ÇMONTIMI POLITIK …

Çmontimi politik i “Trekëndëshit të Bermudës”, kauza e Bashës që i bashkon  demokratët 

Nga Skënder Sadri KAPITI

Kauza e Bashës: beteja kundër politikës së vjetër dhe cmontimi politik i Trekëndëshit korruptiv të Bermudës është sot kuazë kombëtare e cila kërkon mbështetje jo vetëm politike por edhe intelektuale, mediatike  dhe shoqërore.

Kjo është kauzë emergjente së pari për elitën e re politike të Partisë Demokratike pasi jo vetëm që këtë po e kërkon publiku, por këtë e kërkojnë edhe ndërkombëtarët.

Është koha e distancimit, largimit dhe braktisjes nga ana e  demokratëve të foltores, sic po bën këto ditë edhe ish-krahu i djathtë i Berishës, Evi Kokalari, e cila e mashtruar vetëm sa i shërbeu, dhe vetëm sa u shfrytëzua nga foltoristët  për interesa personale të tyre.

Dhe nuk mund të jenë demokratë ata që bashkëpunojnë  dhe që “strehohen” te Partia  Ilir Metës.

A do ishte  e moralshme një aleancë e demokratëve përsëri me Ilir Metën, kur ai ishte kryeministër i qeverisë socialiste thoshte: t’ua presim gishtat demokratëve. A është e moralshme një aleancë tjetër me LSI pasi kur  një herë LSI qeverisi dhe e shfrytëzoi Partinë Demokratike në vitet 2009-2013 , më pastaj e brakrtisi aleancën me PD-në dhe shkoi e ra për prehërin e Edi Ramëas ku vodhi e përfitoi edhe prej tij, e derisa Edi Rama e bëri edhe President të Republikës.

Dhe është meritë e Bashës i cili u foli shumë sinqerisht demokratëve  dhe doli guximshëm kundër politikës së vjetër, kundër këtij Trekëndëhi Politik Bermude, kundër korrupsionit  dhe për ndarjen e Shqipërisë e nxjerrjen e saj nga bataku i korrupsionit, korrupsion i cili e ka pushtuar Shqipërinë.

Bashkëqeverisja apo kualicioni bashkëqeverisës Parti Demokratike-Levizje Socialiste për Integrim, apo më sakt bashkëqeverisja e korruptuar Berisha-Meta në vitet 2009-2013 është periudha e cila i dha goditjen me të madhe Partisë Demokratike që nga themelimi i saj, sepse ajo ishte një bashkëqeverisje jomorale ku interesat e Partisë Demokratike iu nenshtruan interesave të Ilir Metës, dhe Ilir Meta sillej si kryeministër. Të gjitha ministrite dhe drejtoritë kryesore i kishte LSI, dhe ministrat e saj nuk jipnin llogari për hajdutërinë e korrupsionin. Berishës i interesonte vetëm fakti që ai të ishte sa më gjatë kryeministër dhe lejonte cdo lloj koprrupsioni vetëm për egon e tij si kryeministër.

Kjo coi në atë humbjen e thellë katastrofike të PD-së në vitin 2013. Ky është shëmbulli më i sakt i asaj se Berisha PD-në e ka parë si pronë dhe si të drejtë për të bërë cfarëdo akrobacie e matrapzllëku politik për interesin e tij  personal, ashtu sikurse po e përdor edhe sot foltoren  kundër PD-së dhe kundëer SHBA-ve për të mbrojtur po veten dhe interesin personal të tij.

Tani pasi u shpall Berisha përson “non grata” nga SHBA, dhe pasi Basha e dëboi atë nga grupi parlamentar i PD-së , Berisha dhe suita korruptive e ishministrave dhe përfituesve nga pushteti i tij, bashkë më Ilir Metën,  shpikën alibinë djallëzore, shpifëse e intrigruese kundër Lulzim Bashës, sikur Basha ka humbur zgjedhjet si bashkëpuntor i Ramës.

Këtu Berisha e sjell këtë si alibi mashtrimi e gënjeshtre  pasi ai  ka parasysh veten e tij si dikur që bashkëpunonte fshehurazi me Fatos Nanon, pastaj me Edi Ramën që hartuan kodin zgjedhor së bashku me qëllim që Partia Demokratike të ishte pronë e tij, dhe ai të zgjidhte deputetët e pastaj t’i votonte po ata votuesi i djathtë; pastaj kemi bashkëpunimin korruptiv të tij me  me LSI-në.

Pra Partia DemokratiKe ka funksionuar kështu gjithmonë: Berisha zgjedhte e zgjidhte dhe antarësia e Partisë Demokratike bindju dhe voto cfar donte ishkryetari Berisha.

Shikoni akoma edhe sot, po këtë gjë po bën edhe sot kryefoltoristi me foltoren.Sot Berisha nuk është non grata vetëm nga SHBA e Britania por atë e ka shpallur non grata dhe e ka përjashtuar edhe vetë Partia Demokratike, dhe madje për ditë po e braktisin edhe besnikët e foltores së tij si rasti Kokalari.

Pra, koha po verteton  maksimalisht vendimmarrjen e drejtë dhe të duhur që bëri Lulzim Basha : përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së , dhe pas grushtit të dhunshëm të shtetit të 8 Janarit 2022 të sulmit për pushtimin e Selisë së PD-së, Basha e përjashtoi atë dhe disa fanatikë e të korruptuar edhe nga PD.

Dhe  më në fund rezultoi që kundër Bashës kanë qenë dhe dolën edhe haptazi ata me të cilët u përball Basha, Trekëndëshi i Bermudës, Berisha-Rama-Meta.

Tani vjen rrjedhshëm pyetja se:  a mund të jenë demoktatë të PD-së ata që shkojnë me Partinë  e Lirisë së Ilir Metës?

Demokratë, kjo është një pyetje shumë e thjeshtë, dhe që po kështu edhe përgjigjja është po shumë e thjeshtë. Përgjigja është, JO.

Kjo sepse: ata që shkojnë te LSI, te Partita që tani ndërron emrin e quhet tani si Partia e Lirisë, ata që bëjnë aleanca me socialistët e Partisë së Lirisë nuk mund të jenë demokratë, as liberal e aq më tepër kurrë nuk mund të jenë as konservatorë sic po e quan foltoren Sali Berisha.

Nuk mund të jenë demokratë,sepse nuk mund të jenë të djathtë, nuk mund të jenë të djathtë e aq më shumë nuk mund të jenë as konservatorë e as liberal-demokratë  ata të cilët jo vetëm që strehohen te një parti e majtë, por edhe puthuajse që po shkrihen në të, te Lëvizja Socialiste për Integrim e cila  rrodhi si një derivat i Partisë Socialiste me gjyshe ish-Partinë Komuniste. Pra, Partia e Lirisë  vjen nga Partia Komuniste, pastaj nga Partia Socialiste , pastaj si LSI dhe tani si Parti e Lirisë. Pra si  parti kamaleonësh korrupsioni e interesi  me 3-4 emra, si pseudonimet e ishspiunëve të ishregjimit komunist.

Po kështu kjo  gjë verehet edhe te Foltorja që fillimisht ishkomunistët dhe ishsigurimsat e shtetit kapën Partinë Demokratike dhe e mbajtën atë mbërthyer dhe e shfrytëzuan deri kur Basha e përzuri nga PD-ja  ishkomunistin  Berisha pasi ai u shpall “non grata” nga SHBA për korrupsion dhe për minim të demokrcisë, dhe pas kësaj foltorja hoqi  maskën dhe u ekspozua  si një lëvizje dhe politikë edhe antiamerikane.

Pra demokratët  dhe të djathtët nuk i lidh asgjë me të majtët dhe as me korrupsionin e antiamerikanizmin, dhe prandaj foltorja po shkon në origjinën  socialiste. Meta kështu po ia kthen borxhin Berishës, atë borxh të cilin LSI ia ka atij , pasi Berisha në vitin 2009 e bëri faktor dhe aktor politik Lëvizjen Socialiste për Integrim duke sakrifikuar dhe shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm demokratëve dhe të djathtës shqiptare pasojat e së cilës PD zyrtare po i vuan edhe sot.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

VLERAT POLITIKE …

VLERAT POLITIKE NACIONAL-DEMOKRATIKE DHE NACIONAL-KOMUNISTE NË KOSOVËN E DEKADAVE TË FUNDIT Nga Xhevat Meha 05/06/2023 Vlerat politike që…