DËSHMORËVE TË MIJ

Safet Sadiku

DËSHMORËVE TË MIJ

(Kushtuar: Mr. Halil Alidemës dhe Mr. Ukshin Hotit)

Ju e ndryshuat historinë

Ju e mbollët lirinë

Ju frymëzuat rininë

Nga ju dëgjuam

Për demokracinë

Ju e deskredituat Serbinë

Ju e meritoni përjetësinë!

Ju shenuat pavdekësinë!

Ju e jetësuat Dardaninë

Dhe gjithë shqiptarinë!

Dëshmortë e mijë

Janë edhe të popullit

Edhe të Republikës

Janë vlerë e lirisë

Kombanë e krenarisë

E gjithë shqiptarisë!

Safet Sadiku

TAHIR MEHA I PREKAZIT

1.

Dëshmorët

Tahir e Nebih Meha

Mbrojtës të shtëpisë

Ndoqën rrugën

E Ahmet Delisë

2.

Ja kthyen pushkën

Tërë Serbisë

Dhanë kushtrimin

E lirisë…

3.

Babë e djalë jetonin

Në një shtëpi 

Një familje

Me harmoni

4.

Tahir Meha

Një emër

Me plot histori

Tregoi qëndresë

Dhe burrëri

Luftoi brenda

Në kullën e tij

Me ushtri e polici

Të gjaksorës Serbi

Që tërë shqiptartë 

Kërkonte me i përbi…

5.

Me i poshtruar

Në çdo mënyrë

Fytyrë më ftyrë

E shtëpi më shtëpi

Për ta përdhosur

Emrin shqiptari….

6.

Një ditë maji

Lufta filloi

Tërë Prekazin

Tymi i zi e mbuloi

Më 10 maj të 1982-tës

Në Prekazin e grykës

Në kullën kështjellë

Të gjakosur

Me rezistencë

Të armatosur

Po shkruhet

Sot historia

Tahir Meha

Quhet liria

Me familje

Luftën nuk

E dorzoi…

7.

Me ushtrinë

E Beogradit

Mbrojtjen e filloi

Sa herë shkrep

E sa herë flet

Pushka e tij

Sakt po godet

100 ushtarë

E 115 policë

Ai i rrëzoi…

Armikut serb

Trurin ia tërboi

8.

Edhe shumë

Tanka rrënoi

Kur një fjalë

Shqip i tinglloi

Një polic

“Shqipo” i kërkoi

Armët t’i dorzoi

Edhe paqe

Atij i kërkoi

I hutuar

I mbylli sytë

Me ulurimë…

Tahiri e luti

Të zprapset

Se është

Në anën

E gabuar

Ai polici shqipo

Qoftë i mallkuar

Kokfortë ka qëlluar

Por snajperka

Në tokë e ka rrëzuar…

Me uniformë

Të Serbisë

Jetë ka ndërruar

9.

Tërë ditën

Forca t’ushtrisë

Kullën e kanë

Rrethuar

Tahir Mehen

Me bllokuar

Babë Nebihu

Është përgjakur

Armatimi i është

Harxhuar…

10.

Qindëra-qindëra

Autoblinda

Helikopter kullën

E  kanë rrethuar

Sulmet janë

Shumëfishuar

Njëzetëekatërorshi

Është afruar

Pesë rradhë

Rrethimi ka shkuar…

11.

Edhe shperthimin

E rrethimit

E kishte menduar

12.

Sa mirë plani

Ka funksionuar

Pasi errsira

Ka filluar

Katër rrethime

I ka kaluar

Rrethi i pestë

Një gropë are

Një hedek

Ka qëlluar

13.

Andej kur ka kaluar

Një zhurmë e vogël

Është dëgjuar

14.

Vendi është zbuluar

Breshëri armësh

Kanë zbarkuar.

Legjendari Tahir Meha

Jetë ka ndrruar

Tahir Meha i Prekazit

Ngriti moralin

Tërë shqiptarisë

Ndali turrin

E dhunës

Tërë Serbisë!

Më 10 maj 1983, Prekaz (Poezia është shkruar një vit pas ngjarjes së ndodhur).

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura