DEKLARIMI POMPOZ I HASHIM THAÇIT PËR BASHKIM KOMBËTAR!

DEKLARIMI POMPOZ I HASHIM THAÇIT PËR BASHKIM KOMBËTAR!

Nga Sheradin Berisha

Hashim Thaçi në 20 vjetorin e Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik, deklaron, se “zgjidhja më e mirë do të ishte që dy kuvendet, ai i Kosovës dhe Shqipërisë, të nxirrnin deklaratat e nevojshme, të vullnetit të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë që të jetojmë në një shtet të përbashkët, pa kufij”.

Këtë deklarim pompoz të Hashimit e kam thënë më 22 shkurt 2012!

SOT I KA ARDHUR KOHA BASHKIMIT KOMBËTAR! – APELI IM QË HASI NË VESH TË SHURDHËRT! /22.02.2012/

Duke patur parasysh situatën e rëndë nëpër të cilën po kalonte Republika e Kosovës (në katër vjetorin e shpalljes se pavarësisë) më 22 shkurt 2012 kam bërë një APEL, drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës (kur ishte kryetar Jakup Krasniqi) dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (kur ishte kryetare Jozefina Topalli) me mesazhin domethënës:

“SOT I KA ARDHUR KOHA BASHKIMIT KOMBËTAR!”

Lexoni gjerësisht:

https://pashtriku.beepworld.de/files/kosova_2012/shkurt-12/sheradin-berisha-i-ka-ardhur-koha-bashkimit-kombetar-22.2.12.htm

***

Në këtë apel kam shkruar si më poshtë:

“Për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë degradimit të mëtutjeshëm të Republikës së Kosovës, dhe tjetërsimit të qenjes sonë Kombëtare, në këto momente duket se është i domosdoshëm, që Kuvendi i Kosovës, të thërras një seancë të jashtëzakonshme, për të shqyrtuar rrugën e realizimit të Bashkimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, dhe pas konsultimeve në mes të institucioneve shtetërore dhe akademike, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 2012, kuvendet respektive të shpallin Bashkimin e dy shteteve në një SHTET të përbashkët. Dikush mund të thotë, se kjo është e pamundur, sepse pengohet nga faktori ndërkombëtarë. JO! Kjo është plotësisht e mundur dhe legjitime! Me këtë rast dua të rikujtoj një fakt historik. 100 vjet më parë, edhe pse mbi 80% e territorit shqiptar ishte i pushtuar nga ushtritë: Serbo – malazeze, greke e bullgare, Kuvendi i Vlorës e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj ETNIK. Ndërkaq sot, cila është ajo forcë ushtarake që mund ta ndalë Bashkimin e Shqiptarëve në një SHTET? S’ka! Prandaj ta bëjmë sot, në mënyrë që nesër të mos bëhet vonë!”

(Lexoni poshte ne foto)

***

Ky apel edhe pse atëkohë është mbështetur nga opinioni publik, përmes rrjeteve sociale dhe forumeve të ndryshme shqiptare, nuk ka hasur në mirëkuptim nga institucionet respektive të Kosovës dhe të Shqipërisë, rrjedhimisht as nga kryeministrat Hashim Thaci dhe Sali Berisha, as nga presidentet Atifete Jahjaga dhe Bamir Topi, dhe as nga kryeparlamentaret, Jakup Krasniqi dhe Jozefina Topalli!

***

Bashkimi i Dy republikave shqiptare në NJË SHQIPËRI FEDERALE është i pashmangshëm! Gjermania ka 16 republika federale, ndërsa Amerika (SHBA’te) 51 te tilla!

***

Ashtu sikurse Gjermania dhe SHBA-të edhe Zvicrra i ka 26 kantone federale. Ky shtet kantonal afërsisht ka territor sa ka së bashku Shqipëria dhe Kosova!

Në histori për kombin tonë nuk janë të panjohur federatat shqiptare.

Nëse iu referohemi fakteve historike, ilirët jetonin në disa federata, siç ishte Federata e Taulantëve.

Në mesjetë kishim disa principata arbërore në formë federatash.

Gjatë sundimit të Perandorisë Osmane (shek. XV – XIX) trevat shqiptare jetonin në disa njësia administrative.

  Në shek.XVIII kishim dy pashallëqe shqiptare:

– Pashallëku u Shkodrës (1771 – 1796) dhe

– Pashallëku i Janinës (1787 – 1812.

Me reformën e viteve 1864 – 1868 (Reformat e Tanzimatit) u krijuan vilajetet si njësi më të mëdha administrative (të tipit federalë) dhe në Tokat shqiptare u krijuan katër vilajete, siç ishin Vilajeti:

– i Shkodrës,

– i Janinës,

– i Manastirit dhe

– i Kosovës.

(…)

#BASHKIMIBENEFUQINE

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura