DR.MATHIEU AREF(ARIF MATI): TRILOGJIA ‘PELLAZGËT – ILIRËT – SHQIPTARËT’ DHE ZANAFILLA E TYRE ETNO-GJUHËSORE

Paris, 13. 06. 2014 – Në këtë punim do të jap përgjigje në pyetjet e disa shqiptarëve, të cilët vënë në dyshim lidhjen etno-gjuhësore midis pellazgëve, trakëve, ilirëve dhe shqiptarëve. Të thuash se gjuha e pellazgëve nuk ka lidhje me atë të ilirëve dhe rrjedhimisht me gjuhën shqipe është një absurditet absolut gjë që reflekton një moskuptim ose keqkuptim lidhur me Pellazgët dhe të studimeve shkencore rreth kësaj teme. Nuk është shkaku se, pse Pellazgët dhe Ilirët nuk kanë lënë një letërsi të shkruar apo dorëshkrime të drejtpërdrejtë, për të thënë automatikisht se për shkak të kësaj, ne nuk mund të krijojmë një lidhje në mes Pellazgëve, Ilirëve dhe Shqiptarëve.
Së pari, përveç mungesës së teksteve të shkruara, ka një tufë provash të tjera që hedhin dritë mbi gjuhën e Pellazgëve dhe ilirëve dhe vazhdimësinë e këtyre dy gjuhëve në gjuhën Shqipe aktuale. Ndërmjet tyre kemi Iliadën dhe Odisenë…

Për të filluar duhet të theksohet se Iliada dhe Odisea ishin poema epike të traditës gojore parahelene. Për këtë arsye nuk ka dyshim apo mosmarrëveshje, sepse e pohojnë gjithë homeristët. Me ardhjen e grekëve (semito-egjyptian, sipas Herodotit, tragjedianët-Eskili, Sofokliu, Euripidi- dhe autor të tjerë) në vendin e Pellazgëve (i quajtur «Pellazgia» që është quajtur më vonë Heladë dmth Greqi për të huajt) këto poezi ekzistonin tashmë dhe ishin kënduar nga rapsodët në të gjitha qytetet e vendit. Helenët (emri «grek» është njohur dhe shpërndarë nga Romakët vetëm në shekullin IV/III para erës sonë dhe u përhap pastaj në gjithë botën) ato poema i kanë uzurpuar, rishikuar dhe manipuluar duke futur ndërthënie të ndryshme për të besuar se ata ishin trashëgimtarët e popujve parahelen. Ata janë transkriptuar në gjuhën greke në mes të shekullit VI-të para erës sonë, në kohën e Pisiztratit dhe djalit të tij Hiparkut. Këto shkrime ishin të parat të botuar në atë kohë. Po aty ku zbulohet mashtrimi është se, poemat (Iliada dhe Odisea) kanë mbajtur emra të paprekur dhe fjalë që Helenët nuk kishin mundësi t’i përkthenin lehtësisht. Të gjitha këto terma dhe antroponime, emra të ndryshëm, oronyme, teonime kanë mbijetuar të pandryshuar. Kjo është vënë re nga shumë homeristë dhe mitolog, të cilët kanë vërejtur që fjalët dhe emrat vijnë nga një “gjuhë parahelene e zhdukur.” Këta specialistë dhe të tjerë që pasuan nuk shkuan me larg se kjo deklaratë e shkurtër. Qysh n’atë kohë askush nuk u kujdesua për të ditur se çfarë ishte ajo gjuhë parahelene.
Ndërsa, në qoftë se autorët modernë kishin studiuar me kujdes dhe seriozisht tekstet e autorëve të lashtë grekë, ata do të kishin kuptuar se autorët e lashtë kishin pohuar unanimisht që paraardhësit e grekëve (dhe jo stërgjyshërit e tyre) kanë qenë Pellazgët! Do të jetë shumë gjatë për të shpjeguar këtu tërë tezën time apo për të renditur të gjithë autorët apo të japë të gjitha referencat që janë shpërfaqur në dy librat e mi dhe në tezën time të doktoraturës.
Ja një pasojë e këtij shkak-efekti: 90% të antroponimeve, emrave, ose oronimeve, théonimeve të gjetur në Iliada dhe Odisea nuk mund të shpjegohen në gjuhën greke, por shpjegohen veçanërisht në gjuhën shqipe, sidomos në dialektin gegë të veriut të Shqipërisë (për këtë shkak kam krijuar një leksik me më tepër se një qind shpjegime).
Nëse i shtojmë kësaj një frasë që ka shpëtuar (për mrekulli!) nga censurues të logografëve grek që kanë transkriptuar në gjuhën greke poezitë e lashta: «Zeus mbret, Dodonas, perëndi e hershme, Pellazg, i cili mbretëron mbi Dodonë, në këtë vend të ashpër të Sellëve» (Iliadë, XVI, 234-236).

Ja si zbulohen mashtrimet e grekëve që na bëri të besojmë se Zeusi (Zoti shqip), mitologjia, kultura e tyre dhe paraardhësit e tyre ishin me origjinë të lashtë greke! Për këtë arsye duke okultuar Pellazgët që ishin paraardhësit e drejtpërdrejtë të grekëve dhe që nuk është bërë asnjë afrim me ghuhën shqipe, të gjithë specialistët (helenistët, historianët, arkeologët, gjuhëtarët dhe mitologjistët) kanë gabuar dhe u shpërqëndruan në gjurmë false dhe kanë zhytur historiografinë e Greqisë së lashtë dhe parahelene në një qorr sokak. Gjuhëtarët modern morën rrugën e gabuar të indo-europeanizmit. Ilirët dhe trakët ishin pasardhësit e drejpërdrejtë të Pellazgëve, ndërsa trako-ilirishtja ishte paraardhëse e gjuhës shqipe.
***
Me këtë rast mund të flas edhe për Etruskët dhe gjuhën e tyre. Etruskët ishin një fis i madh pellazg. Në librin tim “Shqipëria …” kam deshifruar mbi 250 fjalë etruske me anën e gjuhës shqipe. Por përveç këtyre shkrimeve të shumta, ekzistojnë epigrafe të ndryshme pelazgo-etruske që janë gjetur në Itali (cipi i Perugia (njëqind fjalë), tjegulli Kapua, tabletat iguvine, stela e Novilara, stela e Vetulonia, etj), Ballkanë (mumje e Zagrebit, mbishkrimi ilir i Shkodrës, etj.) dhe Egje (stela e Lemnosit, etj.), që provojnë ekzistencën e gjuhës parahelene e folur nga pellazgët dhe pasardhësit e tyre.

……………………………………..

 Niko Stilo: Gjuha shqipe deshifron shkrimet e lashta etruske…

Lingua etrusca = Lingua albanese

Pelasgic – Illyrian – Etrusco – and Albanian Language!

Pas këtij prezantimi ne nuk duhet të themi që nuk ka prova apo dëshmi për gjuhën e Pellazgëve, Ilirëve, trakëve dhe shqiptarëve që kanë të njejtën zanafillë etno-gjuhësore.
Kjo është arsyeja pse gjuha shqipe (trashëgimtare e vetme e pellazgjishtes së lashtë) dhe veçanërisht dialekti gegë i veriut – shumë pranë jonishtës – arrinë të deshifroj shumë fjalë që mbetën të pashpjeguar nga ana e greqishtes.
E gjithë kjo ndryshon krejtësisht vizionin që kemi për qytetërimin grek dhe veçanërisht mitologjinë, ku vërtetohet që – zoti suprem nuk ishte grek. Kjo gjithashtu na bënë të vërejmë dhe të pyesim veten për sa i përketë origjinës dhe lulëzimit të qytetërimit dhe të etnisë greke. Historiografia moderne ka okultuar fshehtësirat e historisë së Greqisë mbushur me gënjeshtra të tilla, kontradikta, fshehje, rregullime të njëanshme dhe manipulime të ndryshëm. Të gjitha këto manipulime (nga të cilat gjenealogjia e perëndive dhe veprat të sjellur nga mitet dhe legjendat e pellazgëve) na bëjnë të dyshojmë në historiografinë e pranuar përgjithësisht. Duhet të thuhet se, Homeri nuk e përmend emrin e Helenëve dhe nuk ka skicuar asnjë aluzion për ndonjë qytetërim helenik, sepse ai nuk e ka parë dhe ajo ndodhi pas kohës së tij. A nuk thotë Herodoti se Ionianët ishin Pellazg para se të ktheheshin në Grek?
Për të mohuar gjithë këtë është e sigurtë që shumë historianë, arkeolog dhe gjuhëtarë (të huaj dhe sidomos shqiptarë) nuk i kanë lexuar shkrimet e autorëve të lashtë (grek dhe romak) ose i kanë keqkuptuar ose i kanë anashkaluar plotësisht.
Autorët e lashtë grek kurrë s’kanë përmendur një qytetërim “Mikenian”, ata vetëm kanë njohur emrin e qytetit Miken. Këtë “qytetërim mikenian” e ka krijuar e përhapur pseudo-arkeologu Heinrich Schliemann, në fund të shekullit XIX. Lineari B nuk është gjë tjetër veçse gjuha proto-joniane, d.m.th. «pellazgjishtja e lashtë», nga e cila rrjedhë dialekti jonian dhe arkado-qipriot, paraardhës të gjuhës greke. Qysh nga Chadwick dhe Ventris (dekriptuesit e linearit B) është besuar (ende besohet) se ky shkrim ka qenë greqishtja e lashtë. Një gabim fatal, i cili na ka çoroditur dhe gjithashtu e ka çuar historiografinë dhe gjuhësinë në një qorrsokak të vërtetë.
Nuk gjendet asnjë gjurmë historike ose arkeologjike e katër «shekujve» të famshëm të mbiquajtur «të errët» (1200-800 para Krishtit), që verteton që Grekët kanë ekzistuar në atë kohë. Përse nuk sjell kjo periudhë treguesin më të vogël për ekzistencën e grekëve? Kjo ndodh sepse në të vërtetë nuk ka pasur të tillë. Grekët u shfaqën pas shekullit të VIII-të para erës onë. Çfarë ndodhi përpara s’ka të bëjë me grekët, sepse vetëm parahelenët ishin në atë vend që do të bëhej Greqi.
Së fundmi, si mund të shpërfillet gjithçka që autorët antikë kanë pohuar duke e argumentuar se, Pellazgët zinin vendin që «do të bëhej Greqi» dhe se Pellazgët u përcollën Helenëve kultet e tyre, mitologjinë, kulturën, gjuhën e tyre etj.
A nuk janë të gjitha këto elemente të mjaftueshme për të provuar se, Grekët ishin një popull pushtues, të cilët nënshtruan vendin e Pellazgëve?!
Në të vërtetë asgjë veç gjuhës shqipe (fosile e gjallë) nuk ka arritur t`i përputhë midis tyre – disiplinat e ndryshme shkencore. A nuk mjafton kjo (provat dhe argumentet e ndryshme në mbështetje) për t`i bindur ata që ende besojnë verbërisht në «të pranuarën përgjithësisht»?
***
Mos të harrojmë se ajo që u quajt si «alfabeti fenikas» në fillim u quajtën «gërma pellazgjike» (foinikeia gramata) që Fenikianët e uzurpuan në ishullin e Kretës dhe e morën me vete në Feniki dhe shumë me vonë e sollën në atë që do të bëhej Greqi, gjatë pushtimit të Beotisë («Kadmea» e themeluar nga Fenikiani Kadmos) dhe kur themeluan qytetin e Tebës (ngjashmëri kurioze me Tebën e Egjiptit të jugët !!). Është Diodori i Sicilisë (Biblioteka historike – III, 67 ; V, 74 et suite § V. 3. c.), një nga ata të parët që kanë zbuluar këtë ngjarje. Midis autorëve modern duhet të përmendim veçanërisht historianin e madh françez «Gustave Glotz» (Qytetërimi egjean, La Renaissance du Livre, Paris 1923, faqe 437, 438), i cili konfirmoj pohimet e Diodorit dhe të autorëve të tjerë. Ja se si është bërë historia e Grekëve: me vjedhje, uzurpime, gënjeshtra, manipulime dhe mashtrime të njëanshme. Dhe të gjitha këto janë bërë për t’i shërbyer interesave greke.
***
Në këto kushte, si mund të mohojmë se, Ilirët nuk ishin pasardhës të Pellazgëve, ndërsa gjuha pellazge është e kuptueshme në gjuhën shqipe, siç dëshmohet nga shumë antroponime, toponime, oronime, teonime dhe emra të tjerë të Iliadës dhe Odisesë, të cilat shpjegohen në mënyrë të përkryer nga gjuha shqipe?
Paraardhësit e drejtpërdrejtë të Shqiptarëve a nuk janë Ilirët dhe Ilirët a nuk janë në mes të dyve? Duhesh me qenë në një farë keqbesimi ose i mbushur me një lloj ideologjie (e cila ndalon çdo marrëdhënie ndërmjet Pellazgëve dhe Ilirëve) ose të jesh i verbër që të mos e pranosh këtë demonstrim shkencor të trilogjisë: PELLAZGO-ILIRE- SHQIPTARE. Veçoria e shkencës dhe hulumtimit është që të hedhësh dritë mbi atë çfarë është e panjohur…

****


KUSH ËSHTË DR.ARIF MATI (MATHIEU AREF)

Arif Mati (Mathieu Aref) ka lindur me 1 mars 1938 në Kajro të Egjiptit, nga një familje me origjinë shqiptare nga Mati. Prindërit e tij rrjedhin nga dy familje të shquara që në kohën e Skënderbeut (Canameti, Stafa, Preni nga babai dhe Lala, Kola, Lufi nga nëna). Shkon në Paris në vitin 1961, për t’i kushtuar më pas 30 vjet të jetës së tij studimore dilemës së madhe rreth prejardhjes apo jo indo-europiane të gjuhës dhe kombit shqiptar. Arif Mati në vitin 2003 botoi në gjuhën franceze librin: ”Albanie (Historie et langue) ou l’incroyable odyssée d’un people préhellénique”, ndërsa në vitin 2007 këtë libër e boton edhe në gjuhën shqipe: ”Shqipëria” (historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Tiranë, Plejad 2007 (608 faqe). Mati ka botuar edhe veprën: “Greqia (Mikeanët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme, Paris 2004”, teorinë e së cilës në vija të përgjithshme e shpërfaq edhe në këtë vëllim. Studiuesi A.Mati, duke u marrë një kohë të gjatë me antikitetin, më 03 Janar 2012, në Universitetin e Sorbonës në Paris – mbrojti tezën e doktoraturës me titull: “Kërkime mbi Pellazgët, si origjinë e civilizimit grek”. Këtë tezë ai e mbrojti me sukses përpara jurisë 3 anëtarëshe: 1. Dominique Briquel, Profesor në Universitetin Paris – Sorbonë, i cili ishte edhe drejtuesi i temës. 2. Charles Guittard, Profesor në Universitetin Paris – Nanterre (Paris X) dhe 3. Guillaume Bonnet, Profesor në Universitetin e Bourgogne (Dijon).

========================

DHIMITRI PILIKA: PELLAZGËT ORIGJINA JONË E MOHUAR
HAPE: https://pashtriku.org/index.php?kat=45&shkrimi=765

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura