Prishtinë, 29. 10. 2015: Duke e lexuar nenin e 13 të MSA-së, shihet qartazi se zhvillimet e fundit në Kosovë, ndodhitë në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij e kanë përshpejtuar nënshkrimin e MSA-së në mes BE-së dhe Kosovës me fusnotë, pra me Kosovën rajon e jo shtet sovran. Kjo thuhet në nenin 2 të MSA-së, i cili thotë: “Asnjë nga termat, formulimet apo përkufizimet e përdorura në këtë Marrëveshje, duke përfshirë Anekset dhe Protokollet e saj, nuk përbëjnë njohje të Kosovës nga BE-ja si një shtet i pavarur apo nuk paraqesin njohje individuale nga Shtetet Anëtare për Kosovën nëse ato nuk e kanë ndërmarr një hap të tillë”.
Miratimi i kësaj marrëveshje do të thotë: marrje e obligimit për t’i zbatuar marrëveshjet e 25 gushtit të dakorduara në Bruksel mes Isa Mustafës dhe Vuçiqit.
Jo vetëm nga kjo që shkruhet në nenin e 13 te MSA-së, na jep të drejtën të konkludojmë se pa reagimet e opozitës ndaj zotimeve të Isa Mustafës të datës 25 gusht 2015, Kosova nuk do të “shpërblehej” as me këtë nivel të MSA-së. Nëse qytetarët e Kosovës duhet ta falënderojnë dikë në Kosovë, ky falënderim duhet t’i adresohet Opozitës së Bashkuar dhe assesi atyre që i bënë marrëveshjet e komprementuara. Çmimi që po e paguan Republika e Kosovës për MSA-në është goxha i madh.
Miratimi i MSA-së, Kuvendit ia kthej normalitetin!
Për tu bindur në ketë që po e them lexoni nenin e 13 të MSA-së!
NENI 13
1. Dialogu politik dhe dialogu për politika, sipas nevojës, kontribuojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
2. Siç parashihet në nenin 5, Kosova zotohet për angazhimet e vazhdueshëm drejt përmirësimit të dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë. Ky proces do të sigurojë që të dyja vendet të mund të vazhdojnë rrugën e tyre përkatëse evropiane, duke shmangur bllokimin e njërës apo tjetrës palë në këto përpjekje dhe gradualisht të shpien në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në formën e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, ku të dy vendet do të jenë në gjendje të ushtrojnë plotësisht të drejtat e tyre dhe të përmbushin përgjegjësitë e tyre.
3. Sipas kornizës së mësipërme, Kosova vazhdimisht duhet të:
(a) zbatojë në mirëbesim të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog me Serbinë;
(b) respektoj plotësisht parimet e bashkëpunimit gjithëpërfshirës rajonal;
(c) zgjidh përmes dialogut dhe frymës së kompromisit çështjet e tjera të pazgjidhura, në bazë të zgjidhjeve praktike dhe të qëndrueshme dhe do të bashkëpunoj për çështjet e nevojshme teknike dhe ligjore me Serbinë;
(d) bashkëpunojë në mënyrë efektive me misionin e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes përgjatë mandatit të tij dhe do të kontribuon në mënyrë aktive në përmbushjen e plotë dhe të papenguar të mandatit të tij në tërë Kosovën.
4. KSA-ja do të rishikojë rregullisht progresin në këtë proces dhe mund të marrë vendime dhe të lëshojë rekomandime në këtë drejtim. Komisioni i Stabilizim-Asociimit mund të ndihmoj këtë proces në përputhje me nenin 129.