Prishtinë, 12 shkurt 2019: “Opsioni i kthimit të serbëve në (qytetar lojal) në favor të ruajtjes së tërësisë territoriale të Kosovës, si kalkulim; ekonomik, demografik e gjithësesi edhe politik, është opsion shumë më i lëverdishëm, se sa ideja e “korigjimit” që është inicuar nga trojkaThaçi&Vuçiq&Rama”, kështu është shprehur së fundmi profesori dhe sociologu, Fadil Maloku.
Lidhur me këtë çështje, Maloku ka dhënë disa argumente, të cilat i ka quajtur ad hoc.
“a) Së pari, shqiptarët janë aq të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për pamundësinë e ekzistimit të shteteve të pastërta nacionale në hapësirën ballkanike, ku janë të përzier etnikisht të gjithë ngapak .
b) Ndërsa Kosova, edhe ashtu me 95% të pastërtisë etnike, nuk ka edhe aq shumë nevojë ta ndjekë këtë parim, të cilin e ka krijuar vetvetiu bioritmi natyror i natalitetit dhe mortalitetit gjatë gjithë historisë.
c) Kthimi i serbëve, i prejudikuar gjithnjë sipas kritereve të atyre që nuk kanë qenë të implikuar në krime dhe masakra, do të mundë t’ua hiqte nga dora disa qarqeve zyrtare të NATO-s dhe regjimit të Beogradit, argumentin për kinse mostolerancën ndëretnike, që janë duke treguar shqiptarët.
d) Shembullin krahasimtar, lidhur me një model të tillë kompromisi, e kemi në kornizën e riintegrimit të qytetit të Vukovarit dhe Sllavonisë Lindore, në territorin e Kroacisë.
e) Me këso qasje dhe standardi evropian, e në fakt, tolerant nga ana e Qeverisë kosovare, do të mund të përfitonin shumë shtresat e ulëta të popullsisë, të cilat, dalëngadalë, siç po shihet, po i largohen vëmendjes së ndihmës nga faktori ndërkombëtar. Proces ky që i ka ndodhur edhe Bosnjës, deri para fillimit të luftës në Kosovë, Çeçenisë, Afganistanit, Sirisë, etj.”, ka shkruar Maloku në Fb.
Postime të Lidhura
DR REINER FÜLLMICH: “QEVERITË TONA JANË MARRË NGA FORUMI EKONOMIK BOTËROR”!
Dija të zgjon dhe të shpëton! DR REINER FÜLLMICH: “QEVERITË TONA JANË MARRË NGA FORUMI EKONOMIK BOTËROR”! Nga…
Një vrasje në Shtutgart, më 17 janar 1982
Nga Saime Isufi Pashtriku, 28 mars 2021: “Kadriu ka një meritë të veçantë për botimin e gazetës “Liria”.…
FAIK KRASNIQI: ALEANCA KUQ E ZI E VETMJA SHPRESË!
(Prishtinë, 11. 11. 2012) – Aleanca Kuq e Zi është e vetmja shpresë që njëherë e përgjithmonë ta…
TAFIL DURAKU: TALLJE ME TUREÇKË!
Burojë, 03. 02. 2016: Tallje e madhe, me tureçkë, u bë me ne shqiptarët, menjëherë pas Luftës së…