DR.JAKUP KRASNIQI: FUSHATA PARAZGJEDHORE ËSHTË SHNDËRRUAR NË ZGJEDHË TË HARAҪIT PËR BIZNESET E KOSOVËS!

Prishtinë, 26. 05. 2014 – Gjatë pesë muajve të fushatës parazgjedhore që ka filluar Hashim Thaçi, agjenda e tij kryesore në terren ishte “vizita” e ndërmarrjeve të bizneseve në Kosovë. Për të gjithë biznesmenët kosovarë këto vizita shoqërohen me ngërçe të harraqit për zgjedhjet e 8 qershorit. Imazhet që shpërndahen nga këto “vizita”, e ku shihen biznesmenët duke u buzëqeshur në prani të Kryeministrit që po IKË, janë imazhe të cilat reflektojnë mjerimin që Poeti i Mjerimit, Migjeni, i shprehu përmes metaforës “Qeshu palaço, e zemra të pëlcet!”
Për realitetin e hidhur me të cilin ballafaqohen bizneset në Kosovë, nën qeverisjen e Hashim Thaçit, flasin të dhënat.
Gjatë pesë muajve të fushatës së Hashim Thaçit dhe premtimeve se do t’i ndihmojë bizneset kosovare, 652 kompani të ndryshme në Kosovë kanë shuar biznesin e tyre.

– Hashim, boll i “ndihmove” bizneset! –

Shuarja e bizneseve për shkak të ambientit të pafavorshëm për të zhvilluar bizneset janë reflektim i drejtpërdrejtë në shtimin e papunësisë dhe mjerimit të popullit të Kosovës.
Kjo klimë negative që u përcoll gjatë gjithë qeverisjes Thaçi shkaktoi shuarjen e mijëra bizneseve kosovare. Nëse nuk ndërpritet ky trend, Misioni i Ri i Hashim Thaçit do t’i shuaj të gjitha bizneset e pavarura nga ai.
NISMA për Kosovën nuk troket në dyert e asnjë biznesmeni për fushatën zgjedhore, që është shndërruar në zgjedhë për biznesmenët kosovarë. Pas besimit që do të na shprehin qytetarët e Kosovës përmes VOTËS PËR NDRYSHIM, dyert e NISMËS do të jenë të hapura për të mbështetur bizneset, si burim kryesor i hapjes së vendeve të lira të punës.
Më 8 qershor, të gjithë biznesmenët që dëshirojnë të heqin qafe zgjedhën e haraçit, duhet të ndëshkojnë praktikat e tilla që janë pengesë serioze e zhvillimit të vendit dhe t’i hapin rrugë NISMËS për zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës.


– Autori është Kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMES për Kosovën –

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura