DR.FADIL MALOKU: KRIMI DHE KORRUPSIONI, GANGRENA QË PO E GËRRYEN SHTETNDËRTIMIN E KOSOVËS!

Prishtinë, 25 maj 2018:
1. Një ndër shkaqet e gjithë kësaj papunësie dhe varfërie MARRAMENDËSE në Kosovë, duhet kërkuar padyshim edhe tek një stereotip i ri sociologjik, që në gjuhën sociale adresohet si klientelizëm politik. Ky lloj stereotipi në shoqërinë kosovare, ka marrë tashmë përmasa alarmuese edhe për faktin se akoma s’është e qartë sociologjikisht (jo edhe aq juridikisht) se cila vijë sociale dhe ajo juridike e ndanë nga fenomeni i korrupsionit dhe krimit…

2. Në fakt, në kuptimin më të gjerë ekziston një lidhshmëri midis krimit të organizuar, korrupsionit, dhe klientizmit politik që në kulturën dhe mentalitetin tonë të përditësuar, njeriu që korrupton një person të institucioneve shtetërore në rrethet e veta të ngushta klanore e klienteliste, trajtohet si hero i llojit të vetë?!
3. Kjo dukuri, kujtoj që nuk duhet përgjithësuar edhe aq shumë, ngase gjykimi i këtij soji na bënë të mendojmë se të gjithë ata që janë të implikuar në politikë janë potencialisht edhe njerëz të korruptuar…

4. Padyshim, që në Kosovë ka njerëz dhe politikanë të ndershëm të cilët punojnë sipas ligjit. Por, problemi, shfaqet në momentin kur të njëjtit nuk dëshirojnë të shërbejnë si mostër e mirë, për të luftuar këtë të keqe që e ka kapluar shoqërinë kosovare në periudhën më të vështirë të shtendërtimit dhe demokratizimit.
5. Ky proces i “diferencimit” ta shquaj kështu në shoqërinë kosovare i ndodhur gjatë dekadës së fundit dosido prodhoj edhe efekte negative, duke sistemuar kështu ngadalë por sigurt një shtresëzim shoqërorë, ose “viktimat e para të falimentimit” në procesin e tranzicionit.
6. Niveli i ulët i zhvillimit ekonomik (krijon kushte të favorshme për “lulëzimin” e kriminalitetit në Kosovë): mosbesimi midis institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare (aferat dhe skandalet e pazbuluara): kufijtë e padefinuar administrativ: nepotizmi (afërsia familjare me institucionet e vendit): mungesa e vullnetit politik për ta luftuar atë (shkaku i infiltrimit të këtyre elitave në afera korruptive), janë vetëm disa nga faktorët që në një mënyrë apo tjetrën e “ushqejnë” dukurinë e klientelizmit, e bashkë me të edhe të krimit e korrupsionit.
7. Të gjitha s’bashku e kërcënojnë seriozisht sigurinë dhe stabilitetin e vendit!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura