DOKUMENTI DIPLOMATIK I “KB” (1921): MOCIONI I MIRDITORËVE KUNDËR MARKA GJONIT DHE REPUBLIKËS SË MIRDITËS

Francë, 30 Korrik 2018: Në faqen n°1241 të dokumentit diplomatik të Kombeve të Bashkuara, botuar në shtator të 1921, gjejmë telegramin revoltues të parësisë mirditore kundër Marka Gjonit dhe shpalljes së Republikës së Mirditës, ku përveç ambicieve personale të udhëheqësit mirditor, ky vendim u shërbente interesave të Serbisë dhe përçante gjithashtu kombin shqiptar.
Gjithsesi, reagimi i mirditorëve (i sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”) ka qenë i menjëhershëm:
“Nga Oroshi, nëpërmjet Vlorës, më 26 shtator 1921.
Ne, kryetarët (bajraktarët) e Mirditës, të mbledhur më 22 shtator në Asamblenë e Përgjithshme në Orosh, kryeqendër e vendit tonë, kemi nderin t’ju kërkojmë që të informoni Asamblenë e Lartë për mocionin e mëposhtëm të votuar njëzëri:
Ne konsiderojmë tradhtar të atdheut tonë të ashtëquajturin Marka Gjoni, i cili, për të përmbushur ambiciet e tij personale, veproi kundër unitetit kombëtar duke shpallur në një territor të huaj Republikën e Mirditës, me qëllim shërbimit të interesave të Serbisë.
Ne deklarojmë solemnisht se jemi gati, si gjithmonë, të bëjmë të gjitha sakrificat dhe të mbrojmë pavarësinë dhe integritetin e shtetit shqiptar.
Ne protestojmë vullnetarisht kundër ndërhyrjes së vazhdueshme të Serbisë në punët tona të brendshme me qëllim nxitjen e problemeve dhe favorizimin e reagimit të qëllimeve të saj imperialiste
Ne i bëjmë thirrje Asamblesë së Lartë të ndërhyjë për t’u dhënë fund këtyre intrigave ndaj sigurisë kombëtare.”
Parësia mirditore : Gjok Deda, Palica, Prenk Gjonit, Nduellesh Kola, Dod Lleshi, Ndrek Prenk Kola, Boci, Rrok Kola, Simon Marka, Kol Prendi, Nikoll Gjon Brunga, Llesh Rrok Kola, Marka Ndoc Koleci, Dre Ndoci, Zef Prendi, Marka Ndeji, Ndoc Perkulla, Marka Gjok, Ndreka Zef Çupi, Zef Nikolla, Prenk Nikolli, Ndoc Marka, Ndoc Pergjoni, Ndoc Ded Kola, Preng Marka Deda, Zef Lazer Noka, Frok Dod Prenga, Gjoni Marka Gjonit, Don Zef Skana, Don Nikolla, Don Ndre Lufi, Don Pasko Krasaniqi, Don Zef Gjonali, Pjetër Frok Ndreka, Nikoll Kol Gjoka, Prenk Gjok Doda, Pjetër Marka Ndreka, Nduc Perdoda Perdo, Ndoka Gjet Dod, Prenka Ndoc Permarka, Marka Ndoc Gjoni, Zef Nikolla Prendi, Ndoc Nikolle Gjini, Simon Prenk Marka.

Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura