Pashtriku, 19 mars 2020: Hashim Thaçi ka inicuar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë. Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, në një shkrim në rrjetin social facebook, ka vlerësuar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në këto momente në Kosovë, është e panevojshme.
“Lidhur me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Duke e përcjellur debatin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, konsideroj që një vendim i tillë, për nivelin aktual të rrezikut është i panevojshëm”, shkruan Qehaja në Facebook.
“Tradicionalisht gjendja e jashtëzakonshme shpallet kur ka rrezik fizikë për destabilizimin e situatës së sigurisë, nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, por edhe në raste të fatkeqësive natyrore. Në rastin konkret rreziku vjen nga një epidemi e “padukshme” e cila e ka kapluar globin dhe nuk ka adresë mbi bazën e së cilës gjendja e jashtëzakonshme do t’i kundërvihej”, thotë tutje ai.
Qehaja thotë se “Argumentet se duhet vendosur rendin publik nëpërmjet një mase ekstreme siç është gjendja e jashtëzakonshme nuk qëndrojnë për arsye se ato mund të bëhen në gjendje ekzistuese”.
“Lypset një mobilizim i policisë e cila sipas nevojës do të mund të mbështetej nga njësitet relevante të FSK-së. Konsideroj që Qeveria është duke menaxhuar situatën mjaft mirë dhe të gjithë duhet të japin kontributin në funksion të arritjes së qëllimit të përbashkët për minimizimin e pasojave nga kjo epidemi”, përfundon ai.
Postime të Lidhura
ROLAND SYLEJMANI: KRYEMINSTËR! PRONTO!
Prishtinë, 27. 04. 2014 – Unë ju njoh shumë mirë. Qysh i vogël më kanë folur për ju.…
IBRAHIM KELMENDI: JAM PËR CATARSIS (VETËREFLEKTIM) SIPAS ARSYES RACIONALE, JO KONFRONTIM ME MBETJET E UDB’së
Pashtriku.org, 16. 02. 2014 – (Uroj që me këtë prononcim të nxis diskutime e debate për të ndodhur catarsisi…
BESART KADIA: RE… RAMA, RA – DËSHTOI!
Tiranë, 27. 07. 2016:“Re Rama” mund ta kuptojmë si përshkrim të politikës së javës së shkuar, ku kryeministri…
NAIM ZHITIA: NË NDËRTESËN E KUVENDIT TË KOSOVËS, ATY KU U SUPRIMUA AUTONOMIA, KU U SHPALLË PAVARËSIA U RRËZUA QEVERIA KURTI!
Prishtinë, 27 mars 2020: Më 25 Mars 2020 në Prishtinë, me maska në fytyrë u mbajtë mbledhja maratonike…