Prishtinë, 6 maj 2019: Kush i pengoi pushtetarët e pasluftës ta ngrejnë një Gjykatë për krimet serbe në Kosovë?! Askush! Ata tani po i hedhin këto iniciativa (ekskluzivisht protagoniste!) veç për konsum të brendshëm…e asgjë më shumë.
1. Së pari bashkësia ndërkombëtare, është vonuar shumë me këtë denoncim publik të Serbisë, sepse kanë kaluar dy dekada të tëra dhe asgjë tani nuk mund të rikthehet prapa (anipse, gjurmët dhe faktet e gjenocidit serb, mund të identifikohen edhe sot), shkaku i fokusit që e ka faktori ndërkombëtar në tema të tjera shumë më të rëndësishme (gjithnjë sipas gjykimit dhe sidomos interesave të tyre; gjeopolitike e diplomatike) dhe më dinamike, se sa kjo që neve na intereson dhe kemi interes.
2. S’dyti, klasa jonë politike e ka vonuar qëllimshëm për t’i hyrë në qejf “faktorit ndërkombëtar”, i cili edhe ashtu nuk e ka pasur si imperativ vazhdimin e demonizinit të Serbisë, sepse caqet strategjike u arritën me intervenim ushtarak, kurse me ato diplomatike u mundua dhe ende po mundohet “në emër të vlerave civilizuese” ta rikthejë Serbinë kah “kibla” përendimore”…
3. S’treti, Konfigurimet gjeopolitike, gjeostrategjike e sidomos ato politike, nuk janë të njëjta me disponimet e interesat e fundshekullit, apo kohës kur u bombardua Serbia…
Postime të Lidhura
TË PAVAKSINUARIT JANË SUPERHERONJ! (VIDEO)
Mesazhi i gjeneralit Christian Blanchon për nder të të pavaksinuarve TË PAVAKSINUARIT JANË SUPERHERONJ! 10 shtator 2022 Ata…
QYTETARËT AKTIVË PËR PRIZRENIN: RAMADAN MUJA&CO, KA NISUR PUNIMET PËR NDËRTIMIN E NJË STADIUMI NË VENDIN E KRIMIT!
Prizren, 19. 06. 2015 – “Komuna e Ramadan Mujës”, më 16/06/2015, ka nisur punimet për ndërtimin e një…
ADIL FETAHU: APELI I 88’të INTELEKTUALËVE: BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE TA GJYKOJË BEOGRADIN, PËR RREZIKIMIN E PAQES NË MAL TË ZI DHE NË RAJON
Prishtinë, 18 janar 2020: Krizat shoqërore, kombëtare apo ndërkombëtare, asnjëherë nuk paraqiten si rrjedhojë e natyrshme, por ato…
PROF.ASOC.DR.VANGJEL KICI: NË KËRKIME GJEOLOGJIKE KA RËNDËSI EDHE QIMJA NË KËMBËN E MIZËS!
Kanada, 26 korrik 2017: Në muajin maj të vitit 1961, profesori ynë, Oberhell (një pjesë e popullit çek…