XHAFER HALITI: NDJENJA E TURPIT DHE NDËRGJEGJIA E HUMBUR!

Prizren, 6 korrik 2018: Jemi dëshmitarë të asaj çfarë po ndodhë në epokën tonë të civilizimit modern, të jetës bashkëkohore, ku keqpërdorimet, manipulimet, tradhëtitë arsyetohen me fjalët; “ashtu më pëlqen, ashtu është më e përshtatshme për mua, bëj çfarë të dua unë.. kush po më ndalë..” e të ngjashme. Pra ndjenja e turpit, dhe mungesa e ndërgjegjës është thuajse krejtësisht e humbur.
Duke shikuar nga ky këndëvështrim logjik, më duket se sa më shumë civilizim aq më shumë devijim, dhe kjo e ashtu qujtur ‘dukuri’ për mua negative, është problem mjaft serioz i shoqërisë sonë, ku përveç kësaj, në mas të madhe edhe po përkrahet e mbështet fuqishëm, tek injoratët e sojit tonë, madje shumë shpesh brohoritet sikurse një lloj ‘demokracie’.

Xhafer Haliti

Ky sistem i degraduar, për të cilën fajtorët vazhdojnë të mbesin “anonim” jo pse nuk i dimë, por thuajse po na përshtatet të gjithëve, sepse ‘udhëheqësit’ tanë po arsyetohen me iden, se jemi duke shkuar “drejtë perëndimit” pra sa më afër europës, e që në realitet është gënjeshtër pa kripë, sepse askush përveç vetës nuk të do me këto tipare, krejtësisht demagogjike!
Si duhet ta ndryshojmë këtë çasje në aspektin pozitiv duke filluar prej rrugës individuale !?
Pikë së pari ne duhet ta apikojmë thënien e të madhit Sokrat, ku thotë: “Ai që dëshiron ta ndryshojë botën, fillimisht duhet ta ndryshojë vetën e tij”, nënkuptohet që me sjellje, veprime, tipare e karakteristika të mirëfillta, edhe pse deri më tani janë marrë si primitive, por janë e vetmja zgjidhje jo vetëm për t’u parapëlqyer nga vendet tjera, por edhe që ata të marrin shembull të mirë nga Ne!
E dyta dhe e fundit, që ka për qëllim se përveç tipareve njerëzore, duhet të kemi pak ‘nacionalizëm’ e atdhe dashuri, këtu duke përfshi meritokracinë, besimin në profesionalizëm, respektimin e ideologjive por jo radikalizimin e tyre, dhe shmangjen urgjente të partizimit politik.
– Autori është psikolog.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura