FAHRI DAHRI: FRIKA, ANKTHI DHE TMERRI, EMOCIONE QË Ç’VLERËSOJNË ARSYEN NJERËZORE

Tiranë, 30 qershor 2018: (Lidhur me refrenin bajat: ”Çështja Çame nuk ekziston”)
Për të zgjuar nga gjumi disa nga institucionet tona shtetërore, ku përfshihen edhe Akademia shkencore, universitetet (brenda tyre studiuesit, shkencëtarët, historianët, politikanët etj), do të parashtrojmë disa nga mënyrat dhe metodat që janë menduar për të vepruar ndër vite nga ekspertët grekë të fushës së asimilimit ndaj banorëve të rajonit të Çamërisë dhe më tej, që i p ërkasin etnisë shqiptare dhe që nuk i bashkohen imponimit të besimit fetar të kishës ortodokse greke.

Strategjia greke për asimilimin e çamëve të Thesprotisë parashtrinte dy programeve:
a) Nëpërmjet përdorimit të dhunës, dmth. programin për spastrim etnik masiv; asgjësimit fzik; dëbime kolektive nga tokat dhe pronat, deri në finalizim: “Çështja Çame nuk ekziston”.
b) Nëpërmjet programit të popullimit hap pas hapi, të pandërprerë me banorë grekë; mënjanime të qeta nga çdo e drejtë ku befasia të luante rolin e parë, kjo për të evituar reagimin e menjëhershëm të shqiptarëve myslimanë të Çamërisë.
Shteti Grek që nga kalimi i rajonin në vartësi të tij, i përdori të dyja këto programe në përshtatje për të gjithë banorët sipas besimeve fetare që kishte popullsia e Çamërisë. Për shqiptarët çamë myslimanë u përdor programi i parë dhe për shqiptarët çamë të krishterë u përdor programi i dytë. Pa përjashtuar sipas situatave edhe elementë të përbashkët të të dy programeve.
Këto strategji të shtetit grek për të realizuar “Megalloidenë”, i dallojmë edhe tek parashtrimet e ekspertëve grekë lidhur me problemet e Epirit, të cilët tregoheshin më të kujdesshëm dhe të “sjellshëm”, në masat që duheshin të merreshin në fazën e parë të nisjes nga zbatimi për “këmbimin e popullsive sipas përkatësisë fetare”:

Sipas ekspertëve gjthçka duhej të realizohej hap pas hapi, brenda gjendjes dhe jetës normale, komunikimit të vazhdueshëm reciprok. Githçka duhej të zgjidhej “pa dhunë”, jo me programe spastrimesh masive, as me asgjësime fizike, apo dëbime kolektive nga toka-pronat e tyre, por me një popullim të vazhdueshëm, të pandërprerë, të kujdesshëm, për një menjanim të qetë, ku të papriturat të luanin rolin kryesor në shmangjen e reagimeve të menjëhershme të popullsisë shqiptare.
Zëvendësimi i popullsisë autoktone shqiptare, duhej të arrihej në atë mënyrë që jo vetëm nga Europa, por kryesisht duhej që me anën e propagandës së pandërprerë, demagogjisë të veprohej derisa të sigurohej që dhe vetë popullsia e “paciclizuar” e Epirit ta kuptonte si një fat të madh që u jepej për të hyrë në rrjedhën e qytetërimit. Të përdorej me kujdes dhe të shfrytëzohej kuadri i “miqësisë” së lashtë, që shqiptarët të mos kishin arësye për ti parë grekët (“vëllezërit e tyre të sinqertë”) me frikë dhe dyshim. Të përdorej dinakëria greke, e cila të mos linte raste që shqiptarët të dyshonin në “dashurinë” dhe “sinqeritetin” e tyre dhe të kuptonin se grekët po zbatonin rigorozisht strategjinë e “Megalloidesë” me popullimin e rajonit, në rastin konkret me të ardhurit nga Azia e Vogël, e cila fillimisht të vendosej në qytetet dhe më pas hap pa hapi të shtrihej gjatë e gjërë në të gjithë rajonin.
Fillimisht, grekët e vendosur në trojet e Çamërisë, duhej të qëndronin si bujqër, punues të tokës bujqësore dhe më vonë të pretendonin (claimed) se ata ishin zotërues të patjetërsueshëm të saj. Për ata ishte e rëndësishme që të përfshiheshin në sektorët më të rëndësishëm të administratës shtetërore. Shtrirja dhe zgjerimi i mëtejshëm i institucioneve fetare fanariote (ortodoksia kishtare greke) do t’i shërbente atyre për të bërë presion të gjithanshëm mbi popullsinë ortodokse të Epirit, për ta përfshirë sa më me lehtësi brenda strukturës shpirtërore të ortodoksisë greke.
Ndikim pozitiv, në saje të një mjeshtërie të rrallë, do të siguronin edhe lidhjet tregtare midis dy trevave për ta bërë sa më të pranishme popullsinë greke në jetën e përditshme shqiptare. Të favorizuar nga formimi i shtetit të tyre, i mbështetur dhe i vlerësuar nga Evropa e asaj kohe, grekët e vendosur, do të përdornin të gjitha mjetet e propagandës për t’u dëgjuar fort në zyrat dhe sallonet e qarqeve evropiane, gjoja mbi fatkeqësinë e Epirit, që kishte ngelur brenda strukturës së perandorisë otomane.
Të palodhur për të zbatuar deri në një, programin e tyre nacionalisto-ortodoks, qarqet vorio-epirote, të kohëve të luftrave, të lidhur edhe me ideatorët e “naçertanës” Jugosllave për Kosovën, të përkrahur edhe nga Rusia mëmë, prisnin rastin e volitshëm për ta fshirë nga harta gjeografike, jo vetëm rajonin e Çamërisë, por të gjithë Shqipërinë. Skemat ishin përgaditur me kohë. Rusia kërkonte rrëzimin, shkatërrimin e perandorisë Osmane dhe me rënien e saj Greqia dhe Serbia shpresonin të siguronin fqinjësinë mes tyre me vijë kufitare lumin Shkumbin.
Dihet prej kujtdo roli famëkeq i Konferencës së Londrës më 1913-të ndaj pasojave tragjike që i solli Shqipërisë. Por duhen marrë në konsideratë edhe përpjekjet e bëra, duke përdorur deri edhe ryshfetet nga qarqet politike Greko-Jugosllave (Serbe) të cilat arritën në copëtimin e Shqipërisë, ku Kosova i kaloi Shtetit të Jugosllavisë dhe Çamëria shtetit të Greqisë. Nuk do shumë mend të kuptohen synimet grabitqare të shtetit fqinj, që në atë periudhë ngrinte pretendimin teritorial ndaj trevës së Çamërisë dhe që Fuqitë e Mëdha i a dhuruan?!. Pretendimet vazhdojnë edhe sot të oreksojnë veten me territoret e “VorioEpirit”, apo dhe më tej duke imponuar, në ditët e sotme pranimin e mos ekzistencës së toponimit “Çamëri” dhe të “Çështjes çame”.
Në kohën, kur Shqipëria kishte fituar përfundimisht pavarësinë e saj, shteti Grek, në vazhdim të pretendimeve dhe politikës të shkëlqyer, të stërholluar, arriti të rrëmbente po thuaj gjysmën e Epirit. Krahina e Çamërisë u shkëput nga territori etnik shqiptar dhe me arrogancë, pa asnjë arësyetim dhe llogjikë njerëzore i kaloi Greqisë.
•••
Në rajonin e Çamërisë para 1913-tës nuk kishte shkolla greke, as kisha ortodokse që grekët tu mësonin çamëve greqishten e sajuar, siç ishte dhe është në traditën historike të territoreve të shtetit Grek, shembull i qartë është sjellja greke me qendrimet asimiluese të arvanitasve. Po ashtu dhe disa mejtepe që ishin në Filat apo Arpicë, shërbenin për të përgaditur drejtues të fesë islame, por absolutisht nuk kishin ndikim dhe as përhapje të mësimit të turqishtes në mbarë banorët çamë myslimanë, sikundër edhe çamët ortodoksë nuk i pranonin predikimet kishtare në gjuhë greke, deri sa u bë e mundur nën kërkesë e tyre u arrit në Paramëthi përkthimi në gjuhën shqipe i “Biblës”. Pretendimi shpifës i mjeshtërve grekë, që gjoja u mësonin çamëve të flisnin me ca fjalë greqisht, turqisht dhe shqip, nuk ka asnjë bazë mbështetëse.
Nëse ka fjalë të dialektit çam që përdoren në gjuhën e sotme greke, por që grekët nuk arrijnë, ose nuk duan të kuptojnë prejardhjet gjuhësore dhe që ne nuk u kemi faj, ato janë fjalë të trashëguara nga pellazgjishtja, etruskishtja dhe ish vllezërit e tyre helenët e lashtësisë. Dihen ndërhyrjet, shpifjet dhe mashtrimet e ustallarëve grekë që nuk kanë kufij, ata nuk njohin dinjitet dhe asgjë tjetër veç të arrijnë të realizojnë zgjerimin dhe përhapjen e helenizimit me zmadhimin e kombit të tyre bazuar tek ortodoksia.
Në këto rrethana Qeveritë e Shtetit Shqiptar duhet të jenë tepër të kujdesshëm, të mos kenë iluzione ndaj politikave zyrtare greke në lidhje me Shqipërinë dhe trojet etnike shqiptare. Edhe sot në Greqi funksionon, bile është rritur lufta antishqiptare nga disa segmente të caktuara shtetërore, parti politike, segmente të institucioneve kishtare, grupe të veçanta apo dhe individë, të cilët vjellin vrer ndaj shqiptarëve dhe shqiptarizmës, jo vetëm në atë anë kufiri, por edhe në anët tona dhe jo vetëm..
Ishin po thuaj 50 vjet (1944-1991) që mbizotëroi periudha skëterrë, e cila e vendosi problemin e shqiptarëve të Çamërisë, në “heshtje dhe frikë”. U përpoq, vazhdon përpjekjet komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë, tashmë rezidentë në atdheun mëmë, të bëjë të njohura fazat e ndërprera të historisë së kohërave të lashtësisë, mesjetës dhe të sotmes, lidhur me origjinën e kombit shqiptar, të gjuhës dhe të trojeve etnike të rajonit të Thesproti/Çamërisë, të plotësojë boshllëkun e krijuar nga heshtja.
Dëmi i shkaktuar ndaj çamëve dhe vetë territorit të Çamërisë me heshtjen dhe përbuzjen diktatoriale, ka krijuar vështirësi të mëdha, gati – garti të pamundura për të kapërcyer atë që latinët e quanin “Horroi vaqui” (“Frikën nga boshllëku”). Në këto mjegulla (fog) 100 vjeçare, kukuvajkat dhe zogjtë e tyre janë trimëruar dhe krrokasin me zell refrenin artificial: ”Çështja çame nuk ekziston”, dhe toponimi rajonal “Çamëri” propozohet të mos permendet. Toponimi “Çamëri” është pavdekshë qendron dhe do qëndrojë si mali Tomar (8), Kështu toponi “Çamëri” edhe sikur të fshihet (deleted), nuk do arrihet kurrë që të mshifet-fshehet (hided). Prandaj qendrimet arrogante dhe prepotente të palës greke ndaj toponimeve dhe banorëve, që fatkeqësisht shekulli i Zi i shkëputi nga trungu etnik, nuk tregojnë tjetër veçse frikën dhe ankthin e tyre.Të sjellim këtu nocionin e këtyre dy emocioneve që ka 106 vjet që tmerron palën agresive greke.
Frika është reagim emocional i fuqishëm përballë pranimit apo kuptimit të një rreziku të vërtetë objektivisht apo imagjinar. Eshtë një ndjenjë shqetësimi e thellë kur jemi përpara një rreziku që na kanoset drejtpërdrejtë, ose përpara një rreziku të ardhshëm, përpara një fatkeqësie. Është pikërisht ndjenja e kësaj frike tek pala greke, e cila luan rolin e thimjamës (θυμίαμα) për largimin e shpirtërave të këqij, që grekëve u sjellin pengesa për zgjerimin e helenizmit imagjinar. Në të jetuarit e këtyre ëndërrave, mendjet e tyre i zapton ankthi, të cilin e shohin si kërcënime, të cilat i kuptojnë si të pakontrollueshme ose të pashmangshme. Frika pasqyron ngjarjet e ardhshme, përkeqësimin e situatave, apo sjell prezencën e ndonjë situate të papranueshme. Janë të dy nocionet që “mbretërojnë” në mendjet e grupnjerëzve fanariotë, të cilat janë futur në guackën e një bote vetmitare, të mbyllur ndaj botës reale, ambjenteve dhe rrethanave që pësojnë dhe kërkojnë ndryshime, përshtatje të caktuara që duhet të shoqërojnë mbarë njerëzimin.
.Johan Tunman, në librin: “Kërkime në historinë e popujve të Europës lindore”, botim i virit 1774 mes të tjerash shkruan. “Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për europianët e perëndimit përsa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës sa shqiptarët…E megjithatë, ata janë popuj kryesorë të lashtë e të rëndësishëm që çdo historian, do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër dhe të re të Europës. Por….. ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë”. (Studime gjermane, botim shqip 1990).
Këtë konkluzion shkencor të këtij studiuesi e përfshiva, për ti treguar palës greke se ne dhe ata jemi shumë të ndryshëm, ne nuk merremi dhe as na pëlqen të ushtrojmë ndaj të tjerave dhuna, imponime apo diktatura, përkundër sjelljet tona i tregon historia e kësaj enie dhe rrace, e cila nuk ka zaptuar yroje të të tjerëve, por ata, të tjerët veprojnë me ekspansione (zgjerim hapësirash) duke përdorur çdo lloj mjeti, për të siguruar pangopësitë (rapacity) e tyre. Dihet, konfliktet midis të mirës dhe së keqes, janë konflikte fizike dhe shpirtërore. Në këto kushte kërkohet vigjilencë, maturi dhe kujdes tepër i kontrolluar , sidomos në deklarimet dhe qendrimet e personaliteteve tona shtetërore ndaj problemeve të rëndësishme kombëtare që realisht janë të pazgjidhura mes dy shteteve.
Kuptohet banaliteti dhe mbajtja nga flokët e kokës kur afron mbytja në lumë! Nuk besoj se ka njeri me mend në kokë që beson në mbroçkullat (akuzat) greke se çamët bashkëpunuan me okupatorin, prandaj u vranë dhe u dëbuan nga vatrat e tyre. Ata nuk ekzistojnë sipas grekut, ndërsa me popullin italian dhe atë gjerman që i pushtoi dhe i luftojë realisht, sot kanë miqësira, vajtje-ardhje dhe i lusin Zotit që: Italianët dhe gjermanët të ekzistojnë!.
Dijeni se edhe ne i lusim Zotit që, çdo popull të jetojë dhe të ekzistojë në vendin e trashëguar nga të parët. Ky është një tjetë dallim shumë cilësor mes etnisë shqiptare dhe kombit ortodoks grek,.
Tiranë, më 30 qershor 2018

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura