ELIFE LUZHA, INTELEKTUALE E BRUMOSUR ME SHUMË SFIDA NË JETË (VIDEO)

ELIFE LUZHA, INTELEKTUALE E BRUMOSUR ME SHUMË SFIDA NË JETË (VIDEO)

Pashtriku.org, 17. 10. 2022

Kush është Elife Luzha?

“Elife Luzha është një grua e shquar, dhe atë në shumë aspekte. Ajo, që në rini të hershme, nuk qëndroi duarkryq përballë lirisë së privuar të popullit shqiptar dhe u përfshi në organizimin atdhetar, për çka edhe u dënua me burg të diktuar nga politika serbokomuniste. Ky nuk qe epilogu, në fakt – qe vetëm fillimi. Pas dënimit më burg, pasuan dënimet tjetra zinxhirore: privimi nga e drejta për t’u shkolluar, për të punuar dhe për botuar. E pra, Elife Luzha sikur kishte lindur për t’u sfiduar dhe kurrë për mos t’u dorëzuar: ajo nuk iu nënshtrua asnjëherë fatit të diktuar nga pushtuesit që po e ngulfasnin popullin shqiptar. Rezistenca e saj mori forma të ndryshme. E para dhe tejet e fuqishme, qe poezia. Ajo botoi tri përmbledhje poetike: “Vdes me trëndafilin”, “Vdekja e ditëlindjes” dhe “Mos ma vrisni lotin”. Në poezi, poetja Elife Luzha shkëlqen. Vargjet e saja të ngjiten për zemre krejt natyrshëm dhe duke të krijuar një ndjenjë përjetimi, që të bën të reflektosh. Pastaj, rruga intelektuale e ndërprerë: studimet ishin një peng nga rinia, peng që si gravigtacioni e tërhiqnin. Mbaroi studimet e shkencave politike – drejtimi Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Vazhdoi studimet në nivelin master në Administratë Publike dhe Diplomaci. Ndërkohë, Elife Luzha botoi një studim të titulluar “Dhuna seksuale nga forcat ushtarake e policore serbe ndaj grave shqiptare gjatë luftës në Kosovë” dhe një përmbledhje me artikuj publicistikë “Falë i qofshim Kosovës”. Për një bashkëshorte, një nënë dhe një grua më shumë sfida në jetë, këto vepra paraqesin një arritje të madhe të njeriut, veprimtares dhe intelektualës Elife Luzha. Mbi të gjitha, sepse Elife Luzha nuk është një intelektuale e stisur. Ajo është një intelektuale e brumosur mirë e mirë. Është një femër me natyrë studioze, e cila lexon shumë, analizon, reflekton dhe frymëzohet. Është një femër që gjithçka në fushën intelektuale e ka arritur me punën e vet, përkushtimin dhe pasionin për lexim e talentin për të shkruar. Një kuadër i këtillë e nderon kombin dhe atdheun.”

– (Shkëputur nga një vështrim i Fitore Rubovcit për librin “Kah po shkon diplomacia jonë” e autores Elife Luzha)

***

Në vijim ju ftojë të shikoni një intervistë emocionuese me ish të burgosurën, veprimtaren, studiuesen dhe poeten e shquar Elife Luzha, të zhvilluar më 15. 10. 2022 në emisionin e mëngjesit “Ora 7” në Klan Kosova:

Ora 7 – Rrëfimi emocional i Elife Luzha, ish e burgosur 

_______________

DRITËHIJET E DIPLOMACISË SONË NË LIBRIN E ELIFE LUZHËS „KAH PO SHKON DIPLOMACIA JONË?“ (VIDEO)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura