Tiranë, 23 maj 2018: Të shkruarit është kuptimi i fjalëve por fjalët nuk duhet mitizuar. Filozofi i madh i sotëm Vitgenshttejn (mendohet se është filozofi më i rëndësishëm i shekullit XX) ka sendërtuar teorinë e atomizmit logjik si dhe teorinë e deskripcioneve.
Ai merret me analizën e fjalëve ku gjen kuptime të ndryshme të stresuara, shumë predikate dhe paradokse. Me fjalë të tilla të paqarta nuk mund të ketë kuptime të qarta.
Logjika është një element shtjellimi sistematik drejt vlerësimit të së vërtetës. Gjuha logjike duhet të jetë transparente dhe të identifikohet me këtë të vërtetë.
Por fjalët janë shpesh paradigma dhe tautologji funksionale të së vërtetës.
Ai shtjellon tezën e karakterit publik të kuptimit që lidhet me teoritë empirike të së vërtetës. Fjalët nuk janë normative, por gjithsesi duhet synuar drejt një nominalizmi të ri, si dhe drejt theksimit të argumenteve të gjuhës vetjake.
Për këtë filozof në analizën e botës ka përparësi veta e tretë, kurse kur nisesh nga veta e parë subjektiviteti është më i rrezikshëm dhe më hutues.
Gjithmonë kam menduar se filozofitë që lindin dhe burojnë nga gjuhësia duhen marrë parasysh. Kuptimet e papranueshme të fjalëve janë si paragjykimet që kolonizojnë idetë tona.
Shkenca e fjalëve është tunduese, eksploruese, pyetëse, nxë shumë duke kryer. Çomski thoshte se nuk ka rëndësi se çfarë mbulojmë por çfarë zbulojmë.
Kufizimet në shkallën tonë të njohjes janë ide sipërfaqësore të racionalitetit që shkatërrojnë plotfuqishmërinë e mendimit perëndimor.
Tirania e fjalëve është trupëzim i plogështisë dhe qëndrimit në vend, prandaj fjalët duhen “shpërthyer”.
Ashtu si në fizikën nukleare duhet bërë “shpërthimi” jo vetëm në anglisht, por dhe “shpërthimi” në shqip.
Është një kaleidoskop i dyfishtë. Është marramendës. Një statikë mikroskopike, një rindërtim i lëvizshëm i realiteteve, një lloj inteligjence e re, një shumësi sysh që hapen dhe mbyllen për të parë sa më tepër, pafundësisht.
Një fjalë në anglisht mund të zbërthehet në një frazë të tërë në shqip dhe e ndërsjellta, një frazë në anglisht mund të koncentrohet me një fjalë të vetme në shqip.
Hapësira dhe koha shkrihen, ribëhen, teknikat lineare të fjalës shkatërrohen, triumfon konvencionaliteti, pa kaluar asnjëherë në një abstraksion apo tek nocioni i zeros.
Duket sikur mendimi krijon arabeska, kalohet në një transcedentalizëm fizik dhe njëkohësisht kritik.
Imagjinoni një reliev babilonas ku figurat lëvizin ashtu si njerëzit e gjallë. Kjo do të thotë që skulptura mund të shndërrohet në mendim, shpirti bëhet serumi jetëkrijues i të gjitha sendeve, apo botëve të ngurta.
Vetëm në këtë mënyrë poezia përafërsohet me inxhinierinë gjenetike.
Postime të Lidhura
ARTI DRITHËRUES I SHUARJES
ARTI DRITHËRUES I SHUARJES Ese Ramadan Mehmeti: Balsam zemre; Shtëpia botuese “Rozafa”, Prishtinë, 2016 Nga Mehmetali Rexhepi, prof…
URA E GURIT PA LUM NË VUSHTRRI
Mos e leni pa e vizituar URA E GURIT PA LUM NË VUSHTRRI Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 8…
VERA ISTREFAJ: GJETHNAJË SHPIRTI (libër me poezi)
Pashtriku, 20 tetor 2019: Titulli: Gjethnajë shpirti Autori: Vera Istrefaj Kompjuterizoi: Veronik…
KATHRYN NUERNBERGER*): MOIKOM ZEQO, ‘ZODIAKU’ – POETIKA E PAZAKONTË
Pashtriku.org, 31. 03. 2016: (Shkrim i botuar në revistën “Entropy Review”, 2 shkurt 2016, SHBA për librin poetik…