DR.JAKUP KRASNIQI: ‘VIRTYTI DUHET TË JETË THEMELI I FRONIT’, THOSHTE SKËNDERBEU! (SI E SHOH KËTË POROSI TË HEROIT TONË KOMBËTAR?)

Prishtinë, 12 shkurt 2018: (Pjesë nga një punim më i gjatë) – Skënderbeu, siç kemi thënë edhe më lartë, nuk e kishte vetëm forcën fizike për përdorimin e shpatës, por ai, për kohën e tij jo vetëm që ishte i arsimuar dhe zotëronte mirë dijet filozofike, si të antikës e po ashtu edhe filozofinë e renesancës.. Mënyra sesi Skënderbeu e kupton virtytin, të le që të kuptosh se ai e njeh mirë, domethënien e kësaj fjale. Për virtytin, ai thotë: “Duhet të jetë virtyti themel i fronit. Virtyti nuk është fantazi. Ndoshta do ju a thonë një ditë, por mos harroni se ai që do ju a thotë, është një tradhtar, një dinak, që për të mbretëruar në vendin tuaj, do ju sugjerojë maksima të rreme, të cilat herët a vonë do të shkaktojnë përmbysjen tuaj”. http://www.kohajone.com/2016/08/05/e-rralle-fjala-e-skenderbeut-perballe-princave-para-vdekjes-ne-lezhe/
Dihet se për virtytin, shpjegimin e kësaj fjale në antikë, të gjitha meritat, ia lënë Sokratit. Për Sokratin, virtyti, është dije, është shkencë, është dituria e së mirës. Madje për Sokratin, denjësia e individit, nuk është gjë tjetër, veçse dija e tij, dija, thotë Sokrati është themeli i virtyteve.(https://sq.wikipedia.org/wiki/Sokrati)
Nga kjo del se Skënderbeu nga pasardhësit e tij kërkonte që të jenë të dijshëm, para se të ulen në fronin e udhëheqësit dhe kushdo që e kërkon atë fron, duhet ta njoh vetveten, duhet të jetë njeri i dijshëm e me dinjitet. Ndërsa, për ata që virtytin e quajnë fantazi, Skënderbeu i quante tradhtar e dinak, kurse ata që e mohojnë virtytin, njohjen e vetvetes dhe dijet, nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse herët a vonë, do t’ju përmbysin ju dhe të arriturat tona të përbashkëta.

Po, si kemi vepruar e po veprojmë ne, shqiptarët pas 550 viteve?
E them me bindje se, në të gjitha institucionet e pavarura të shtetit, në karriget drejtuese, janë vendosur njerëz të pa dijshëm, që do të thotë njerëz jo të denjë e të virtytshëm. E sidomos ne, në Kosovë, në mënyrë të veçantë pas pavarësisë, askush nuk kanë pyetur për virtytin e dinjitetin e njerëzve që po vendoseshin në drejtimin e institucioneve të shtetit dhe kjo është bërë me një dinakëri të përsosur. Prandaj, bash gjatë këtyre viteve, nga Kosova ka pasur një ikje të heshtur e të haptë, e cila ikje vazhdon edhe sot e kësaj dite. Kjo është duke ndodhur në ditët me diell, para hundëve tona dhe të gjithë e heshtim. Për perspektivën e Kosovës, kjo nuk është gjë tjetër veçse një përmbysje e madhe!
Skënderbeu para 550 viteve na porosiste se: “Duke pasur virtytin si udhërrëfyes, lajkatarët dhe të pabesët do të largohen prej jush…Të virtytshëm, ju mund të mbani lehtë perandorinë që po ju lë të tronditur nga lufta e vazhdueshme; ta përforconi, ta rimëkëmbni nëpërmjet pushimit dhe qetësisë…”. http://www.kohajone.com/2016/08/05/e-rralle-fjala-e-skenderbeut-perballe-princave-para-vdekjes-ne-lezhe/
Tek ne është duke ndodhur e kundërta. Duke munguar virtyti në Institucionet e shtetit, ato dhe krerët e shtetit janë mbushur, me servilë e të padijshëm. Prandaj nuk duhet të çuditemi, se të pa dijshmit nuk mund të veprojnë ndryshe. Jam i bindur, se po t’i kërkonim njerëzit e virtytshëm, ashtu si kërkonte Skënderbeu, se paku për institucionet më vitale të shtetit, tjetër zhvillim, tjetër progres e perspektivë do të krijonim për gjeneratën që po ikën nga Kosova.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

MUSTAFA SHTEGËTARI

MUSTAFA SHTEGËTARI! Nga Sheradin Berisha, FB 20.12.2020 – Pashtriku 16.01.2023 Shtegëtari i partive politike, teologu Mustafa Bajrami tashmë…