Tetovë, 26 shtator 2019: Dialogu i imponuar dhe komplikuar pa të drejtë mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane, të Kosovës dhe atij të Serbisë, duhet të përfundojë sa më parë me njohjen reciproke dhe pa kushte mes këtyre dy shteteve fqinje, në interes të paqes, sigurisë ndërkombëtare, integrimeve euroatlantike dhe progresit të këtyre dy shteteve dhe shteteve të tjera të rajonit, për një të ardhme në bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë.
Mes Kosovës dhe Serbisë, qëllimisht dhe pa të drejtë është imponuar dialogu politik i ngarkuar me probleme të tjera, nga faktori ndërkombëtar dhe evropian, sikur të bëhej fjalë për shkëputjen e shtetit të Kosovës nga shteti i Serbisë. Nga kjo qajse e gabuar edhe janë prodhuar idetë e pushtetit serb për krahasimin e rastit të Kosovës me Hong Kongun dhe raste të tjera, jo si dialog mes dy njësive të barabarta të ish federatës Jugosllave, nga rrënojat e së cilës lindën disa shtete të reja të pavarura, si edhe Republika e Kosovës, e cila e ka deklaruar pavarësinë e saj tri dekada më parë, që në vitin 1990.
Mes Kosovës dhe Serbisë mund të zhvillohet dialog si mes dy shteteve sovrane, fqinje mes tyre, për njohje reciproke, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë, pavarësisht nga e kaluara hidhur e Kosovës nën okupimin e dhunshëm politik, policor dhe ushtarak nga shteti fqinj, Serbia, nga okupimi kriminal i të cilit u çlirua Kosova përmes luftës së armatosur çlirimtare, me ndihmën e NATO-s dhe SHBA-së.
Ky dialog, jo siç është imponuar dhe komplikuar pa të drejtë, nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, duhet të përfundojë me marrëveshje të ndërsjellë me njohjen reciproke mes këtyre dy shteteve të pavarura dhe sovrane, me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, si dy njësi të barabarta të ish federatës Jugosllave, ndërsa çështjet tjera të trashëguara nga e kaluara e përbashkët nën ish federatën Jugosllave dhe nën ish regjimet e mëhershme (1878, 1913, 1918, 1945), si çështja e kufijve dhe territoreve etnike, e trashëgimisë kulturore, e krimeve dhe gjenocidit të ushtruar gjatë okupimit të Kosovës nga Serbia dhe gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, që duhet të zgjidhen përmes gjykatave ndërkombëtare kompetente dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, pas njohjes reciproke mes këtyre dy shteteve sovrane, të Kosovës dhe të Serbisë fqinje, duke pasur parasysh se për çështjen e Pavarësisë së Kosovës ka vendosur më herët edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së, e cila këtë akt e ka vlerësuar si të drejtë dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Postime të Lidhura
ENKEL XHANGOLI: VARFËRIA NË RRUGËT E SHQIPËRISË!
Elbasan, 20. 04. 2015 – Të gjithë janë të barabart para zotit, para ligjit, ku të gjithë gjykohen…
QENDRA JUSUF GËRVALLA – PSE U VRA JUSUF GËRVALLA, KADRI ZEKA DHE BARDHOSH GËRVALLA? GËNJESHTRAT DHE E VËRTETA! (14)
Në 41 vjetorin e vrasjes QENDRA JUSUF GËRVALLA – PSE U VRA JUSUF GËRVALLA, KADRI ZEKA DHE BARDHOSH…
DILAVER GOXHAJ: DY STANDARTET E GJYKATAVE TË EULEX’it NË KOSOVË!
Tiranë, 13. 02. 2016: Sikundër është bërë e njohur, më 27 maj 2015 gjykata e EULEX-it në Mitrovicë…
GJOKË DABAJ:TOKA, NË VITIN 2021, METEOR APO PLANET?
Durres, 9 janar 2021: Meteori është një trup qiellor, i cili “vrapon” me shpejtësi të madhe nëpër gjithësi…