ÇELSI I SEKRETIT!

Pashtriku, 28 mars 2021: Mirënjohja ka qenë një ushtrim shumë i fuqishëm për mua.Çdo mëngjes ngrihem dhe them: ‘’Faleminderit!’’ Çdo mëngjes, kur vë këmbët në dysheme, them: ‘’Faleminderit!’’ Pastaj, ndërsa jam duke larë dhëmbët dhe duke bërë gjërat rutinë të mëngjesit, filloj të rikujtoj gjërat për të cilat jam mirënjohës.Nuk është se mendoj për to mekanikisht dhe bëj gjëra rutinë, por vazhdoj të ndihem thellësisht mirënjohës. – James Ray
***
‘’Shumë njerëz që e organizojnë jetën në mënyrë korrekte në të gjitha fushat e tjera, mbetën të varfër ngaqë u mungon mirënjohja.’’
Wallace Wattles
***
Ji mirënjohës për atë që ke tani.Kur fillon të reflektosh për gjërat e jetës tënde për të cilat je mirënjohës, do të mbetesh i habitur kur të zbulosh se sa shumë janë ato.Vetëm duhet të fillosh, pastaj ligji i tërheqjes do t`i marrë mendimet mirënjohëse dhe do të të sjellë shumë të tilla.Atëherë do të jesh në frekuencën e mirënjohjes dhe të gjitha gjërat e mira do të jenë të tuat.
Rhonda Byrne

***
‘’Praktikimi i përditshëm i mirënjohjes është një prej rrugëve nëpërmjet së cilës do të arrijë pasuria jote.’’
Wallace Wattles
***
Kur falënderon sikur ta kesh marrë atë që dëshiron, emeton një sinjal të fuqishëm në Univers.Sinjali tregon që ti tashmë e ke atë gjë, ngase po tregohesh mirënjohës.Çdo mëngjes, para se të ngrihesh nga shtrati, bëje zakon të jesh parapraktikisht mirënjohës për ditën fantastike që të pret, sikur ta kishe jetuar tashmë. -Rhonda Byrne
Përfytyrimi është kaq i fuqishëm sepse, ndërsa ti krijon në mendje imazhet ku sheh veten duke zotëruar gjërat që dëshiron, në të vërtetë je duke gjeneruar mendime dhe ndjenja sikur i ke ndërkaq ato gjëra.Përfytyrimi është thjesht një mendim i përqëndruar fort tek imazhet, prandaj shkakton ndjenja të fuqishme.Kur përfytyron, e emeton atë frekuencë të fuqishme në Univers.Ligji i tërheqjes e kap atë sinjal të fuqishëm dhe i kthen imazhet tek ti, pikërisht siç i ke përfytyruar.
Rhonda Byrne
***
Është ndjenja ajo që krijon tërheqjen, jo vetëm imazhi apo mendimi.Shumë njerëz mendojnë: ‘’Nëse kam mendime pozitive apo nëse përfytytoj të kem atë që dua, kjo do të mjaftojë.’’Por, nëse e bën këtë dhe nuk e ndien ende bollëkun, nëse nuk e ndien dashurinë apo gëzimin, kjo nuk mjafton për të krijuar fuqinë e tërheqjes. -´
Jack Candifield
***
E bën veten të mendosh sikur je vërtet në atë makinë.Jo mendime të tilla, si: ‘’Do të doja ta blija atë makinë’’ ose ‘’Një ditë a një tjetër do ta blej atë makinë,’’ sepse dëshira jote ka një ndjenjë preçise, që nuk është as këtu e as tani, por në të ardhmen. Nëse i qëndron kësaj ndjenje, do të jesh gjithmonë në të ardhmen. – Bob Doyle
***
Ndjenja dhe vizioni i brendshëm do të fillojnë të jenë një derë e hapur, nëpërmjet së cilës do të fillojë të shprehet fuqia e Universit. – Michael Bernard Beckwith
***
‘’Se çfarë është kjo fuqi, nuk di ta them.Di vetëm që ajo ekziston.’ – Alexander Graham Bell (1847-1922)
***
Detyra jonë është të zbulojmë ‘’si’’- në që do të dalë nga përkushtimi dhe besimi te ‘’çfarë.’’ – Jack Canfield
***
‘’Si’’- të jenë çështje të Universit, që e di gjithmonë rrugën më të shkurtër, më të shpejtë dhe më të harmonishme mes teje dhe ëndrrës tënde.
Mike Dooley

Nëse i hapesh Universit, do të habitesh dhe do të shushatesh nga ajo që do të të jepet.Dhe këtu ndodhin magjitë dhe mrekullitë.
Dr.Joe Vitale
***
Të gjithë mësuesit e Sekretit janë të vetëdijshëm për elementet që ti vë në lëvizje, kur përfytyron.Ndërsa sheh dhe ndien imazhin në mendjen tënde, zhvendosesh në një vend ku beson se do ta kesh ndërkaq atë që dëshiron.Gjithashtu, ti shfaq edhe besimin tek Universi, sepse përqendrohesh te rezultati përfundimtar dhe përjeton atë çka do të ndiesh, pa e vrarë mëndjen se ‘’si’’ do të vijë kjo gjë.Imazhin që ke në mendje e sheh sit ë realizuar.Ndjenjat e tua e shohin sit ë realizuar.Mendja dhe gjithë qenia jote e shohin sikur tashmë ka ndodhur.Ky është arti i përfytyrimit
Rhonda Byrne
***
Do të duhej ta bëje praktikisht çdo ditë, por nuk duhet të jetë kurrë një detyrim.Ajo çka është vërtet e rëndësishme për Sekretin, është të ndihesh mirë.Ti do që ky proçes të të bëjë të ndihesh euforik.Do që të jesh në humor të mirë, i lumtur dhe në harmoni, sa më shumë të jetë e mundur.
Dr.Joe Vitale
***
Të gjithë kanë fuqinë për të përfytyruar.Më lejo të demonstroj me imazhin e një kuzhine.Në mënyrë që kjo të funksionojë, në fillim duhet të heqësh nga mendja çdo mendim për kuzhinën tënde.Mos mendo më për të.Fshiji plotësisht nga mendja imazhet e saj me filxhanët, frigoriferin, sobën, pllakat dhe ngjyrat…..
***
Ke parë një imazh të kuzhinës në mëndjen tënde, apo jo? E po, atëherë ke përfytyruar!
Rhonda Byrne
***
‘’Të gjithë përfytyrojnë, janë të vetëdijshëm për këtë ose jo.Përfytyrimi është sekreti i madh i suksesit.’’
Genevieve Behrend
***
‘’Të gjithë kemi më shumë fuqi dhe mundësi nga ç`mendojmë, ndërsa përfytyrimi është një prej këtyre fuqive më të mëdha.’’
Genevieve Behrend
***
‘’Asgjë nuk mund ta pengojë imazhin tënd që të shndërrohet në një formë konkrete, përveç të njëjtës fuqi që e ka prodhuar – ti.’’
Genevieve Behrend
***
Ndryshimi i vetëm mes njerëzve që jetojne në këtë mënyrë, në magjinë e jetës, dhe atyre që nuk jetojnë kështu, është se ata që jetojnë në magjinë e jetës e kanë bërë këtë një zakon.E kanë bërë zakon përdorimin e ligjit të tërheqjes dhe i ndjek magjia kudo që shkojnë, sepse kujtohen ta përdorin.E përdorin gjithë kohën, jo vetëm në një rast të veçantë.
Marci Shimoff
***
Njerëzit e pranojnë këtë për njëfare kohe vërtet shndërrohen në përkrahësit më të mëdhenj të saj.Ata thonë: ‘’Jam i entuziazmuar.Kam parë atë programin dhe tani do ta ndryshoj jetën time.’’ Por rezultatet nuk duken.Nën sipërfaqe, diçka është gati të ndodhë, por personi sheh vetëm rezultatet sipërfaqësore dhe thotë: ‘’Kjo nuk bën.’’Dhe e di çfarë? Universi thotë: ‘’Dëshirat e tua janë urdhra për mua.’’ Dhe gjithçka zhduket.
James Ray
***
Kur lejon që dyshimi të hyjë në mëndjen tënde, ligji i tërheqjes shumë shpejt do t`i përvijojë mendimet skeptike njeri-pas tjetrit.Kur të vjen nje mendim që shperh dyshim, largoje menjëherë.Lëre të ikë në rrugën e tij.Zëvendësoje me: ‘’E di që ajo që dëshiroj, po më vjen tani.’’ Dhe ndieje.
Rhonda Byrne
***
Duke ditur ligjin e tërheqjes, doja ta vija në përdorim dhe të shihja çfarë do të ndodhte.Në vitin 1995, nisa të krijoja diçka që quhej ‘’Tabela e Vizionit’’.Merrja fotografinë e diçkaje që doja ta arrija ose diçkaje që doja të tërhiqja, si për shembullnjë makinë, orë apo shpirtin binjak të ëndrrave të mia, dhe e vija në tabelë.Çdo ditë ulesha në zyrën time, shikoja tabelën dhe filloja të përfytyroja.Hyja në një gjendje shpirtërore sikur e kisha me të vërtetë atë që dëshiroja.
Po bëhesha gati të ndërroja shtëpi.I futëm të gjitha mobiliet dhe kutitë në magazinë dhe, në harkun kohor të pesë viteve, kisha ndërruar shtëpi tri herë.Pastaj përfundova në Kaliforni dhe bleva shtëpinë, e restaurova për një vit dhe solla të gjitha plaçkat nga shtëpia që kisha pasur para pesë vjetësh.Një mëngjes, djali im Keenan-i, më erdhi në zyrë dhe njëra prej kutive që ishte mbyllur për pesë vjet me rradhë, ishte te pragu i derës.Më pyeti: ‘’Çfarë ka në kuti babi?’’ Unë i thashë: ‘’Janë Tabelat e mia të Vizionit.’’Pastaj ai pyeti: ‘’Çfarë është Tabela e Vizionit?’’ Iu përgjigja: ‘’Aty vë të gjitha qëllimet e mia. I pres dhe i vë të gjitha qëllimet që dua të arrij në jetë.’’ Dhe sigurisht, ai ishte pesë vjeç e gjysëm dhe nuk kuptoj gjë, prandaj i thashë: ‘’Xhan, më lër të ta tregoj, kjo është mënyra më e mirë për ta bërë.’’
Hapa kutinë dhe, kur nxora një Tabelë Vizioni, aty qe fotografia e një shtëpie që e kisha përfytyruar pesë vjet më parë.Ajo që më habiti ishte se ne jetonim në atë shtëpi.Jo në një shtëpi të ngjashme – unë kisha blerë shtëpinë time të ëndrrave, e kisha restauruar dhe as që e dija fare.E pashë atë shtëpi dhe nisa të qaj, sepse isha shtangur.Keenan-i më pyeti: ‘’Pse po qan?’’- ‘’Më në fund e kuptoj si funksionon ligji tërheqjes.Më në fund e kuptoj gjithçka që kam lexuar, gjithçka me të cilën kam punuar gjithë jetën, mënyrën si e kam ndërtuar kompanitë.Ka funksionuar edhe për shtëpinë time.Kisha blerë shtëpinë e ëndrrave dhe as që e dija.’’
John Assaraf
***
‘’ Imagjinata është gjithçka.Është pamja paraprake e gjërave që do të tërheqë jeta.’’
Albert Einstein (1879-1955)
***
Mund ta nxitësh imagjinatën me një Tabelë Vizioni dhe të vësh fotografi të të gjitha gjërave që dëshiron dhe sipas mënyrës sesi dëshiron të jetë jeta kote.Vëre Tabelën e Vizionit në një vend të dukshëm e që ta shohësh çdo ditë, siç bëri edhe John Assaraf-i. Ushqe ndjenjat sikur tashmë i ke këto gjëra që ti i dëshiron.Ndërsa merr dhe ndihesh mirënjohës për këtë, mund të heqësh fotografi dhe t`i zëvendësosh me të reja.Kjo është mënyra fantastike për t`i njohur fëmijët me ligjin e tërheqjes.Shpresoj që krijimi i Tabelës së Vizionit të frmëzojë prindër e mësues anembanë botës.
Rhonda Byrne
***
Vendos çfarë dëshiron të kesh.Beso se mund ta kesh.Beso se e meriton dhe mund ta arrish.Pastaj mbyll sytë çdo ditë për disa minuta dhe përfytyro sikur ke atë që dëshiron, ndihu sikur tashmë e ke shtënë në dorë.Dil nga përfytyrimi dhe përqëndrohu te gjërat për të cilat je mirënjohës dhe shijoje ne maksimum këtë ndjesi.Pastaj vazhdo ditën tënde normale dhe lërja këtë në dorë Universit, me besimin që ai do të dijë si ta materializojë.
Jack Canfield
***
‘’Mendja mund të arrijë gjithçka që ajo përfytyron.’’
W.Klement Stone (1902-2002)
***
Jam rritur me moton:’’Duhet të punoj shumë për të fituar para.’’ Prandaj këtë e zëvendsova me.’’Paratë vijnë lehtë dhe shpesh.’’Në fillim duket si gënjeshtër, apo jo?Një pjesë e trurit tënd thotë: ‘’More gënjeshtar, është e vështirë.’’Prandaj duhet ta dish që kjo lojë tenisi do të zgjasë për pak kohë.
Loral Langemeier
***
Nëse ndonjëherë ke menduar:’’Duhet të punoj shumë dhe të luftoj për të pasur para,’’ largoi menjëherë këto mendime.Me këto mendime ti ke emetuar një frenkuencë të veçantë dhe kështu ato janë bërë imazhet e jetës tënde.Ndiq këshillën e Loral Langemeier-it dhe zëvendësoji këto mendime: ‘’Paratë vijnë lehtë dhe shpesh.’’
Rhonda Byrne
***
Kur vjen puna te krijimi i pasurisë, pasuria është një gjendje mendore.Gjithçka varet nga mënyra jote e të menduarit.
David Schirmer
***
Do të thosha që tetëdhjetë për qind e trajnimit që bëj me njerëzit ka lidhje me psikologjinë dhe mënyrën e tyre të të menduarit.E di kur njerëzit thonë:’’Oh, ti mund ta bësh, por unë nuk mundem.’’Njerëzit kanë aftësinë ta ndryshojë raportin e brendshëm dhe bashkëbisedimin e tyre me paratë.’’Lajmi i mirë është se, në çastin kur vendos se ajo çfarë di është e rëndësishme se ajo që të kanë mësuar të besosh, atëherë do të kesh ndërruar marsh në kërkimin tënd drejt bollëkut.Suksesi vjen Brenda, jo nga jashtë.’’
Ralph Waldo Emerson (1803-1882)
***
Duhet të kesh raport të mirë me paratë, për të tërhequr më shumë.Është e kuptueshme që, kur njerëzit nuk kanë para mjaftueshëm, ata nuk ndihen mirë.Por ndjenjat negative lidhur me paratë të ndalojnë të tërheqesh shuma të tilla!Duhet të dalësh nga ky rreth vicioz dhe këtë mund ta bësh duke filluar të ndihesh mirë për paratë dhe të jesh mirënjohës për ato që ke .Fillo të thuash e të ndiesh: ‘’Kam më se mjaftueshëm.’’ ‘’Ka bollëk parash dhe ato po vijnë tek unë.’’ ‘’Unë jam magnet parash.’’ ‘’I dua paratë dhe paratë më duan.’’ ‘’Marr para çdo ditë.’’ ‘’Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit.’’
Rhonda Byrne
***
Të japësh është një veprim i fuqishëm për të sjellë më shumë para në jetën tënde, sepse kur jep, thua: ‘’Kam bollëk.’’Nuk do të habiteshe nga fakti që njerëzit më të pasur në planet janë filantropët më të mëdhenj.Ata falin shuma të mëdha parash dhe, ndërsa e bëjnë këtë nëpërmjet ligjit të tërheqjes, Universi hapet dhe shuma të mëdha parash vërshojnë tek ata – të shumëfishuara!
Rhonda Byrne
***
Nëse mendon: ‘’Nuk kam para aq sa për të falur’’ – bingo! Tani e kupton pse nuk ke shumë para! Kur mendon se nuk ke aq as për të falur, fillo të falësh.Nëse tregon se ke besim te falja, ligji i tërheqjes do të të japë më shumë, që të vazhdosh të falësh.
Rhonda Byrne
***
Ka një ndryshim të madh mes ‘’të falësh’’ dhe ‘’ të sakrifikosh.’’Të falësh me gjithë zemër, të bën të ndihesh mirë.Të sakrifikosh, nuk të bën të ndihesh mirë.Mos i ngatarro këto të dyja – janë diametralisht të kundërta.Njëra emeton një sinjal mungese, ndërsa tjetra një sinjal bollëku.Njëra të bën të ndihesh mirë, ndërsa tjetra jo.Sakrifikimi do të të çojë drejt mërisë.Të falësh me gjithë zemër, është një prej gjërave që të jep më shumë gëzim dhe ligji i tërheqjes do ta kapë atë sinjal dhe do të të japë më shumë në jetën tënde.Ndryshimi ndihet
Rhonda Byrne
***
Gjithçka që ti dëshiron, është punë e brendshme! Bota e jashtme është bota e efekteve; është thjesht rezultati i mendimeve.Futi mendimet e tua në frekuencën e lumturisë.Emetoje lumturinë dhe gëzimin që ke brenda vetes dhe transmetoje në Univers me gjithë forcën tënde dhe kështu do të jetosh parajsën e vërtetë në tokë.
Rhonda Byrne
***
Nësë të kanë edukuar të besosh se, të jesh i pasur nuk është shpirtërore, atëherë të këshilloj të lexosh seritë The Millionaires of the bible të Catherine Ponder-it.Duke lexuar këta libra të shkëlqyer, do të zbulosh që Abrahami, Isaku, Jakobi, Jozefi, Moisiu dhe Jezusi jo vetëm që ishin mësues të mirëqenies, por ishin edhe vetë milionerë, me stile jetese më të begata nga ç`mund ta përfytyrojnë shumë milionerë të ditëve të sotme.
Rhonda Byrne
***
Ti je trashëgimtari i mbretërisë së tyre.Mirëqenia është e drejta jote që në lindje dhe je ti ai që e mban çelësin për të pasur më shumë bollëk nga ç`mund ta imagjinosh, madje në çdo fushë të jetës tënde.Ti meriton çdo gjë të mirë që dëshiron dhe Universi do të ta japë, por më parë duhet të thërrasësh në jetën tënde.Tani ti e di Sekretin. E ke çelësin.Çelësi janë mendimet dhe ndjenjat e tua; dhe e ke pasur gjithë jetën në dorën tënde.
Rhonda Byrne
***
Njoh shumë njerëz që fitojnë shuma të mëdha parash, por lidhjet e tyre ta shpifin.Kjo nuk është pasuri.Mund t`u shkosh prapa parave dhe mund të bëhesh i pasur, por kjo nuk të siguron se do të jesh i pasur.Nuk po them që paraja nuk është pjesë e pasurisë; është, por vetëm një pjesë e saj.Ndërkaq takoj shumë njerëz që janë ‘’shpirtërorë,’’ veçse janë gjithmonë të sëmurë e trokë.As kjo nuk është pasuri.Jeta supozohet të jetë e bollshme – në të gjitha fushat.
James Ray
***
Shumë njerëz në kulturën perëndimore po rreken të arrijnë sukses.Duan të kenë një shtëpi të madhe, duan që bizneset t`u shkojnë mirë, përqendrohen në të gjitha këto gjëra të jashtme.Por në studimet tona kemi zbuluar se këto gjëra të jashtme nuk të sigurojnë atë që do, pra lumturinë.Kështu që vihemi në kërkim të gjërave të jashtme duke menduar që të na sjellin lumturi, por është krejt e kundërta.Më parë duhet të kesh gëzim, paqe dhe vizion të brendshëm, pastaj shfaqen edhe gjërat e jashtme.
Marci Shimoff
***
Marie Diamond
Sekreti nënkupton që ne jemi krijuesit e Universit tonë dhe se çdo dëshirë që duam të krijojmë, do të materializohet në jetën tonë.Prandaj dëshirat, mendimet dhe ndjenjat tona janë shumë të rëndësishme, sepse ato do të materializohen.
Një ditë shkova në shtëpinë e një drejtori artistik, një producenti shumë të famshëm filmash.Në çdo cep ai kishte ai kishte imazhin e bukur të një gruaje lakuriqe të mbuluar më një copë, e cila sikur kthehej nga ana tjetër dhe thoshte: ‘’Nuk të shoh.’’ I thashë atij: ‘’Mendoj se mund të keni probleme me lidhjet e dashurisë.’’ Kurse ai tha: ‘’Jeni gjë telepatike?’’ – ‘’Jo, por shikoni.E keni vënë në shtatë vende atë grua.’’ Ai ma ktheu: ‘’Por më pëlqen ajo lloj pikture.E kam pikturuar vetë.’’ – ‘’Aq më keq, – i thashë.- Sepse keni vënë gjithë krijimin dhe krijimtarinë në të.’’
Ai është burrë shumë i pashëm, është i rrethuar gjithmonë nga shumë aktore, sepse kjo është puna që bën, por nuk kishte asnjë lidhje dashurie.E pyeta: ‘’Çfarë doni?’’ – ‘’Dua të dal me tri gra në javë. ‘’Unë i thashë: ‘’Mirë, pikturojeni.Pikturojeni veten me tri gra dhe vareni ne çdo cep të shtëpisë.’’
Kur e pashë pas gjashtë muajsh, e pyeta: ‘’Si të shkon jeta dashurore?’’ – ‘’Shkëlqyeshëm! Femrat më telefonojnë, duan të dalin me mua.’’ – ‘’Sepse kjo është dëshira juaj,’’ i thashë.Ai tha: ‘’Ndihem shkëlqyeshëm.Dua të them, për vite të tëra nuk kam qenë i lidhur me asnjë femër, kurse tani dal me tri në javë.Zihen për mua.’’ – ‘’Shumë mirë për ju,’’ iu përgjigja.Pastaj më tha: ‘’Tani dua pak stabilitet, dua të martohem, dua një lidhje të vërtetë dashurie.’’Unë ia ktheva: ‘’Epo pikturoje.’’ Ai pikturoi një lidhje të bukur romantike dhe pas një viti u martua; tani është shumë i lumtur.
Kjo ndodhi sepse ai shprehu një dëshirë tjetër.E kishte dëshiruar këtë gjë për shumë vite, por nuk kishte ndodhur, sepse dëshira e tij nuk mund të shfaqej.Niveli i tij i jashtëm – shtëpia e tij – ishte në kundërshtim të vazhdueshëm me dëshirat që kishte.Nëse e kupton këtë njohuri, fillon të luash me të.
Historia e klientit të Marie Diamond-it është një shfaqje e përkryer e mënyrës se si Feng Shui pasqyron mësimet e Sekretit.Ajo tregon se mendimet tona kanë një fuqi të madhë krijuese, kur i vëmë në punë.Çdo veprim që ndërrmarrim duhet të paraprihet nga një mendim.Mendimet krijojnë fjalët që flasim, ndjenjat që ndiejmë dhe veprimet tona.Veprimet janë veçanërisht të fuqishme, sepse janë mendimet që ato na kanë shtyrë të veprojmë.
Mund të mos e kuptojmë fare se cilat janë mendimet tona më të thella, por kuptojmë çfarë kemi menduar duke parë veprimet që kemi ndërmarrë.Në rastin e producentit të filmave, mendimet e tij më të thella pasqyroheshin në veprimet e tij dhe në mjedisin ku jetonte.Kishte pikturuar shumë femra, por të gjitha i kthenin shpinën.A arrin ta kuptosh se cilat ishin mendimet e tij më të thella?Edhe pse me fjalë thoshte se donte të dilte me më shumë femra, mendimet e tij më të thella nuk pasqyroheshin në pikturat e tij.Zgjedhja për të ndryshuar veprimet e tij e shtyu t`i përqëndronte të gjitha mendimet në atë që dëshironte.Një ndryshim kaq i thjeshtë e ndihmoi të pikturonte jetën e tij dhe ta materializonte falë ligjit të tërheqjes.
Rhonda Byrne
***
Në një lidhje në çift është e rëndësishme që më parë të kuptosh se kush do të hyjë në atë lidhje; dhe nuk e kam fjalën vetëm për patnerin tënd.Pikësëpari duhet ta kuptosh veten.
Lisa Nichols
***
‘’Për të pasur dashuri…. mbushu me dashuri derisa të bëhesh magnet.’’
Charles Haanel

Marrë nga libri ”SEKRETI” i Rhonda Byrne

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura