DILAVERGOXHAJ (SHPËTIM GOLEMI): ‘NË RAMBUJE NA KA SJELLË E DREJTA HISTORIKE DHE GJAKU I DËSHMORËVE TË UÇK-SË ‘ (SHKURT 1999)

Pashtriku, 2 Korrik 2019: Intervistë me kryetarin e delegacionit shqiptar në Rambuje, z. Hashim Thaçi dhënë ekskluzivisht për gazetën “Ushtria” .
Pyetje: Ka ndodhur në historinë shqiptare që për fatet e kombit të flitet e të vendoset jashtë trojeve të tyre. Janë fiksuar kësisoj në memorien kombëtare Kongresi i Verlinit, Konferenca e Ambasadorve në Londër, Traktati i Versajës e tash së fundi Rambujeja. Ndryshe nga herët e tjera, ku ballafaqimet janë bëre pa praninë e shqip- tarëve, në Rambuje pala shqiptare jo vetëm është e pranishme, por ndërkaq është edhe palë përcak- tuese. A mund ta vlerësojmë këtë si një shans historik për korigjimin e padrejtesive shekullore?
Në këtë vështrim, ne shqiptarët kërkojmë nga Rambujeja krahas të tjerave, ato që nuk mundëm të marrim dhe ato që na ka mohuar Kongresi i Berlinit, Konferenca e Ambasadorëve e Londrës, Traktati i Versajës, por edhe tubime të tjera të kancelarive ndërkombëtare. Ne shqiptarët që e dimë mirë historinë tonë e ca më mirë dramat tona kombëtare, Rambujenë e vlerësojmë shpresën e fundit, por edhe shansin e madh. Tashmë Kosova është nisur në udhën e madhe për pavarësi. Ky obligim historik, na ka kusshtuar shumë gjak e sakrifica, por kurrësesi nuk na ka tutur, nuk na ka zbehur vështrimin për të triumfuar mbi robërinë serbo-sllave. Këte vendosmëri dhe bindje tonën e ka “lexuar” tashmë mirë dhe Perëndimi, madje dhe ai e provon ditaditës se kjo rrugë e shqiptarëve për pavarësinë nuk ka kthim prapa. Faktori ndërkombëtar vjen në Rambuje pasi e ka parë, e ka verifikuar dhe ka protestuar në gjithfarë formash për genocidin sllavoserb ndaj shqiptarëve të Kosovës. ai ka evidentuar raprezaljet, dhunimet, masakrat e gjithfarëllojshme të regjimit kriminal të Sllobodanit, ka evidentuar tragjedinë e Drenicës, Reçakut, Rogovës dhe tashmë ka kristalizuar mendimin për autorësinë e kësaj drame që shpaloset ditën me diell, në kërthiizën e Evropës së qytetëruar. Gjithësesi,ne pjesëtarët e delegacionit shqiptar që dialogojmë këtu, kemi besimin se me aq sa e si ecin punët brenda kësaj kështjelle po i afrohemi aspiratave shekullore të brezave shqiptare …

Pyetje: Regjimi i milosheviçit bëri gjitnçka mundi për të penguar pjesëmarrjen e liderëve të UÇK-së në përbërje të delegacionit shqiptar në Rambuje, por i gjendur përballë presionit ndëkombëtar, bëri tërheqjen e parë. Si mund të na e përshkruani ju udhëtimin e vështirë të asaj dite të ftohtë shkurti nga Prishtina për në Rambuje?
Ndodhi ajo që pritej: Milosheviçi nuk kishte si të jepte “vizë” për në Rambuje për ata që vinin nga radhët e UÇK-së, nga gjiri i asaj që kishte sfidur arsenalin e tërë luftarak të tij në Kosovë. Tashmë dihen peripecitë e asaj dite e të atij udhëtimi. Luftëtarët dhe liderët e UÇK-së nuk i ndalën plumbat dhe tanket e serbëve e jo më ca administratorë pashaportash. Ushtarët e policët serbë shqyen kodrat, malet dhe fushat e Kosovës me gjithë arsenalin e tyre ushtarak dhe nuk mundën ta asgjësojnë UÇK-në. Ata hodhën predha e plumba nga qielli më shumë se çka rënë breshër për një vit në Kosovë dhe nuk na ndalën dot e jo të na ndalonin në misionin dhe rrugën tonë drejt paqes. Ajo pasdite shkurti për në Rambuje, kishte diçka nga udhëtimi i Ismail Qemalit për në Vlorë, diçka nga udhëtimi i Isa Buletinit në Londer. I thashë diçka rreth kësaj R. Qoses atë pasdite dhe m’u duk se u përlot nga ngashërimi rilindas. Po duheshin kapërcyer emocionet.
Pyetje: Cila është e veçanta e liderëve të UÇK- së në përbërje të delegacionit shqiptar?
Unë e ndiej grupin tonë si një trup të vetëm. Gjithkush në të ka vendin e vet, të gjithë bashkë përbëjmë një ansambël që ndjen, ashtu sikundër ka, një përgjegjësi të madhe, madje historike. Sa për shokët e mi të UÇK- së, ata vijnë nga balli i frontit dhe padyshim peshën e emocioneve e kanë të madhe. Bashkë e filluam luftën me besimin se do ta fitojmë lirinë dhe e ndiejmë se asaj i afrohemi përditë. Drita që na e ndriçon lirinë është gjaku i shokëve të UÇK-së që ranë në front. Ky gjak, kyamanet vëllezërish na forcon besimin, na jep energji. Në çdo çast këtu në Rambuje, ata i ndiejmë pranë më shumë se kurrë. Sa herë marrim fjalën në tryezën e bisedimeve na dalin përpara syve fytyrat e tyre dhe duket sikur na thonë: “Kujdes se mos gaboni!” …
Pyetje: Nga mënyrat si vijojnë diskutimet në Rambuje, a e ndien kryetari i delegacionit shqiptar se në Kosovë po troket pavarësia?
Ne këtu kemi ardhur për pavarësinë dhe vetëm për pavarësinë e Kosovës. Për tjetër gjë nuk kemi kurrëfarë mandati. Në Rambuje na ka sjellë e drejta historike dhe gjaku i dëshmorëve të UÇK-së. Çdo devijim prej tyre është një pabesi kombëtare. Ne shqiptarët nuk kemi kohë për të humbur …
Pyetje: Në projekt-marrëveshje parashikohet statusi i një autonomie speciale me një periudhë kalimtare tre vjeçare. A e vlerëson delegacioni ynë këtë si një zgjidhje në interes të Kosovës?
Proçedurat janë në udhë e sipër. Ne jemi për çdo alternativë që na çon te pavarësia. Një e tillë është edhe alternativa e periudhës kalimtare me monitorimin e faktorit ndërkombëtar. Këtu jemi shprehur prerazi: periudhë kalimtare vetëm me praninë e NATO-s në Kosovë, ndryshe çdo gjë është demagogji dhe e dështuar. Këto janë garancitë që kërkojmë aktualisht, njëherazi me kërkesën për tërheqjen e menjëhershme të forcave ushtarake serbe nga Kosova. Për atë kemi gejtur mirëkuptim edhe te negociatorët perëndimorë, por ende janë të akullt, pjestarët e delegacionit serb të cilët me tezën e integritetit të shtetit serb, që hedhin këtu në Rambuje, duan të përligjin kolonizimin e mëtutjeshëm të Kosovës. Megjithatë kjo ështjellë e lashtë këtu në Paris ka hedhur shumë dritë rreth të vërtetave për atë çka ndodhi e ndodh me popullsisë shqiptare në truallin e vet etnik. ..
Pyetje: Keni patur disa kontakte me politikanët më në zë të botës, si i vlerësoni opsionet e tyre për vendimet përfundimtare të Rambujesë?
Më bëjnë përshtypje pjekuria, realizmi dhe gjakftohtësia sidomos e z.Kuk dhe Hill. Ka objektivitet e tolerancë komunikimi i tyre. Është i lexueshëm opsioni dhe rrugët që ofrojne ata për mbylljen e konfliktit. Është për të çmuar durimi dhe vendosmëria e tyre për marrëveshjen që do të çojë te paqja. I ngrohtë e i veçantë ishte takimi me znj.Ollbrajt. Në fjalën e saj kishte vendosmëri e alternativa të qarta. Kërkesa jonë për praninë e NATO- s në Kosovë, si garantuesja kryesore për marrëveshjen e paqes, ishte bidnja kryesore për njëshin e diplomacisë amerikane. Ajo na ofroi ndihmën energjike të SHBA për të rikthyer qetësinë në rajon.
Ndërkaq negociatori rus gjen kohë të mi shfaqë shqetësimin e tij. “Pse ne nuk e pranojmë shtetin serb?”. Ne i jemi përgjigjur se nuk kemi si të pranojmë një shtet që masakron fëmijët, gratë, pleqtë, një shtet që shet “trimëri” me fohnjat, një shtet vampir. Gjithësesi, në fluksin e takimeve me diplomatë të shumtë, ka mbisunduar klima e mirëkuptimit dhe gatishmërisë për t’i zgjidhur problemet bashkarisht. Mesazhe “memecërie” vijnë vetëm nga stafi i përfaqësuesve serbë.
Pyetje: Nga aq sa jep medja për Rambujenë të krijohet përshtypja se negociatat kanë rënë në një lloj ngërçi, apo në një monotoni që nuk ofron alternativë konkrete. Çfarë ndodh në fakt?
Në këtë imazh i kanë çmuar përpjekjet për marrëveshjen e paqes ata që ndezën luftën në Kosovë, serbët. Po në Rambuje ka edhe ecje, megjithëse me vëhstirësi. Pas një lloj monotonie që u mbërthyen bisedimet pas ditëve të para, rikthimi i z.Kuk, ju dha disa impulse që pala sërbe bëri ç’është e mundur për t’i retushuar. Pastaj vizita e Ollbrajtit të shtunën, shpalosi qartazi parimin e kulaçit, por edhe të kërbaçit. Në këtë rrjedhë vijoi edhe mbledhja e Grupit të Kontaktit të hënën, e cila vendosi zgjatjen e bisedimeve deri më 20 shkurt. Tashmë faktori ndërkombëtar, i tej lodhur nga qëndrimi serb për paqen në Kosovë, ka hedhur në tavolinat e Rambujesë ultimatumin. Tashmë pala e emisarëve serbë përpiqet t’i zvarritë bisedimet e kësaj jave me mospranimin e ankseve të aktmarëveshjes, që kanë të bëjnë në thelb me praninë e NATO-s për të garantuar zbatimin e marrëveshjes.
Pyetje: A mund ta quajmë Rambujenë një Dejton të ri?
Nga aq sa rrjedhin situatat brënda kështjellës, mund të arrijmë në konkluzionin se ajo që presim ne shqiptarët është e kushtëzuar me inisitivën e SHBA-së. Vizita e znj. Ollbrajt në Rabuje, rigjallëroi entuziazmin e mekur të faktorit evropian, që deri në ato çaste mundohej të luante rolin e violinës së parë, në përpjekjet për të përsëritur Dejtonin në Rambuje. Për nga inisiativa dhe vendosmëria e SHBA, Rambujeja është me të vërtetë një Dejton. Në këtë vështrim, konkluzioni i kahershëm i provuar tashmë në shumë vatra të nxehta të globit, është ende i padiskutueshëm: pa nismën dhe kontributin amerikan nuk mund të zgjidhet asnjë krizë. Për pasojë dhe konflikti në Kosovë nuk mund të përjashtohet nga kljo llogjikë, ca më tepër që ky konflikt është i mpleksur me faktorë kompleksë dhe mbart rreziqe të shumta për situatën në rajon. Shkurt: Rambujeja pa praninë amerikane, nuk do të sjellë atë që pritet, paqen në Kosovë. Po kjo kurrësesi nuk ka se si të zbehë rolin e faktorit evropian. Për ne shqiptarët, ca më tepërt për ne përfaqësusit e tyre këtu në bisedime, përditë e më shumë përforcohet bindja se dejtonizmi i Rambujesë mundësohet vetëm me një rol më të madh të SHBA-së në negociatat për paqen në Kosovë.
“Ushtria”, 17 Shkurt 1999

____________________________
Nga faqet e librit “Rruga që më çoi në radhët e UÇK-së”
DILAVER GOXHAJ (SHPËTIM GOLEMI): KRIJIMI I FRONTIT GJITHËPËRFSHIRËS NË KOSOVË – DOMOSDOSHMËRI HISTORIKE (JANAR 1999)

https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8897

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura