ÇMENDURIA E TRISHTUESHME E HILL-it!

ÇMENDURIA E TRISHTUESHME E HILL-it!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 10 qershor 2023

“Vuçiq, një partner i mirë për ne, nuk e di nëse mund ta konsiderojmë Kurtin si të tillë”, kështu ka thënë ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, në një intervistë për Zërin e Amerikës, më 8 qershor 2023.

Në këtë mënyrë ambasadori Hill po e ndërton interesin gjeopolitik e atë strategjik me Gebelsin e Millosheviçit, varrëmihësin e Ballkanit!

Sa për ilustrim lexoni:

BARBARËT E “MESJETËS“ TË FUNDSHEKULLIT XX!

https://pashtriku.beepworld.de/barbaret.htm

Edhe këtu 👇👇👇

https://pashtriku.beepworld.de/barbaretfoto.htm

Edhe këtu 👇👇👇

https://pashtriku.beepworld.de/varrmihesitekosove.htm

***

Kush ishte Aleksandër Vuçiq, ky partneri i sotëm i  ambasadorit Hill?

ALEKSANDËR VUÇIQI – GEBELSI I MILLOSHEVIÇIT DHE I LLASTUARI I PERËNDIMIT …

Nga Sheradin Berisha 👇👇👇

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221521096913209&id=1125324528

***

REAGIMET

Ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan Christopher Hill ka reaguar ashpër ish-ambasadori Holandës në Kosovë, Robert Bosch. Ai në një postim në Facebook deklaratën e tij e ka cilësuar të trishtueshme!

Lexoni postimin të plotë:

“E trishtueshme të lexosh atë që tha #ambassadorhill.

Të gjithë e dinë se Vuçiq nuk është vetëm antidemokratik, por edhe i pari përgjegjës për të gjitha tensionet në të gjithë Ballkanin. Se ai e minoi dhe denoncoi menjëherë marrëveshjen e Ohrit duket se nuk llogaritet! Si mundet një ambasador të shkojë në vend dhe të injorojë publikisht atë që po ndodh? Shumë e trishtueshme vërtet.”

Ndërkaq për politikanin gjerman, njëherësh edhe deputet i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, deklarata e ambasadorit Hill është një çmenduri!

“Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan Presidentin Vuçiq “partner të mirë” derisa vë në pikëpyetje nëse Shtetet e Bashkuara ‘mund ta konsiderojnë ende” Kryeministrin e Kosovës “partner”. Thjesht çmenduri”,  ka shkruar zoti  Butikofer në rrjetin e tij në “Twitter’”.

***

Kush ishte ambasadori Hill gjatë luftës në Kosovë (1998 – 1999)?

PËRFSHIRJA E AMBASADORIT HILL NË NEGOCIATAT E FSHEHTA SHBA – SERBI PËR STATUSIN DHE SIGURINË E KOSOVËS NË KUADËR TË SERBISË!

Ambasadori amerikan në Shkup Christopher Hill gjatë vitit 1998 ka qenë i përfshirë edhe në negociatat e fshehta me Beogradin për statusin politik dhe të sigurisë të Kosovës në kuadër të Republikës së Serbisë.

Për negociatat e fshehta SHBA – Serbi për herë të parë ka folur për javoren serbe ‘Nedeljnik’, profesori i së Drejtës Kushtetuese të Serbisë, Vladan Kutleshiç.

Ai ka deklaruar se negociatorët nga pala serbe ishin: presidenti i Serbisë, Milan Milutinoviç, dhe personalisht ai në cilësinë ekspertit të së Drejtës Kushtetuese të Serbisë, ndërsa nga pala amerikane ishin: Këshilltari special i Sekretares së Shtetit Madeleine Albright, Jim O’Brien dhe ambasadori amerikan në Shkup, Christopher Hill.

“Negociatat e fshehta me amerikanët mbi statusin e Kosovës u mbajtën në Beograd edhe para Konferencës së Paqes në Rambuje, e cila dështoi dhe çoi në bombardimet e Serbisë.” ka thënë Vladan Kutleshiç.

Profesori Vladan Kutleshiç, si ekspert i së Drejtës Kushtetuese, së bashku me Këshilltarin e M.Albright, Jim O’Brien në Beograd kanë përpiluar një dokument me përmbajtje politike (për statusin e një autonomie) për Kosovën, ndërsa një dokument tjetër, me natyrë ushtarake, lidhur me aksionin ushtarako-policor serbë në Kosovë, u përgatit nga presidenti serb Milan Milutinoviç, së bashku me ambasadorin amerikan Christopher Hill.

Zoti Kutleshiç e kujton shumë mirë bashkëpunimin e ambasadorit Hill me presidentin Milutinoviç.

“Ambasadori Hill iu drejtua Milutinoviçit me shumë përzemërsi, mirëkuptim dhe këshilla se si të kryhej veprimi në Kosovë, por në të njëjtën kohë ai vendosi kufizime ndaj tij të përfshira në rregullat e OSBE’së për konfliktet e brendshme.” kujton Kutleshiç.

Dhe pastaj e dëgjoj, mund të citoj atë që dëgjova: “Milan, ne nuk duhet të jemi të gjelbër në fushë, vetëm blu. Do të thoshte që ne nuk ishim ushtria për të qenë atje, por policia. ‘Nëse nuk ka blu sa duhet, pikturojeni atë në të gjelbër në blu’. ‘Asnjë aviacion, asnjë helikopter,’ asnjë tank, asnjë BPR, asgjë mbi 80 mm ‘. Këto ishin rregullat e OSBE-së që amerikanët kërkuan të respektoheshin” – tregon Kutleshiç.

Më gjerësisht lexoni këtu:

SI U ZHVILLUAN NEGOCIATAT E FSHEHTA SHBA – SERBI PËR KOSOVËN, GJATË LUFTËS 1998 – 1999?! Nga Sheradin Berisha 👇👇👇

dhe

ËSHTË I ÇUDITSHËM PRESIONI I AMBASADORIT HILL PËR THEMELIMIN E ASOCIACIONIT, SI NJË KRAHINË AUTONOME E SERBËVE NË KOSOVË!

Nga Sheradin Berisha 👇👇👇

::::::::::::::::::::::::::::::::

A U ÇLIRUA VERIU I KOSOVËS MBI LUMIN IBËR, NË QERSHOR TË VITIT 1999?!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 13 dhjetor 2022 (Pashtriku 13.06.2023)

Total
0
Shares
1 comments
  1. Mos humbisni: MAQEDONIA KA SHUMICE SHQIPTARE

    mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/maqedonia-eshte-me-shume-shqiptare-se.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura