SKENDER SADRI KAPITI: SHQIPËRIA – 75 VITE NË TRANZICION KOMUNIST (1945-2020)

Durrës, 17 shtator 2020: Në vitet 1990 komunizmi në Shqipëri vetëra si Republikë Socialiste, dhe më pas prej 30 vitesh komunizmi po “luftohet” po nga ish komunistët e konvertuar në antikomunistë e kapitalistë. Ky është absurditeti, dhe prandaj prej 75 vitesh Shqipëria është në tranzicion komunist, dhe nuk dihet se sa do zgjasë ky lloj tranzicioni.
Shqipëria edhe sot mbetet Shteti i fundit në Europë në rrugën e zhvillimit, të mirëqënies, të shtetmodernndërtimit, të demokracisë, të civilizimit dhe të integrimit. Kjo sepse nuk është e lehtë çrrënjosja e komunizmit dhe as dekomunistifikimi i Shqipërisë pasi këtë nuk e bëjnë as ish komunistët e ish sigurimsat e shtetit, por as neokomunistët bijë e bija të tyre, si dhe as shkrimtarët e letrarët, as gazetarët e mediatikët e ish realizmit socialist që dominojnë ende edhe sot: edhe akademinë, botimet, reklamën dhe promovojnë me nostalgji dhe me mjaft finesë “arritjet”e komunizmit.
Komunizmi ra si pasojë e asaj se ky sistem si i diskredituar dhe i dështuar u tërhoq me djallëzi, me qëllim për t’u rikthyer e vazhduar si demokraci, por si demokraci e rrejshme. Shqipëria mbeti në tranzicion socialist që prej 75 vitesh sepse kështu deshi edhe Europa, për të eksperimentuar me tranzicionin në Shqipëri.
Nuk është tranzicion kjo periudha që kur vetëra komunizmi diktatorial enverist në Shqipëri në vitet 90-të, nuk është tranzicion kjo periudhë kohore e këtyre 30 viteve të fundit, por tranzicion është përiudha 75 vjeçare që kur u instalua në Shqipëri Regjimi Komunist.
Tranzicion quhet gjithmonë koha e tashme që kalon, por politikisht kjo e tashme është 75 vjeçare.
Kjo sepse komunizmi në Shqipëri ka ndërruar maskën, është bërë në dukje më liberal dhe komunizëm kapitalist. Ashtu sikurse edhe komunizmi i 45 viteve që ishte një komunizëm antihuman ashtu edhe metamorfoza demokratike e atij komunizmi, sot si neokomunizëm liberal ka natyrë po antihumane e djallëzore. Populli vuante e pësonte dje nën demokracinë socialiste, por po vuan dhe po e pëson edhe sot nën pseudodemokracinë neokomuniste, në këtë rilindjen e moderuar socialiste.
Reformat që kanë ndëmarrë edhe regjimet politike të këtyre 30 viteve të fundit janë reforma prej të cilave ka përfituar klasa e ish regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.
Kudo: në pushtet, në parlament, në bashki, në politikë, diplomaci, ekonomi, biznese, në akademi, në media dhe administratën shtetërore si dhe në sistemin e drejtësisë janë po ai brum dhe po ajo trashëgimi dhe trashëgimtarët biologjikë e politikë të regjimit diktatorial.
Prandaj dhe në këto kushte ka vazhdimësi edhe sot të tranzicionit komunist 75 vjeçar. Gjatë këtij tranzicioni komunist, në fazën e parë të tij, të asaj që quhet diktatura komuniste të viteve 1945-90-të, nacionalizmi dhe fisnikëria intelekltuale e patriotike u shpronësua, u persekutua, u burgos e u vra, ndërsa në periudhën e moderuar e dytë të pas tij, në komunizmin e sotëm të moderuar të këtyre 30 viteve të fundit, nacional-patriotizmi pothuajse është asgjësuar jo me dhunë e me përsekutim, por iu imponua që ata të largohen nga Shqipëria, u shpronësuan për së dyti me ligjin e tokës dhe të pasurisë si një ligj komunist si ai i viteve të pas luftës, 1945, kur u montua regjimi diktatorial.
Nuk është e vërtetë se Komunizmi në Shqipëri ra nga revolucioni apo nga ndonjë lëvizje demokratike në vitet 1990. Komunizmi në ato vite vetë ra si diktatura e egër pasi ajo konsumoi veten, por që nga rrënjët e saj lastuan dhe u rritën filizat e neokomunizmit liberal, ku sundimin e mori njeriu i ri i botëkuptimit socialist, bijtë, bijat e nipërit e baballarëve të diktaturës komuniste si dhe ata të cilët nga ishkomunistë u konvertuan në demokratë. Dhe të tillët e sundojnë edhe sot Shqipërinë. Këta kanë kapur pluralizmin politik, partitë, politikën, shtetin, drejtësinë, diplomacinë, korrupsionin, pasuritë kombëtare, ekonominë, kapitalizmin, shtetin dhe demokracinë. Prandaj akoma vazhdon tranzicioni komunist 75 vjeçar me mutacione dhe i metamorforizuar si kapitalizëm grabitqar.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura