DR.VANGJEL KICI: KOSOVA TA VOTOJ ALBININ DHE VJOSËN

Kanada, 9 shkurt 2021: TË DASHUR SHQIPËTARË KOSOVARË, NE SHQIPËTARËT JASHTA KOSOVËS JU LUTEMI NGA TOKA DERI NË QIELL, QË TË MOS E SHKATËRRONI KOSOVËN E ADEM JASHARIT, ADEM DEMAÇIT, IBRAHIM RUGOVËS !!!
Fillojmë nga lashtësia. Mbretreshën ilire Teuta dhe mbretin ilir Pirro, sot në Kosovë i përfaqësojnë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Pra populli më i vjetër i Ballkanit – Ilirët, në atë kohë ja kaluan me civilizim; Egjiptit, Athinës e Romës, duke emruar për mbret të tyre një grua me emrin Teuta. Pra ja kaluan botës dhe civilizimit të asajë kohe.
Dhe sot ka ardhur koha që populli i Dardanisë së atëhershme dhe Kosovës së sotme, tua kalojnë popujve egërsira që i rrethojnë dhe të parët në Ballkan të emrojnë për kryetare shteti një grua me emrin Vjosa. Edhe Teuta pati ca hajdutë në atë kohë, si Isa Mustafën e Hashimat me Ramushat që i ka sot Kosova dhe e tradhëtuan mbretreshën, duke ja dorzuar kalatë ilire ushtrisë romake pa luftë. Por sot,Vjosa e Albini kan pas vedi shumicën e popullatës kosovare që nuk janë hajdutë e tradhetarë, e që derdhën gjakun për lirinë e Kosovës, dhe do të votojnë që Albini e Vjosa ti fitojnë zgjedhjet dhe ta shpëtojnë Kosovën nga vjeddhja, shkatërrimi e zhdukja.
Shqiptarët e Dardanisë e kan kuptuar se Isa Lugati dhe partija e tij rrenacake, sot nuk e perfaqësojnë të madhin Ibrahim Rugova,sepse me veprimtarinë e tyre antishqiptare e kan turpëruar emrin e Rugovës së mençur e të urtë. Edhe Hashimat e Ramushat me shokë, që janë prezentuar në emër të UÇK, sot e kan humbur ate mbeshtetje, sepse popullata e ka kuptuar se sa vjedhjet, plaçkitjet, keqpërdorimet, po edhe likuidimet që kan berë ata farë komandantash gjatë luftës, po edhe pas sajë, ndaj vllezërve të tyre në Kosovë.

Të dashur kosovarë, e dashura diasporë; votoni Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, që ta shpëtoni Kosovën… Isa Mustafa-Lugati, nuk mundet të përfaqësoi Ibrahim Rugovën por vetëm hajdutët; dhe komandantët e Rognerit nuk mundet të përfaqësojnë UÇK por vetëm kriminelët, sepse ashtu i llogarit Amerika dhe HAGA. Nëse nuk i votoni këta dy figura qe i duam dhe i vlerësojmë edhe ne shqiptarët jashta Kosovës, që aqë shumë sakrifikuam e kontribuam për Kosovën; e që këta figura i don dhe i vlerson edhe Evropa e Amerika,atëherë e thefshit qafën bashkë me ne, që edhe ne të hallakatur, vite me rradhë votojmë shokët e Grueskit dhe Zaevit, e që sot Bullgaria tenton te na shpëtoi dhe ta marrë hakun tonë…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura