DR.MOIKOM ZEQO: UKSHIN HOTI, TASHMË ËSHTË PËRTEJ VDEKJES, POR ASNJËHERË NË VDEKJE!

Pashtriku.org, 16. 05. 2014 – Emri i Ukshin Hotit është i njeriut të shndërruar në histori, ku e ardhmja do të kuptimësojë pafundësisht të tashmen, por edhe të kaluarën.. Dje dhe sot! „Dora që shkruan, ka thënë Da Vinçi, është vegla e trurit“. Dora e Ukshin Hotit, që shkroi librat e guximshëm e të mençur, është truri i tij i memorizuar në përjetësi. Ai qe paralajmërues dhe një argumentues vizionar. Prandaj, ai mbijeton përherë në këtë vizion ndërtues horizont-ndritës prë të gjithë. Dje dhe sot!
Kam tokur dikur dorën e gjallë të Ukshin Hotit, që tani është përtej vdekjes, por asnjëherë në vdekje.
Me dorën që kam shkruar shkurt këto vjersha epigramatike për dhimbjen e madhe, por edhe për nderimin e madh, kam takuar dikur dorën e gjallë të Ukshin Hotit, që tani është përtej vdekjes, por asnjëherë në vdekje. Ajo qe dora e një mendimtari luftëtar, e një kalorësi të idesë. Në Ditën e të pagjeturve të Kosovës, emrat e tyre grishin tërë historinë, tërë kohërat, por jo nën siglën e disfatës, por të siglës së fitores. Dhe të mos harrojmë; Pavarësia e Kosovës është një ngjarje epokale, që ndodh një herë në dymijë vjet, një triumf i shqiptarëve dhe i komunitetit progresiv botëror, një plotfuqishmëri dhe sekret inkandeshent, novator, i habitshëm i integrimit demokratik.

Emri i Ukshin Hotit është i njeriut të shndërruar në histori, ku e ardhmja do të kuptimësojë pafundësisht të tashmen, por edhe të kaluarën. Dje dhe sot! „Dora që shkruan, ka thënë Da Vinçi, është vegla e trurit“. Dora e Ukshin Hotit, që shkroi librat e guximshëm e të mençur, është truri i tij i memorizuar në përjetësi. Ai qe paralajmërues dhe një argumentues vizionar. Prandaj, ai mbijeton përherë në këtë vizion ndërtues horizont-ndritës prë të gjithë. Dje dhe sot!
Kriticizmi i tij qe human dhe modern
Substanca e librave dhe shkrimeve të tij, qe ajo e një intelektuali dhe politikologu të klasit të parë. Me një formim të shkëlqyer akademik. Ai nuk i dogmatizoi idetë dhe sulmoi tabutë e fosilizuara. Për Ukshin Hotin, politika si një teori e një pozitivizimi shkencor, si një art i mundësive (edhe mbi pamundësitë) si funksionalitet, si një tërësi kategorishë institucionale, është një gjë jashtëzakonisht serioze dhe e një rëndësie ekzistenciale dhe jetike. Dje dhe sot!
Politika si operacionalizim i teorisë, është e suksesshme në raport të drejtë me vërtetësinë racionale, burimore dhe vizionare të vetë teorisë. Nocionet politke burojnë, ftillësohen nga historia e vërtetë dhe jo nga historia e falsifikuar. Dje dhe sot! (…) Instrumentet politike janë dinamike, jo të ngurta, ato shërbejnë për të realizuar autenticitetin e individit dhe të shoqërisë, dhe jo për t’i deformuar. Kjo filozofi e politikës është shkenca e madhe e njeriut, por edhe e njerëzimit. Dje dhe sot!
Mendimi politik i Ukshin Hotit, ngrihet mbi, gjoja, kompleksin e inferioriteti të shqiptarëve të mitizuar nga të tjerët, kapërcen funksionin e strukturave arkaike të strukturave të pa drejta dhe shpall se të drejtat etnike nuk mund të kuptohen pa të drejtat civile, se vetëdija e së vërtetës bën që politika teorike të bëhet politikë historike. Kjo vërteton se duart e heronjëve të armëve të UÇK-së dhe dora që shkruan librat, janë e njëjta gjë, të formësuara nga liria.
Historia nuk pranon asnjë lloj alibie, qoftë edhe e formuluar mjeshtërishtsi truket e perstixhiatorëve të famshëm. Luftëtari i mendimit, i epikës shqiptare dhe ndërkombëtare, Ukshin Hoti nuk u fsheh, nuk iu shmang martirizimit. Dje dhe sot!
Kosova e martirizuar është një plebishit i çdoqastshëm i martirëve të saj. Kjo është tashmë një shembëlltyrë universale, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për gjithë të tjerët. Dhe mos të harrojmë se liria e Kosovës është edhe një premisë e lirisë së vetë Serbisë. Aksioma madhështore historike; një popull që robëron një popull tjetër, nuk është vetë i lirë, është absolutisht një e vërtetë që çliron, krijon liri për të gjithë. Dje dhe sot!
Qytetërimi juridikisht… i të drejtave të njeriut dhe kombeve, është mrekullia e integrimit demokratik. Në këtë rrafsh, Kosova dhe pavarësia e saj, janë në pararojë së bashku me komunitetin progresiv botëror dhe jo në një periferi të mjegulluar dhe të harruar të historisë moderne. Beteja e fituar e juridicitetit të pavarësisë së Kosovës, pasuroi shkencën politike të njerëzimit. Dje dhe sot! Por, edhe sot edhe nesër!
Mendimtarët politik shqiptar si Ukshin Hoti, si Rexhep Qosja, në rrafshin e mendimit politik ndërkombëtar u arsyetuan drejt, nuk gabuan, qenë të fortë…

Nënë Fatimja, nëna e Ukshin Hotit.

Shtpëia e djegur e Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe.

Në arkivin tim ruaj dy fotografi; njëra tregon shtëpinë e djegur të Ukshin Hotit dhe tjetra nënën e tij të ndjerë. Do t’ja dhuroj Muzeut të Kosovës. Në fund shtëpia e UkshinHotit, nuk është varri i pagjetur, por tërë Kosova dhe njerëzimi. Nëna e tij janë tërë nënat shqiptare dhe të botës.
– Fjala e Dr.Moikom Zeqos në Akademinë politike kushtuar Ukshin Hotit – më 16 Maj 2008.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Pashtriku.org, 12. 05. 2012 – Emri i Ukshin Hotit është i njeriut të shndërruar në histori, ku e ardhmja do të kuptimësojë pafundësisht të tashmen, por edhe të kaluarën.. Dje dhe sot! „Dora që shkruan, ka thënë Da Vinçi, është vegla e trurit“. Dora e Ukshin Hotit, që shkroi librat e guximshëm e të mençur, është truri i tij i memorizuar në përjetësi. Ai qe paralajmërues dhe një argumentues vizionar. Prandaj, ai mbijeton përherë në këtë vizion ndërtues horizont-ndritës prë të gjithë. Dje dhe sot !
Kam tokur dikur dorën e gjallë të Ukshin Hotit, që tani është përtej vdekjes, por asnjëherë në vdekje.
    Me dorën që kam shkruar shkurt këto vjersha epigramatike për dhimbjen e madhe, por edhe për nderimin e madh, kam tokur dikur dorën e gjallë të Ukshin Hotit, që tani është përtej vdekjes, por asnjëherë në vdekje. Ajo qe dora e një mendimtari luftëtar, e një kalorësi të idesë. Në Ditën e të pagjeturve të Kosovës, emrat e tyre grishin tërë historinë, tërë kohërat, por jo nën siglën e disfatës, por të siglës së fitores. Dhe të mos harrojmë; Pavarësia e Kosovës është një ngjarje epokale, që ndodh një herë në dymijë vjet, një triumf i shqiptarëve dhe i komunitetit progresiv botëror, një plotfuqishmëri dhe sekret inkandeshent, novator, i habitshëm i integrimit demokratik.

Ukshin Hoti nuk u fsheh, nuk iu shmang martirizimit. Dje dhe sot …!

_____________________________________________-

     Emri i Ukshin Hotit është i njeriut të shndërruar në histori, ku e ardhmja do të kuptimësojë pafundësisht të tashmen, por edhe të kaluarën. Dje dhe sot! „Dora që shkruan, ka thënë Da Vinçi, është vegla e trurit“. Dora e Ukshin Hotit, që shkroi librat e guximshëm e të mençur, është truri i tij i memorizuar në përjetësi. Ai qe paralajmërues dhe një argumentues vizionar. Prandaj, ai mbijeton përherë në këtë vizion ndërtues horizont-ndritës prë të gjithë. Dje dhe sot!
Kriticizmi i tij qe human dhe modern.
     Substanca e librave dhe shkrimeve të tij, qe ajo e një intelektuali dhe politikologu të klasit të parë. Me një formim të shkëlqyer akademik. Ai nuk i dogmatizoi idetë dhe sulmoi tabutë e fosilizuara. Për Ukshin Hotin, politika si një teori e një pozitivizimi shkencor, si një art i mundësive (edhe mbi pamundësitë) si funksionalitet, si një tërësi kategorishë institucionale, është një gjë jashtëzakonisht serioze dhe e një rëndësie ekzistenciale dhe jetike. Dje dhe sot !
     Politika si operacionalizim i teorisë, është e suksesshme në raport të drejtë me vërtetësinë racionale, burimore dhe vizionare të vetë teorisë. Nocionet politke burojnë, ftillësohen nga historia e vërtetë dhe jo nga historia e falsifikuar. Dje dhe sot! (…) Instrumentet politike janë dinamike, jo të ngurta, ato shërbejnë për të realizuar autenticitetin e individit dhe të shoqërisë, dhe jo për t’i deformuar. Kjo filozofi e politikës është shkenca e madhe e njeriut, por edhe e njerëzimit. Dje dhe sot!
     Mendimi politik i Ukshin Hotit, ngrihet mbi, gjoja, kompleksin e inferioriteti të shqiptarëve të mitizuar nga të tjerët, kapërcen funksionin e strukturave arkaike të strukturave të pa drejta dhe shpall se të drejtat etnike nuk mund të kuptohen pa të drejtat civile, se vetëdija e së vërtetës bën që politika teorike të bëhet politikë historike. Kjo vërteton se duart e heronjëve të armëve të UÇK-së dhe dora që shkruan librat, janë e njëjta gjë, të formësuara nga liria.
     Historia nuk pranon asnjë lloj alibie, qoftë edhe e formuluar mjeshtërishtsi truket e perstixhiatorëve të famshëm. Luftëtari i mendimit, i epikës shqiptare dhe ndërkombëtare, Ukshin Hoti nuk u fsheh, nuk iu shmang martirizimit. Dje dhe sot !
     Kosova e martirizuar është një plebishit i çdoqastshëm i martirëve të saj. Kjo është tashmë një shembëlltyrë universale, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për gjithë të tjerët. Dhe mos të harrojmë se liria e Kosovës është edhe një premisë e lirisë së vetë Serbisë. Aksioma madhështore historike; një popull që robëron një popull tjetër, nuk është vetë i lirë, është absolutisht një e vërtetë që çliron, krijon liri për të gjithë. Dje dhe sot!
     Qytetërimi juridikisht… i të drejtave të njeriut dhe kombeve, është mrekullia e integrimti demokratik. Në këtë rrafsh, Kosova dhe pavarësia e saj, janë në pararojë së bashku me komunitetin progresiv botëror dhe jo në një periferi të mjegulluar dhe të harruar të historisë moderne. Beteja e fituar e juridicitetit të pavarësisë së Kosovës, pasuroi shkencën politike të njerëzimit. Dje dhe sot! Por, edhe sot edhe nesër !
Mendimtarët politik shqiptar si Ukshin Hoti, si Rexhep Qosja, në rrafshin e mendimit politik ndërkombëtar u arsyetuan drejt, nuk gabuan, qenë të fortë…
     Në arkivin tim ruaj dy fotografi; njëra tregon shtëpinë e djegur të Ukshin Hotit dhe tjetra nënën e tij të ndjerë. Do t’ja dhuroj Muzeut të Kosovës. Në fund shtëpia e UkshinHotit, nuk është varri i pagjetur, por tërë Kosova dhe njerëzimi. Nëna e tij janë tërë nënat shqiptare dhe të botës.
– Fjala e Dr.Moikom Zeqos në Akademinë politike kushtuar Ukshin Hotit – më 16 Maj 2008 .

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura