DEKLARATË E ‘IQD’: U SHPËRBË INICIATIVA QYTETARE PËR DRENASIN – QË IU BASHKUA “NISMA PËR KOSOVËN”!

Drenas, 28. 04. 2016: Në mbledhjen e jashtëzakonshëm të mbajtur me datë 27.04.2016 nga Këshilli Iniciues dhe Kryesia e Iniciativës Qytetare për Drenasin, e cila me vonë i’u bashkua NISMA për Kosovën, pas një debati të gjerë dhe elaborues rreth zhvillimeve të fundit në këtë subjekt dhe kundërshtimin që i ka bëre Kryetari dhe Kryesia vendimit të organeve qendrorë për koalicion të njëanshëm me AAK-në, ky Këshill aprovoi dorëheqjen e Kryetarit të NISMA për Kosovën,dega në Drenas z.Izet Ibrahimi.
Së bashku me dorëheqjen e Kryetarit Ibrahimi, dorëheqje të parevokueshme dhanë edhe anëtarët e këshillit Iniciues (lexo: Kryesia e NISMA për Kosovën – Drenas), të cilët nga sot pushojnë aktivitetin e tyre në NISMA Për Kosovën.
Me gjithë qëllimet fisnike për mbështetjen e Iniciativës NISMA për Kosovën që nga themelimi, dhe parandalimin e së keqes dhe hapjes së mundësive për ndryshimeve pozitive në vend, luhatjet e fundit nga krerët e këtij subjekti, veçmas vendimet e njëanshme që po pengojnë projektin tonë politik nën sloganin “NE MBAJMË FJALËN”, e kanë humbur kuptimin dhe nuk është në një vijë më premtimet elektorale dhe votën të cilën kemi marrë për të qenë parti parlamentare.

Angazhimi jonë i vazhdueshëm në përfaqësimin e denjë të ofrimit të demokracisë dhe alternativës së re politike në Kosovë është shkelur nga organet qendrore të NISMA për Kosovën, dhe kësisoj angazhimi jonë i mëtejmë shkel obligimet dhe qëndrimet tona ndaj anëtarëve dhe aktivistëve që tash e tri vite jemi bërë pjesë e ndryshimit. Ne asnjëherë nuk do bëhemi pjesë e pazareve politike sepse nuk është as në karakterin tonë por as në premtimin tonë për qytetarët e Drenasit, dhe njëkohësisht NE do vazhdojmë që edhe pas kësaj të kundërshtojmë fuqishëm këtë qeverisje që rrënoj lirinë, demokracinë, sovranitetin, mirëqenien dhe shpresën e qytetarit për një ditë me të mirë.
Prandaj duke e konsideruar koalicionin AAK/NISMA si shembje e shpresës së qytetarëve për një opozitë të bashkuar, e cila do ta ndryshonte qeverisjen në vend, dhe njëkohësisht duke e konsideruar se veprimet pa debat të gjerë me degët dhe nëndegët, dhe nga vendimet e nga dy apo tre persona janë të ngutshme dhe i shërbejnë këtij pushteti, NE nuk dëshirojmë që të bëhemi pjesë e këtyre pazareve.
Duke falënderuar të gjithë aktivistët, strukturat rinore, anëtarët e kryesisë dhe këshillit, dhe gjithë qytetarët e Drenasit në angazhimin e tyre për ndryshim dhe në besimin që i kanë dhënë kryetarit z.Izet Ibrahimit dhe strukturës së iniciativës Qytetare për Drenasin (me vonë NISMA për Kosovën), ne ju njoftojmë së nga sot pushon aktiviteti në këtë degë dhe shpallët e shpërbërë.
Me respekt Këshilli Iniciues.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

IKNI …

Thaçi, Rama, Berisha, Mustafa, Meta etj., bëjuni shqiptarëve një “të mirë” historike-largohuni! Nga Skender Sadri KAPITI (Këtë shkrim…