DR.ABDULLA MEHMETI: QEVERIA E MAQEDONISË, AGJENCI PËR PUNËSIMIN E POLITIKANËVE SHQIPTARË

Tetovë, 28 maj 2017: Subjektet politike të shqiptarëve në Maqedoni, përveç mungesës së strategjisë afatgjatë për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni, edhe në sasi dhe cilësi të politikëbërjes po tregojnë rrënie të vazhdueshme.
1. Numri i ministrive që drejtojnë kuadrot e subjekteve politike të shqiptarëve, që nga viti 1991 deri më sot, sillen në numrat dhe ministritë gati të njëjta.
2. Pozita e zëvendëskryeminstrave shqiptarë në Qeveri, pavarësisht si emërtohen ata, është më tepër se formale, meqë institucion Zëvendëskryministi nuk ekziston, ndërsa këto funksione janë të ngjashme me ministrat pa resorë (ministra pa ministri!).
3. Është tepër qesharake nëse një drejtues Sekretariati, ose Agjencie në kuadër të Qeverisë, në vend se të quhet Drejtor i saj, të quhet Zëvendëskryeministër (pa asnjë kompetencë). Kjo është më tepër se tallje me shqiptarët!
4. Ministritë e tipit të Ministrisë për Investime të Jashtme (jo imvestime të huaja!), janë në nivel të Agjencive, për aq më tepër kur dihet fushëveprimi i tyre. Si ka mundur gjithë atë vëllim pune ta drejtojë Agjencia për Privatizim (1993-2002) etj., e nuk mund t’i menaxhojë investimet e jashme një Agjenci për Investime të Jashtme?
5. Marrja e afër 70 mijë votave të shqiptarëve nga LSDM, me këtë edhe rënien e partive të shqiptarëve për 9 deputetë, e obligon këtë parti që nga radhët e saj të emërojë së paku dy ministra shqiptarë në qeverinë e ardhshme.

Më poshtë janë paraqitur të dhënat, të cilat mund t’i shërbejnë secilit për informim, analizë dhe studime, për ta pasur sa më të qartë këtë çështje:
Ministritë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë:
1. Ministria e Mbrojtjes
2. Ministria e Punëve të Brendshme
3. Ministria e Shëndetësisë
4. Ministria e Punëve të Jashtme
5. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale
6. Ministria e Financave
7. Ministria e Arsimit dhe Shkencës
8. Ministria e Ekonomisë
9. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave
10. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve
11. Ministria e Shëndetësisë
12. Ministria e Kulturës
13. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale
14. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
15. Ministria e Shoqërisë Infomarmatike dhe Administrimit
16. + Ministria e Investimeve të Jashtme?
Ministritë në Qeverinë e mëparshme, të udhëhequra nga shqiptarët:
1. Ministria e Punëve të Brendshme
2. Ministria e Drejtësisë
3. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale
4. Ministria e Arsimit dhe Shkencës
5. Ministria e Ekonomisë
6. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale
7. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Ministritë në Qeverinë e ardhshme, që pritet të udhëhiqen nga shqiptarët (me minus 2 ministri të rëndësishme, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës):
1. Ministria e Drejtësisë
2. Ministria e Ekonomisë
3. Ministria e Shëndetësisë
4. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale
5. Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
+ Ministria e Investimeve të Jashtme?
* Këto të dhëna mund të plotësohen dhe ndryshohen deri në formimin e Qeverisë së ardhshme të Maqedonisë.
(27.V.2017)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura