Prishtinë, 11 prill 2018:
1. Një çështje e rëndësishme në procesin e tranzicionit padyshim është edhe ai i rrënimit të autoritetit totalitar, një mentaliteti që akoma sidomos për nga mënyra e sjelljes dhe veprimeve në jetën publike është duke i përcjell të gjitha shoqëritë shqiptare. Pastaj ai i rolit që duhet ta loz shteti në këtë periudhë të rëndësishme socio ekonomike dhe kulturore të emancipimit.
2. Tani për tani, ka dy mendime apo të themi kushtimisht dy përvoja sociologjike lidhur me rolin që duhet ta loz shteti në këtë periudhë që janë në proces të vetëkërkimit të identitetit të ri.
3. Njëri mendim i shquar si intervencionist, ku insistohet që roli i shtetit në kushtet dhe rrethanat e reja sociale të mbetet kogja me peshë dhe detyra e obligime jo vetëm sociale, por edhe sosh juridike, morale, politike në vendimmarrjet e rëndësishme për vendin.
4. Dhe tjetri, i shquar si liberal që rolin e shtetit mundohet me të gjitha mjetet ta minimizojë dhe ta margjinalizoj deri në atë masë, sa që si thuhet ngandonjëherë si në shaka: “ta shndrroj atë, në një numër telefoni”!
5. Për dallim nga vendet dhe shtetet tjera, në Kosovë akoma ndihet gjallë jo vetëm nevoja për manifestimin dhe demonstrimin e tij, jo edhe aq si forcë sa si një pronësi sociale, politike dhe sosh juridike që dosido do t’i bënte kosovarët identik me të tjerë në rajon dhe gjetiu.
6. Rreziku nga kjo ndjenjë e manifestimit dhe demonstrimit ndër kosovarët, shumë lehtë shoqërinë mund ta qojë në një ekzaltim tjetërfare që njihet apo identifikohet me sindromën totalitare, ku roli i individit apo udhëheqësit karizmatik stërmadhohet aq shumë sa që edhe: zhvillimi, edhe emancipimi, edhe demokracia, edhe ndërtimi i institucioneve të reja…edhe lihen në dorë të një individi apo grupi të vetëm!
7. Një rrezik tjetër potencial që gjitha shoqërive shqiptare, u rri mbi kokë si shpata e Demokleut është edhe ai stërmadhimit të rolit të identitetit kombëtar (që në Kosovë shkaku i rrethanave historike, është shumë më evident) në procesin e tranzicionit, në vend që kjo energji dhe potencë kombëtare të orientohet në: reformat e ekonomike, sociale, kulturore, e sidomos ato ushtarake.
Postime të Lidhura
SHERADIN BERISHA: LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT DHE NEPOTIZMIT DUHET TË NIS PREJ KADRI VESELIT…
Pashtriku, 17 qershor 2020: Një vit më parë këtë analizë e kam shkrue, dhe duket që korrupsioni as…
KIMETE BERISHA: ALKATRAZI I HAJREDIN KUҪIT!
Prishtinë, 05. 10. 2013 – I burgosuri i parruar i Dubravës, i dënuar me 27 vite burg për…
SHBA ËSHTË ALEAT STRATEGJIK E JETIK PËR SHQIPËRINË. LULZIM BASHA: NUK KA KTHIM PAS
SHBA ËSHTË ALEAT STRATEGJIK E JETIK PËR SHQIPËRINË. LULZIM BASHA: NUK KA KTHIM PAS Nga Skënder Sadri KAPITI,…
BEHXHET SHALA BAJGORA: DYFYTYRËSIA ANTOLOGJIKE DHE BIZANTINIZMI I CERTIFIKUAR I RADIKALIT ALEKSANDAR VUÇIQ!
Prishtinë, 28 shkurt 2019: (Vajtimi sikur i një plake të pastrehë) – Fillimisht kur Aleksandar Vuçiq u bë…