LABURISTI J.CORBIN: ’11 SHTATORI 2001, ISHTE ‘MANIPULUAR’ NGA SHBA’të PËR TË NDIHMUAR ‘RENDIN E RI BOTËROR’! (FOTO+VIDEO)

Pashtriku.org, 30. 09. 2016: Lideri i rizgjedhur i laburistëve në Angli, Jeremy Corbin, pretendon se sulmet terroriste më 11 shtator 2001 në SHBA kanë qenë manipulime të Perëndimit. Sipas tij, ky ka qenë manipulim në mënyrë që të mund të fillohet lufta në Afganistan. Corbin këtë e ka thënë në një seri artikujsh që i ka shkruar para 12 vjetësh por tani janë publikuar nga mediat britanike.
Lideri i Partisë Laburiste, në këta artikuj ka kritikuar ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-presidentin amerikan George W. Bush, për të cilët ka thënë se shfrytëzuan sulmet e 11 shtatorit për të filluar luftën, – shkruan gazeta prestigjioze “The Telegraph”.
“Pas 11 shtatorit, pretendimet se përgjegjës për sulmet është Osama Bin Laden dhe Al Kaeda janë paraqitur shpejt dhe me zë të lartë. Kjo është kthyer shpejt në një sulm ndaj talebanëve dhe pastaj, edhe ndryshimi i regjimit në Afganistan” – shkroi Corbin në një artikull tjetër për “Morning Star” më 2003.
“The Telegraph” shkruan se në disa shkrime të mëhershme, z.Corbin në këtë drejtim kishte vërtetuar teorinë për “Rendin e Ri Botëror”. “Rendi i Ri Botëror” shpesh lidhet me të ashtuquajturit “Iluminati” dhe flet për një “qeveri totalitare globale – botërore”.

___________
Referencat (burimet):
Jeremy Corbyn-9/11 Was “Manipulated” To Help Push A “New World Order”

Jeremy Corbyn: 9/11 was ‘manipulated’
http://www.telegraph.co.uk/news/politics/Jeremy_Corbyn/11892383/Jeremy-Corbyn-911-was-manipulated.html

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura