi liri deri në infinit, por neve na nevojitet e drejta e mirëqenies, e drejta për jetë të dinjitetshme.

Dhuna më e egër është sot për sot varfëria e popullit të Kosovës. Varfëria është me të vërtetë dhunë, sepse kur nuk ushqehesh mirë të bie imuniteti dhe sëmurësh lehtë e mandej të dhembin organet e ndryshme. As higjienën e duhur nuk e ke dhe lehtë infektohesh e sëmurësh. Në varfëri nuk mund të ngrohesh dhe ftohesh e sërish sëmurësh kur nuk e ke dhomën e ngrohtë e rrobat e mira gjatë dimrit. Gjysma e popullsisë së Kosovës janë nën dhunë për çdo ditë, sepse janë të varfër ose skajshmërisht të varfër. Shteti duhet të ndërhyjë që ta nxjerr popullin prej varfërisë…
______________________
1. Shiko shkrimet e mija mbi armiqtë tanë kombëtarë prej prejardhjes së shqiptarëve deri sot, të dhëna në faqen time: http://www.brahimavdyli.ch.
2. Shiko veprën e J.J.Norwich, „Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie 330-1453″, Eugen, Tiranë 2005,deri në fletën e fundit.
3. Shiko veprën e Pasho Bakut, “Enciklopedia universale e ilustruar”, Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë 2011, faqe 703.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura