COMOEDIA (1927) / TELEGRAMI EKSKLUZIV I ALEKSANDËR MOISIUT, PARA SE TË NISEJ NË AMERIKË – “FALEMINDERIT PARIS!”

Francë, 8 Maj 2018: “Comoedia” ka botuar, të dielën e 6 nëntorit 1927, në ballinë, telegramin e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiut, dërguar asokohe kryeredaktorit të po kësaj gazete kulturore franceze, Z. Gabriel Boissy.
Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për publikun shqiptar, dokumentin ekskluziv :
Parisi i ka bërë një mikpritje të paanshme e të sinqertë Z. Aleksandër Moisiut dhe trupës që e shoqëroi, ashtu si Franca di gjithmonë t’u rezervojë gjërave cilësore të mendjes dhe artit.
Z. Moisi, shumë i prekur ndaj kësaj pritjeje, i dërgoi dje kryeredaktorit tonë, para se të merrte anijen në Boulogne (Bulonjë) për Amerikë, telegramin në vijim :
Gabriel Boissy, Comoedia, Paris.
“Para se të nisem për në Amerikë, më lejoni, nëpërmjet jush, t’i shpreh falenderimin tim Parisit, për pritjen e ngrohtë që iu bë trupës time dhe mua nga shokët e mi francezë, nga publiku dhe veçanërisht nga Comoedia. Kjo mikpritje do të më mbetet e paharrueshme, si një ndër gëzimet më të mëdha të jetës sime.”
Aleksandër Moisiu
Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura