A U ÇLIRUA VERIU I KOSOVËS MBI LUMIN IBËR, NË QERSHOR TË VITIT 1999?!

Lexoni para se të komentoni

A U ÇLIRUA VERIU I KOSOVËS MBI LUMIN IBËR, NË QERSHOR TË VITIT 1999?!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 13 dhjetor 2022 (Pashtriku 13.06.2023)

“KËNGA E ÇLIRIMIT TË KOSOVËS DERI NË IBËR! KUJT I SHKON ZANI, KANGA DHE PUSHKA S’ËSHTË NDALUAR KURRË!”

Kështu thotë Halil Selimi në një bashkëbisedim të zhvilluar para tri ditëve! Ndërkaq përgjigjia ime ishte: “Halil Selimi, aha do të thotë për ty deri në lumin Ibër është Kosovë, e mbi Lumin Ibër është Serbi apo?!” Dhe Halil Selimi më përgjigjet:

“Sheradin Berisha, hajt përsërite edhe njëherë se a ka të hy vetja n’qef! Ani se mua nuk më bënë përshtypje vetpërsëritja tautologjike, duke u bërë kolonë zanore e atyre që ju dhemb liria e Kosovës dhe e qajnë me lot pushtetati ndarjen e Mitrovicës!

Mjerim!” …Më gjerësisht lexoni bashkëbisedimin.

***

Halil Selimi është ish veprimtar i LPK-së, në korrik 1999 bashkëthemeluesi i Partisë për Bashkimin Demokratik të Kosovës (PBDK), e cila më vonë mori emrin Partia e Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK) për të përfunduar me emërtimin Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Halili Selimi më 10 dhjetor 2022 në rrjetin e tij facebook ka hapur një temë, duke vendosur një fotografi të Presidentes Vjosa Osmanit dhe Kryeministrit Albin Kurtit me titullin: “Dorëzohet pushteti: Presidentja Osmani kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në veri …” të shkëputur nga gazeta “nacionale,com” e gazetarit Berat Buzhala.

Ndërkaq Halili këtë fotografi e shoqëron me komentin si vijon: “Dorëzohet pushteti?! Jo, po shtrihet sovraniteti! Po frynë Veriu…”

***

Në këtë temë kemi zhvilluar këtë:

BASHKËBISEDIM …

Sheradin Berisha

Halil Selimi, Duhet të kthehet shiriti i këtij filmi në veri se si ka nis kjo histori … Bomba e veriut është kurdisur qysh në qershor të vitit 1999 me vendosjen e trupave të NATO-s (KFOR-i francezë) mbi lumin Ibër, kur dhe u bë ndarja e Mitrovicës me tri komunat tjera veriore.

Fillimisht ju ftojë ta lexoni dhe pastaj të komentoni:

Veriu është bombë e kurdisur dhe eksplodon me planë të agjendave ndërkombëtare …

VERIU, VENDI I KRIZAVE TË RICIKLUAR DHE PLANI FRANKO – GJERMAN SI ZGJIDHJE!

Klikoni këtu 👇👇👇

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221587686497907&id=1125324528

***

Halil Selimi

Sheradin Berisha,

Frynë veriu, por do vijë prilli…

Të përshëndes!

***

Sheradin Berisha

Halili Selimi, më vjen keq që një veprimtar i Lëvizjes si Ti ka rënë kaq poshtë në këtë drejtim. Thua se gjendja në Veriun e Kosovës ka  qenë e qetë, ndërkohë që e dimë mirëfilli se  pas luftës (në qershor 1999) atje vepronin lirshëm strukturat paralele kriminale të tipit: “roja të urës”, që bllokonin rrugët sa herë të donin, bashkë me strukturat e policisë serbe (MUP-it) dhe të sigurimit serbë (BIA-s) dhe jo vetëm, dhe të njejtit në verën e vitit 2013 me një marrëveshje midis faktorit ndërkombëtar – qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë u “integruan” brenda sistemit të shtetit (që u shpallë i pavarur më 17.02.2008) duke formuar madje edhe partinë Lista Serbe. Dhe këto struktura kinse të integruar në sistemin e republikës së Ahtisarit, duke qenë nën dirigjimin e Beogradit vepronin çdo ditë në rrënimin e kësaj republike. Dhe sot jemi këtu ku jemi. Këto struktura gjoja të “integruara” u larguan nga ky sistem, duke iu rikthyer zanatit të vjetër, rojave të urës me bllokim të rrugëve dhe jo vetëm.

***

Halil Selimi

Dëgjo këngën e mos ja ulë zërin kaq poshtë, se më duhet me të fshi pastaj🙏🏼

***

Sheradin Berisha

Halil Selimi e dëgjova këngën, shumë faleminderit.

Tani dëgjoje edhe ti këngën e cila flet për ndarjen e Mitrovicës dhe të tri komunave veriore.

Në verën e vitit 1999 në një nga protestat e shqiptarëve të cilët nuk lejoheshin nga KFOR-i francezë për të shkuar nëpër shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës, për ndalimin dhe qetësimin e protestuesve shqiptare ka marrë pjesë: Kryeministri i QPK dhe ish Drejtori i Drejtorisë Politike të UÇK-së Hashim Thaçi me bashkëpunëtorët e tij, Kadri Veselin, Bilall Sherifin, Bajram Rexhepin dhe Komandantin e Zonës Operative të Shalës, Rrahman Rama…

Dëshmi: Hashim Thaçi në verën e vitit 1999 kur u nda Mitrovica (Video)

***

Halil Selimi

Sheradin Berisha,

Këto këngë nuk më tingëllojmë autoktone! Janë këngë që këndohen sidomos nga 1912, kur u nga Kosova, por unë e dëgjoj dhe e ndiej me shpirt këngën e çlitimit të Kosovës deri në Ibër! Kujt i shkonë zani, kanga dhe pushka s’është ndalur kurrë!

***

Sheradin Berisha

Halil Selimi, aha do të thotë për ty deri në lumin Ibër është Kosovë, e mbi Lumin Ibër është Serbi apo?!

***

Ilaz Zhitija

Ketije shurradinit tani i paska ra ndeemend me na tregue se çka është vendos në qershor të vitit 1999.Edhe ky si ideologu i tije me vonese po i kuptojne se çka eshte vendose ne 1999, çka është vendos në pakon e Ahtisarit e ne kushtetuten e Kosoves.Por le ti lexon se çka ka shkrue deri me tani dhe si ka shpife deri me tani kunder udhëheqsve te UÇK.

***

Sheradin Berisha

Halil Selimi eh pra kështu duhet të jeni i shkurt dhe i qartë, jo siç është mistifikuar nga liderët politik të UÇK-së (lexo të PDK-së) dhe jo vetëm, se Kosovën e kemi çliruar cep më cep në kufijtë e saj aktual, ashtu siç është shpallur e “pavarur dhe sovrane” sipas Pakos së Ahtisarit, e jo sipas gjakut të Adem Jasharit.

Edhe një herë shumë faleminderit që na e pohove faktin se, me luftën tonë çlirimtare të UÇK-së Kosovën e paskemi çliruar deri në Lumin Ibër, ku u nda Mitrovica në jugore e veriore bashkë me tri komunat tjera Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan.

Faktin e ndarjes e dëshmon edhe videodëshmia që ta dërgova më lartë, ku bashkë me trupat e KFOR-it francezë për ndalimin e familjeve shqiptare për të mos kaluar mbi lumin Ibër për të shkuar në shtëpitë e tyre në pjesën veriore të Mitrovicës… angazhohet edhe shefit i Drejtorisë politike të UÇK-së dhe jo vetëm.

Shëndet 🫶

***

Halil Selimi

Sheradin Berisha, hajt përsërite edhe njëherë se a ka të hy vetja n’qef! Ani se mua nuk më bënë përshtypje vetpërsëritja tautologjike, duke u bërë kolonë zanore e atyre që ju dhemb liria e Kosovës dhe e qajnë me lot pushtetati ndarjen e Mitrovicës!

Mjerim!

***

Sheradin Berisha

Halil Selimi të kuptova. Edhe një herë të faleminderoj shumë për qartësinë tuaj në këtë pikë. Tani e dimë mirëfilli kush ka kontribuar nga faktori shqiptar që Kosova të mbetet kështu e ndarë! Shëndet e gëzime 🇦🇱

***

I nderuar Ilaz Zhitija

Për të mësuar të vërtetën e këtij problemi duhet të dihen fillimisht shkaqet që kanë sjellur deri te këto pasoja që po i përjetojmë sot.

Unë kam shkruar vazhdimisht për këtë problem shumë serioz, dhe mund t’ju them se

THEMELET E “ZAJEDNICËS” SERBE NË KOSOVË U HODHËN NË QERSHOR 1999!

Saktësisht themelet e “Asociacionit të Komunave etnike Serbe” (Zajednicës) u vunë në gjysmën e parë të qershorit 1999, pas disa takimeve të treshes: Marti Ahtisaari – Strobe Talbot – Viktor Çernomerdin me Sllobodan Millosheviçin, për ndalimin e bombardimeve të NATO-s dhe pranimin e kushteve të “Grupit te Kontaktit” për Kosovën.

Ky plan nisi të realizohet menjëherë pas përfundimit të luftës me krijimin e enklavave serbe brenda në Kosovë dhe veprimit të pavarur të tri komunave veriore serbe:

– Leposaviçit,

– Zubin Potokut dhe

– Zveçanit, bashkë me Mitrovicën e veriut të ndarë në lumin Ibër, nga KFOR-i francezë, rojat serbe të urës, pushteti qendror i UNMIK’ut dhe institucionet vendore të ngritur në bazë të Rezolutës 1244 për Kosovën!

Kjo situatë ka vijëzuar substratin e ndarjes së Kosovës në dy etnitete, të cilat u formalizuan me PAKON E AHTISAARIT, gjatë bisedimeve të Vjenës (2006 – 2007). Ndërsa më 25 gusht 2015 – me marrëveshjen e  Brukselit të nënshkruar nga Isa Mustafa, Aleksander Vuciqi dhe Mogherini, u legalizua Autonomia territoriale e etnitetit serb, e quajtur “Zajednicë”. Ajo zajednicë e cila u formësua me marrëveshjen e 19 prillit 2013, të nënshkruar nga Hashim Thaci, Ivica Daçiqi dhe Ashton po në Bruksel!!

***

RIKUJTESË!

Në shkurt 2007, derisa po vazhdonin bisedimet në Vjenë, kam shkruar një analizë për këtë temë, të cilën mund ta lexoni në vazhdim:

Grupi i papërgjegjshëm negociator i Kosovës!

OFERTA „HISTORIKE“ E GRUPIT TË UNITETIT – PËR FORMIMIN E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE!

Shkruan: Sheradin BERISHA

– Botuar më 25. 02. 2007 –

Plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës në dy etnitete (shqiptare dhe atë serbe) nuk është risi. Ky plan i projektuar nga akademiku shovinist  Dobrica Qosiç, ndonëse gjatë periudhave të caktuara  është përdorur si planë rezervë për realizimin e synimeve serbe, po të lexosh me vëmendje pakon e Ahtisaarit do të spikasësh me lehtësi shumë elemente të kamufluara apo thënë më qartë të modifikuara, të cilat reflektojnë qartë këtë ndarje. Dihet mirëfilli se substrati i ndarjes së Kosovës ngjashëm me Bosnjen, është hedhur përmes krijimit të enklavave serbe, dhe shkëputjes së  plotë të pjesës veriore të Kosovës (Leposaviçit, Zubin  Potokut dhe Zveçanit) duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën verore deri në urë të lumit Ibër, nga tërësia e ushtrimit të pushtetit prej institucioneve ( të 1244-shit + anglisht ) të Kosovës.

Dhe, kjo ndarje e vijëzuar tashmë në  pakon e Ahtisaarit, po legalizohet edhe me miratimin dhe zemërgjerësinë e Grupit negociatorë gjegjësisht Grupit të Unitetit, si rezultat i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që u zhvilluan gjatë vitit 2006 e që po vazhdojnë edhe këtë vit, (nga 21 shkurti 2007) si raund “konsultimesh” ne mes të dyja palëve në Vjenë…

(…)

Më gjerësisht lexoni këtu:

OFERTA „HISTORIKE“ E GRUPIT TË UNITETIT – PËR FORMIMIN E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE!

http://pashtriku.beepworld.de/akishatharta.htm

***

Sheradin Berisha

Të nderuar Ilir Mustafa dhe Ilaz Zhitija

Si përgjigjie ndaj komenteve tuaj ju sjellë disa shkrime që bëjnë fjalë për shqetësimet tuaj në këto drejtime.

Ju ftojë t’i lexoni dhe pastaj të komentoni.

Shumë faleminderit për kontributin tuaj në këtë temë të ngritur nga miku ynë Halil Selimi

***

Nga arkivi i Pashtrikut, 2007 – 2008

Rrugëtimi i shpalljes së pavarësisë …

“SHERADIN BERISHA: OFERTA ‘HISTORIKE’ E GRUPIT TË UNITETIT – PËR FORMIMIN E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE! 

***

“SHERADIN BERISHA: DOKUMENTE ARKIVORE QË DEFINUAN STATUSIN E KOSOVËS (2007)

***

“SHERADIN BERISHA: PAVARËSIA E PLOTË E KOSOVËS AS QË MUND TË IMAGJINOHET ME REZOLUTËN 1244! (NGA ARKIVI – DHJETOR 2007)

***

“SHERADIN BERISHA: DIALOGU PRISHTINË – BEOGRAD PËR 6 PIKAT E BAN KI MOONIT KA NISUR NË QERSHOR 2008! (NGA ARKIVI PASHTRIKUT)

***

“SHERADIN BERISHA: LAMBERTO ZANNIER, SHEFI I MADH I KOSOVËS(!)DHE KRYENEGOCIATORI I 6 PIKËSHIT TË BAN KI MOONIT! (NGA ARKIVI – GUSHT 2008)

***

“SHERADIN BERISHA: KAH PO SHKON KOSOVA? DUHESH ME QENË IDIOT E I PADINJITETSHËM, PËR TË THËNË SE DO TË JETË ҪDO GJË OK!

***

“SHERADIN BERISHA: KOMPROMISET E KOSOVËS PËR ‘ZBUTJEN’ E SERBISË! (NGA ARKIVI I PASHTRIKU.ORG, NËNTOR 2008) – Pashtriku”

***

Ilaz Zhitija

Sheradin Berisha,ti e din siq edhe une e di se ne vitin 1999 ne Veri te Mitrovices jo vetem Thaqi me UÇK por edhe te gjithë ushtrinë e Shqiperise me e pa pas me veti nuk kish mujt me e ba as nje hap perpara sepse ana tjeter i ka as Francezet dhe gjithë NATOn. Ajo pjese ka mund dhe mundet vetem ne menyre diplomatike te mbetet me Kosove.E keqja eshte se ti e dine kete te vertet siq e din secili njeri qe dine te analizoi situaten politike nderkombtare.Por ti e ke arsyen tende pse je kunder udheheqjes politike te UÇK së.Para dy dite idoli yt tha prap se nuk do te kete ascicion ndersa sot i terhoqi puntoret e kufirit ne pjesen veriore.Ta kesh te qarte se sa me shume te mundohet Kurti te beje presion aq ma te gjëra do ti kete kompetencat asociacioni serb! A po te kujtohen reagimet e millosheviqit ndaj Kosoves? Sa ma shume kundershtojke aq me e forte behej rezistenca kunder tije dhe Kosova me gabimet e tije e fitoi pamvarsonë.

***

Sheradin Berisha

I nderuar Ilaz Zhitija

Të kuptova, nga gabimet e kriminelit Millosheviç e fituam pavarësinë!

Por e vërteta nuk ndryshohet me iluzione!

Lexoni me kujdes:

ҪFARË REPUBLIKE SHPALLËM MË 17 SHKURT 2008?!

Nga Sheradin Berisha

Para gati 15 vjetësh Kuvendi i Kosovës shpalli aktin e pavarësisë, sipas rezolutës 1244 të OKB-së dhe shumë marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare, të cilat u finalizuan me pakon e Ahtisarit!

Nga 17 shkurti 2008, Kosova është republikë e Pakos së Ahtisarit:

– që ka 10 komuna etnikisht serbe, edhe pse u shpallë si multietnike!!!;

– ka 44 kisha e manastire “serbe” si: zona eksterritoriale të mbrojtura me ligje të veçanta. (Këto kisha e manastire nuk ishin sllave, sepse ato i përkisnin kohës paleolitike, iliro – dardane);

– Kuvendi i Kosovës ka 20 vende të rezervuara për deputetët e pakicave (10 deputetë të pakicës serbe);

– ka dy shumica (2/3): shumicën e shumicës (të 80 deputetëve shqiptarë), dhe shumicën e pakicës (të 20 deputetëve të minoriteteve), një absurd i pashembullt në shtetet demokratike;

Pastaj në republikën e Ahtisarit, Serbia e pasaadhësve të Millosheviçit, Vuçiq – Daçiq:

– ka pjesëtarë të shërbimeve sekrete, brenda AKI’s;

– ka pjesëtarë të strukturave policore të Serbisë, brenda Policisë së Kosovës, dhe komandatin serb të policisë në veri të Kosovës;

Qysh nga përfundimi i luftës (qershor 1999) e deri më sot (17 shkurt 2022) në republikën e Ahtisarit funksionojnë (pa u penguar) me ligjet e Serbisë:

– posta e Serbisë,

– telekomi i Serbisë,

– bankat e Serbisë,

– ambulantat dhe spitalet e Sebisë,

– arsimi (nga qerdhet deri në universitet) me planprogramet e Serbisë. Madje UҪK-ja në historinë e tyre trajtohet si organizatë terroriste!

Në vazhdën e negociatave Kosovë – Serbi, më 19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015 në Bruksel u nënshkruan marrëveshjet: Thaçi-Daçiq-Eshton, dhe Mustafa-Vuçiq-Mogherini për formimin dhe funksionalizimin e “Asociacionit të komunave me shumicë serbe” (Zajednicës) dhe disa marrëveshje të tjera. Dhe ky asociacion pritet të themelohet me insistimin e “miqve” tanë!

Në verën e vitit 2013 nga dialogu i dëmshëm Thaçi – Daçiq, në Kosovë u formua ‘Lista Serbe’, parti kjo e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kuvend, në Qeveri dhe në institucionet tjera të republikës së Ahtisarit;

– Lista serbe tashmë udhëheq me 10 komunat etnike serbe. Kryetarët e komunave edhe pse janë zgjedhur “legalisht” përmes zgjedhjeve me ligjet e Kosovës, ata i zbatojnë 100% ligjet e Serbisë, duke menaxhuar, e përsëris:

– postën e Serbisë,

– telekomin e Serbisë,

– bankat e Serbisë,

– ambulancat dhe spitalet e Sebisë (kujto këtu vaksinat që i solli Serbia në veri pa e pyetur qeverinë e Haxhi Topit);

Pastaj

– arsimin, nga qerdhet deri në universitet – me planprogramet e Serbise (kujto këtu fillimin e vitit shkollor 2020/21 kur shkollat në komunat serbe me vendim të qeverisë së Beogradit, nisën mësimin më 1 shtator, duke mos i respektuar vendimet e qeverisë Hoti)!!!

Pa u zgjatur më shumë, kjo është republika jonë, të cilën politika në Kosovë, Serbi e Bruksel …, e menaxhon!

RRUGËDALJA!

Për ta ndryshuar këtë gjendje, prej vitesh kam kërkuar që republikën e Ahtisarit ta bëjmë republikë të Adem Jasharit, duke ndryshuar fillimisht Kushtetutën, që buron nga Pakoja e Ahtisarit, dhe nga e cila shkaktohen të gjitha krizat qeveritare dhe jo vetëm!

Në këtë kuadër rrjedhimisht kam kërkuar që të bëhet:

– reformë në ligjin për zgjedhjet;

– reformë në drejtësi (gjyqësi e prokurori);

– reformë në polici,

– reformë në siguri – AKI,

– lustracionin në të gjitha nivelet etj.

Pa e bërë këtë hap substancial nuk mund të ketë ndryshim për zhvillim në këtë drejtim!

***

Sheradin Berisha

Ilir Mustafa ashtu ka dalë qysh ka thanë Kadri Veseli “Mane mend ka me naj kthy Serbinë” Albin Kurti në Kosovë!

Ju ftojë të lexoni e pastaj të komentoni.

Shumë faleminderit 🇦🇱🤝

***

Republika e shpallur nga Pakoja e Ahtisarit gjatë rrugës është bërë plaçkë e pazarit!

Por, kujt mi thanë oj zanë??

***

KOSOVA “SUI GENERIS-i” I AHTISARIT!

Nga Sheradin Berisha 👇👇👇

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221607797760676&id=1125324528

***

Fatmir Hasani

Sheradin Berisha jeni ba qerkuza nuk po ju shiten ma qe 23 vjet e kan shkatrru

***

Sheradin Berisha

Fatmir Hasani, jo nuk e kanë shkatërruar, e kanë ndërtuar duke abuzuar, dhe sot i kemi politikanët tanë më të pasur e milionerë se sa vetë biznesmenët! Pra paslufta deri më sot, në Kosovë ka prodhuar më shumë politikanë milionerë se sa ka hapur vende të punës për qytetarët që të jetojnë me nderë, në mënyrë që të mos ikin nga vendi. Klb🤝

****

Fatmir Hasani

Sheradin Berisha Po dmth para 1999 Kosova i paska pas punët mirë

***

Sheradin Berisha

Fatmir Hasani jo, para vitit 1999 Kosova ka qenë e pushtuar në mënyrë klasike dhe për këtë çëllim kemi bërë luftë për çlirim! Ndërsa pas luftës deri më sot të gjitha partitë pa përjashtim, kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë me bisnesmenë, udbash, prokurorë, gjykatës, policë, etj.etj. të instaluar nëpër të gjitha hallkat e këtij sistemi të ngritur nga pakoja e Ahtisarit mbi gjakun e Adem Jasharit! Pra në këtë kuptim kemi një vazhdimësi në pushtetet e pasluftës të mbushur me shërbëtorë të të gjitha ngjyrave të regjimit pushtues të Millosheviçit!  Tani e keni të qartë?

***

Sheradin Berisha

Të nderuar miq më të cilët debatova dhe ju miq të respektuar që keni ndarë kohë për të na lexuar,

Në vijim ju ftojë të lexoni që ta kuptoni si ndodhi:

PËRSËRITJA E HISTORISË SONË, NË FILLIM – FUND TË SHEKULLIT XX!

Nga Sheradin Berisha

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221608175770126&id=1125324528

***

Natën e mirë 🤝 duke ju uruar një fundjavë të qetë me familjet tuaja.

***

Halil Selimi

Sheradin Berisha,

Akoma vazhdoke duke përsëritur veten! S’të duket si me folë vetmevetë, ë? Mjaftë o burrë, se le nam! Nuk është mençuri, por varfëri mendimi të përsëritësh veten, o Sheradin!

Natën e mirë!

***

Sheradin Berisha

Halil Selimi të kuptoj Lil! Përsëritja është nëna e mësimit. At Gjergj Fishta ynë i madh kur shkruante e nuk e dëgjonin, prej zemrës plast thotë: “Oj Zanë kuj m’i thanë”. Natën e mirë.

***

Agim Haziri

Kjo foto (video incizim), tregon ma se miri ndarjen e Mitrovices!

***

Sheradin Berisha

Agim Haziri e di po, Fishta ynë i madh me një moment kur s’e dëgjonin çka thoshte, prej zemrës plast thotë: “Oj Zanë kuj m’i thanë”. Klb

________

Shtojcë

Një skenar i planifikuar!

VERIU I KOSOVËS BOMBË E KURDISUR NGA AGJENDAT POLITIKE

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 29 Maj 2023

Total
0
Shares
1 comments
  1. Mos humbisni: MAQEDONIA KA SHUMICE SHQIPTARE

    mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/maqedonia-eshte-me-shume-shqiptare-se.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura