DISQET E KARAXHIQIT – IMPLIKOJNË EDHE PERËNDIMORËT NË MASAKRËN E SREBRENICËS E BRATUNCIT!! (NGA ARKIVI I PASHTRIKUT, GUSHT 2008)

Pashtriku.org, 25 korrik 2017: „Radovan Karaxhiq i ka ruajtur bisedat e zvilluara me personalitete të shteteve perëndimore në disa disqe të koduara…“- kështu raporton gazeta serbe Blic duke iu referuar ekipit të avokatëve mbrojtës të Radovan Karaxhiqit.
Në këto disqe të koduara janë të inçizuara bisedat e Karaxhiqit me personalitete të shumta botërore si me Bill Clinton, Tony Blair, Madeleine Allbright, Bernard Kouchner…, në këto disqe ndodhen edhe bisedat me Slobodan Milosheviqin dhe me Alija Izetbegoviqin, ka thënë për gazetën Blic avokati Svetozar Vujaçiq, anëtar i ekipit mbrojtës i Radovan Karaxhiqit.

Më gjerësisht lexo origjinalin: „Odbrana Karadžića preuzela torbu“
http://www.blic.rs/vesti/tema-dana/odbrana-karadzica-preuzela-torbu/swgj9c2

Me këtë rast avokati Vujaçiq ka deklaruar, se disqet përmbajnë material komprometues për disa qeveri të perëndimit. Në disqe mes tjerash ndodhen edhe bisedat e Karaxhiqit me Milosheviqin lidhur me marrëveshjen e bërë me Richard Hollbrooke – se nëse Karaxhiq largohet nga jeta publike nuk do të dënohet nga Haga…
Aty sipas gazetës Blic përmendet edhe biseda ku thuhet se Radovan Karaxhiq dhe Alija Izetbegoviq janë dakorduar për masakrën në tregun e Sarajevës „Merkala“… Disqet përmbajnë edhe disa informata mbi implikimin e disa qeverive perëndimore në masakrat e Srebrenicës dhe Bratuncit.
Ekzistojnë dhjetra biseda me Millosheviqin në kohën kur në Pale ka qenë kryeministri grek Konstantin Micotakis dhe Dobrica Çosiç. Ka biseda të tij me kreun e armatës serbe Momçilo Perishiqin etj. (pashtriku.org / 15. 08. 2008 )
……………………
Lexoni shkrimin origjinal:
Disqet e koduara: Disqet e Karaxhiqit – implikojnë edhe perëndimorët
në masakrën e Serbrenicës e Bratuncit!!
http://pashtriku.beepworld.de/files/kosovaneudhekryq%6008/gusht08/blic_disqet_e_karaxhiqit_15.8.08.htm

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura