DR.LUFTULLA PEZA & DR.LILJANA PEZA: ‘KRISHTLINDJA’ ËSHTË FESTË PAGANE (PELLAZGE) E ADHURIMIT TË DIELLIT

Golem (Durrës), 20 dhjetor 2019: Në ditët e sotme Krishtlindja është festë popullore në botën kristiane, por në kohët e lashta në këtë datë festohej festa pagane (pellazge) e Adhurimit të Diellit, një ditë e shenjtë për paganët. Festimi bëhet kur ditët fillojnë të zgjaten, dhe kjo ndodh në Hemisferin Verior në mes të dimrit, më 25 dhjetor. Shumë fe në histori kanë pretenduar Diellzgjatjen (solsticin) e dimrit si një ditë e shenjtë, por historikisht paganët njihen të parët dhe ishin ata, që festonin madhërishëm festën e madhe të Perëndisë së Diellit në këtë ditë. 

Për shqiptarët historitë, që lidhen me paganët dhe historia e Adhurimit të Diellit kanë rëndësi të madhe, sepse shqiptarët janë populli më i vjetër i vërtetuar historikisht, që e ka origjinën tek paganët, pellazgët dhe pasadhësit e tyre dhe Adhurimi i Diellit ka qenë festë e stërgjyshëve të tyre.
Deri më 24 dhjetor ditët e vitit vijnë duke u zvogluar. Pikërisht më 25 dhjetor fillon diellzgjatja, sepse dita fillon të bëhet më e gjatë, duke i marrë natës çdo ditë disa minuta d.m.th. dielli ndriçon më shumë tokën. Ky ndryshim ka qenë i njohur qysh në kohrat e lashta nga popullsia pagane, prandaj njihet tradita e lashtë pagane e Adhurimit të Diellit, duke nderuar ciklin natyror për mijëra vjet.

Shumë elementë tradicionalë fetar të Krishtërimit datohen para lindjes së krishtërimit, sepse janë marrë nga paganët. Jo vetëm, që të krishterët e morën festën e Diellit, por e emruan atë me fjalën “Krishtlindje”, dhe nën shembullin e faltoreve pagane u ndërtuan kishat dhe vende të tjera të shenjta të krishtera, ku bëheshin shërbesat kishtare etj.
Kush kanë qenë paganët?
Paganë janë quajtur nga latinët e lashtë (një fis italik gjatë shekullit të parë p.e.s.) popujt paralatin, që kanë banuar në Ballkan, Itali dhe Mesdhe, kryesisht pellazgët dhe popujt që lindën prej tyre: ilirët, epirotët, dardanët, maqedonët, thrakët, dakët, paeonët, etruskët etj. Emërtimi “pagan” ka kuptimin “pa kan”, që don të thotë “që kanë”, sepse paganët kishin disa zota, 12 zotat e Olimpit me kryezotin Zeus. Për perënditë e tyre kishin ngritur shumë faltore, më e vjetra dhe kryesorja ishte Dodona pranë Janinës në Epir, ngritur gjatë mijëvjeçarit të tretë p.e.s., dmth në fillim të kohës së bronzit. Këta njerën nga festat e tyre fetare kishin Ditën e Adhurimit të Diellit, që e bënin më 25 dhjetor, ditën kur ndodh diellzgjatja.
Ajo, që sot quhet “Krishtlindja” është një festival multikulturor me një histori të gjatë pagane, si festa e Perëndisë Diell dhe mund të festohet nga kushdo. Kjo festohet nga të gjithë, por shumica e festojnë si ditën e Adhurimit të Diellit dhe nuk e lidhin me Krishtin.
NJË HISTORI E PËRGJITHSHME PAGANE E “KRISHTËLINDJES”
Shumë elementë tradicionalë, që praktikohen nga të krishterët kanë ekzistuar para ardhjes së krishtërimit. Festa e Krishtlindjes është njëra nga këto. Me fjalë të tjera, Krishtëlindja ka qenë festë pagane para se të adoptohej (dhe riemërohej) nga të krishterët si Krishtlindje. Enciklopedia Katolike e vitit 1908 thotë se “Krishtlindjet nuk ishin ndër festat më të hershme të Kishës. Irenaeus dhe Tertullian e heqin atë nga listat e festave të tyre”, këta autorë të lashtë kanë jetuar gjatë shekullit të tretë të erës sonë. Deri në vitin 350 të erës sonë në të gjithë rajonin e Mesdheut zotëronte feja pagane ose pellazge, me zotat e Olimpit me kryezot Zeusin. Perandori romak Theodhori në vitin 350 të erës sonë e shpalli kristianizmin si fe të gjithë Perandorisë Romake dhe ndaloi me ligj fenë pagane. Me këtë rast institucionet fetare pagane, faltoret, monumentet, shkollat etj., filluan të prishen dhe shpesh në vendin e tyre ngrihen kishat kristiane. Edhe paganët filluan të ndiqen si armiq në këtë kohë.
Edhe Vatikani në Romë është ndërtuar mbi një faltore pagane, emrin e të cilës ruan: VATIKAN në gjuhën pellazgo/shqipe është U ATI KAN, emërtim mjaft lehtë i spjeguar nga gjuha shqipe, që është e vetmja gjuhë, që vijon nga gjuha e lashtë pellazge. Edhe për emrin e Jezusit kristianët huazuan emrin e kryezotit Zeus Pellazg: JEZUS = JE ZEUS = JE ZeUS = JEZUS. Kështu nga Zeusi Pellazg u krijua Jezusi i krishterë.
Prof. Hutton, një historian me përvojë në fushën e studimit të paganizmit, përmend Krishtlindjen në librin e tij të vlefshëm për historinë e Paganizmit.
“Është gjithashtu absolutisht e saktë që disa zakone folklorike britanike kanë zbritur drejtpërdrejt nga ritualet pagane, siç është […] dhënia e dhuratave dhe dekorimi i shtëpive me gjelbërim.”(Hutton 1999).
“Shumica e zakoneve të Krishtëlindjes, në të vërtetë, bazohen në festat e vjetra pagane, Saturnalia Romake dhe Yule Skandinave dhe Teutonike. Të krishterët i adoptuan këto gjatë periudhës më të hershme të historisë së Kishës. Kisha, megjithatë, e ka dhënë këtë njohje dhe e përfshinë atë në vitin e Kishës pa shumë keqkuptime. Vetëm elementët më radikalë fondamentalistë në disa kisha protestojnë herë pas here në lidhje me këtë përzierje të elementeve ‘pagane’ në fe”. (M.Momen)
ADHURIMI I DIELLIT
Adhurimi i Diellit formoi bazën e besimit fetar romak marrë si dhe shumë tradita të tjera nga zakonet pagane. Arsyeja ka qenë sepse dita e Diellit ka qenë një ditë e shenjtë. Prandaj kuptimi i vërtetë i Krishtëlindjeve është adhurimi i diellit; një kujtesë për të gjithë jetën në Tokë, që i detyrohemi gjithçka Diellit. Adhurimi i diellit është një nga shtyllat kryesore të fesë pagane. Adhuruesit e Perëndisë Diell, perëndia e parë e njerzimit. Festohej fitorja e forcës së Diellit mbi forcat e errësirës, që përpiqen ta shtypin atë.
Mario Righetti, një liturgjist i njohur katolik, shkruan: “Kisha e Romës, për të lehtësuar pranimin e besimit nga masat pagane, e gjeti të përshtatshëm që të themelohej 25 Dhjetori si festa e lindjes së përkohshme të Krishtit, për t’i larguar ata nga festa pagane, e festuar në të njëjtën ditë për nder të ‘Diellit të Pamposhtshëm’. “Ishte një zakon i kombeve për të festuar në të njëjtën 25 dhjetor ditëlindjen e Diellit, në të cilën ata ndezën dritat në shenjë feste. Në këto solemnitete dhe festime morën pjesë edhe të krishterët”. “Praktikisht të gjitha hyjnitë e njohura të Diellit kanë lindur në 25 Dhjetor. Mithet e Diellit Aryan, origjinën e feve, ne i shohim të cituara nga burime parësore, sepse hyjnitë e Diellit të mëposhtëm kanë lindur të gjithë më 25 dhjetor, sipas legjendave të tyre: Crishna (Vishnu), Mithra (Mithras), Osiris, Horus, Hercules, Dionysus (Bacchus), Tammuz, Indra, Buddha. Aty mund të lexojmë gjithashtu Perëndeshë skandinave Frigga për nder të së cilës u mbajt një festival “Nënë-natë” në diellzgjatjen e dimrit (+ – 25 dhjetor)”.
Adhuruesit paganë të diellit e ndanin qiellin në 12 zota, që ishin 12 zotat e Olimpit me Zeusin kryezot. Ndërsa të krishterët vendosën 12 apostojt e krishterë. Nga kristianët dhe nga kisha katolike San Day, Dita e Diellit u kthye në Holy Day – Dita e Shenjtë.
Megjithëse 25 Dhjetori është dita, që të krishterët festojnë lindjen e Jezu Krishtit, vetë data dhe disa nga zakonet që ne kemi arritur të lidhemi me Krishtlindjet, evolucionarisht kanë evoluar nga traditat pagane që festojnë Ditën e Diellit, diellzgjatjen e dimrit.
Sipas historianit Kenneth C. Davis, Krishtlindja u festua qysh në shekullin e katërt, duke sugjeruar se ajo nuk kishte pothuajse asnjë lidhje me Jezu Krishtin.
***
Një zakon tjetër për të cilin mund të falënderojmë paganët janë edhe Pemët e Krishtlindjeve. Davis sqaroi se pemët me gjelbërim të përhershëm sinjalizuan “kthimin e jetës” dhe “dritën”, pasi diellzgjatja e dimrit do të thoshte se ditët po fillonin të bëheshin më të gjata. “Ata filluan të varnin një mollë mbi pemë, aq pak topa të kuq në pemë jeshile,… Pra, të gjitha këto gjëra festojnë idenë se jeta dhe drita po kthehen në botë, që është në thelb ajo që Krishtlindjet do të thotë për të krishterët në mbarë botën “.
“Nëse do të takonit dikë në pyll, ju do t’u jepnit atyre shenjën e paqes nën veshtull, kështu që njerëzit filluan të varnin mjegullën mbi dyert e tyre, si një simbol të paqes. Ky ishte një simbol aq i fuqishëm i paganizmit, sa kishat angleze në të vërtetë ndaluan përdorimin e saj “, Tha Davis.
Davis gjithashtu theksoi se shkalla e parë e një “lufte për Krishtlindje” në të vërtetë daton nga Puritans në mesin e shekullit të 17-të.
“Ata i dinin të gjitha këto gjëra, datën, traditat, ishin ide pagane. Puritans ndaluan Krishtlindjet për 20 vjet në Amerikë para se festimi të bëhej thjesht shumë i popullarizuar”.

Sellena-Escate, me formë trupore të trefishtë, me rrezet e Diellit mbi kokë, e ruajtur si skulpturë në Muzeun e Vatikanit.

Festa e parë e regjistruar e Krishtëlindjes ishte në Romë në 25 Dhjetor 336
“Njerëzit janë jashtëzakonisht të ndjeshëm kur bëhet fjalë për Krishtlindjet, dhe kjo është e kuptueshme. Pjesa më e madhe e botës është mësuar se festa shënon lindjen e shpëtimtarit të krishterë, Jezu Krishtit, por kjo është thjesht e gabuar. Jezusi nuk ishte i bardhë.
Dëshmitë historike sugjerojnë se Jezusi, personi, që lindi në kohën e pranverës – por që misionarët e krishterë adoptuan festimet, me qëllim që të qetësonin dhe të kthenin paganët, të cilët ishin të lidhur ngushtë, shpirtërisht në festat e tyre. Të krishterët e hershëm gjithashtu ishin të magjepsur nga traditat pagane rurale, fshatare (Dickman).
“Të krishterët e asaj periudhe janë mjaft të interesuar për paganizmin,” thotë Philip Shaw, një studiues i gjuhëve të hershme gjermanike dhe anglishtes së vjetër në Universitetin Leicester.
Të gjitha këto fakte na rikujtojnë që dita e 25 dhjetorit, dita e diellzgjatjes, ka qenë festa pagane e Adhurimit të Diellit, perëndia e dhënies së jetës.
Për shqiptarët kjo ka rëndësi jetike, sepse jemi populli i vetëm me prejardhje nga paganët e lashtë, që i dhanë botës qytetërimin e parë dhe festën e madhe të “Adhurimit të Diellit”, që e festojmë bashkë me “Krishtindjet” e të krishterëve.
_____________________________
Bibliografia
1. Laurel Dickman dec. 2, 2016. Christmas isn’t christian: the pagan roots of the winter holiday
2. Moojan Momen 1999. The Phenomenon Of Religion: A Thematic Approach”
3. Ronald Hutton 1999. The Triumph of the Moon: A History of modern Pagan Witchcraft
Golem, 7 dhjetor 2019

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura