ELIFE PODVORICA: MË 5 SHTATOR NË PRISHTINË U MBAJT KONCERTI KUSHTUAR HUMANISTES SË MADHE SHQIPTARE, NËNË TEREZA

Prishtinë, 07. 09. 2015: “Të mundohemi të bëjmë punë të vogëla, por me dashuri të madhe”- N.Tereza!) – Më 5 shtator 2015 në Katedralen e Prishtinës u mbajt një manifestim i madhë me artistët e mëdhenjë gjithë kombëtar, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Bamirësi – dedikuar jetës dhe veprës së shenjtë të Anjeza Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës (26 gusht 1910 – 5 shtator 1997), me ç’rast për herë të parë u ekzekutua dhe u interpretua “Himni për Nënë Terezën”!
Himni në fjalë ishte përshtatur nga artisti shqiptar nga Tirana z.Genc Tukiçi, i cili bazuar në disa motive të përmbledhjeve kishtare të kompozitorit nga Prizreni, z.Lorenc Antonit, kishte përshtatur muzikën me fjalët dhe vargjet e vet Nënës Tereze!

….Bravooooo! Bërtiste e duartrokiste publiku që kishte mbushur hapësirën e madhe të Katedrales, pas ekzekutimit të veprës së Rexho Mulliqit “Baresha” të përshtatur për violinë dhe piano nga Genc Tukiqi,e luajtur nga violinistja jonë e madhe Sihana Badivuku!
– A jeni ju të vetëdijshëm se çfarë artiste keni në mesin tuaj – më pat pyetur njëherë një profesor maqedon në Akademinë e muzikës në Shkup?

– Poooo! Iu përgjigja atij pas disa vitesh! Dhe e gjithë kjo, bazuar në entuziazmin dhe duartrokitjen frenetike që i bëhej Sihanës sonë, e cila me tingujt e saj magjepsës,i kishte dhënë edhe më shumë sharmin artistik biserit të veprave tona të kompozuara nga i nderuari Rexho Mulliqi dhe veprës së tij të pazavëndësueshmes ”Baresha”! Më gëzon pa masë fakti që Sihana tashmë njihet e respektohet si një artiste e madhe gjithëkombëtare, sepse ate para kësaj, e njihnin dhe respektonin,e shpërblenin me vende të para sa herë ia mësynte ndonjë gare artistësh të rinjë nëpër të gjitha trevat dhe qytetet e ish Jugosllavisë dhe më gjërë nëpër Europë!
Dhe në hapat e saj të parë, nuk ishte e lehtë të arrinte rezultate të tillë, pikërisht pse ishte fëmijë shqiptar nga Kosova! Por puna e saj, përkushtimi i madhë, ka bërë që ajo sot kudo me prezencën e saj me dinjitet përfaqëson popullin tonë dhe për ne zgjon krenari kombëtare. Dhe,falë vetëdijësimit të audiencës sonë këtyre viteve të fundit, ajo përfaqëson një Artiste të madhe!
Gëzohem shumë, sepse pas atyre tingujëve që ajo i nxjerrë me mjeshtri të rrallë artistike, rrijnë heshturazi me miliona orë pune e studimi! Dhe ja sonte, shkëlqimi i tingujve të saj,sikur ndriçonte edhe më shumë Figurën e Nënës sonë Tereze, e cila sonte në prezencën e gjithë asaj audience, po nderohej nga vëllezërit dhe motrat e saja shqiptare! Dhe vërtetë, jo vetëm prezenca e madhe e të ardhurëve nga të gjitha trevat e Kosovës, edhe më gjerë, por edhe eleganca e tyre e veshjes me kujdesin më të madhë, vetëm e vetëm që ta respektonin edhe nga ky aspekt këtë Mbrëmje të Madhe, fliste se ne shqiptarët më në fund sikur jemi vetëdijësuar edhe më shumë për veprën dhe madhështinë e Figurës së Nënës Tereze!
Aq shumë, sa enkas për këtë mbrëmje të madhe kombëtare kishin ardhur qytetarë nga Amerika. Mësuesja Hyrije që inqizonte gjithëçka me kamerën e saj, përkujdesej që në fokusin e saj të hynte gjithëçka: artistët, publiku, vet ndërtesa e Katedrales, në mënyrë që kur të kthehej në Amerikë, ajo me krenari tu tregojë kolegeve të saja, ate që kishte përjetuar në Kosovën e saj!
Aty kishte Personalitete duke filluar nga Presidentja e vendit znj.Ahtifete Jahjaga,z.Kadri Veseli, Ipevshkvi-Imzot Don Lush Gjergji,përfaqësuesi i fesë myslimane z.Naim Tërnava,e shumë e shumë Deputet,Ministra e profile të tjera të rëndësishme të Vendit!

E mos të flasim për madhështinë e skenës ku po mbahej mbrëmja artistike, të cilën e frekuentonin artist si Inva Mula e cila tashmë me arritjet e saja artistike si një këngëtare e madhe Ndërkombëtare, të zgjon ndjenjën e privilegjit kudo që të rastis të jesh në të njëjtën hapësirë me te! Me madhështinë e tingujëve të saj edhe filloi mbrëmja, për të cilën ajo së bashku me znj.Diana Toska, kishte pasur një barrë të madhe të organizimit të kësaj mbrëmje, duke u përkujdesur për pikat artistike që do të luheshin në programin e përgatitur për Koncertin, i cili me artistët nga Shqipëria Inva Mula, Armaldo Klogjeri, Gëzim Mushketa, të madhen Tinka Kurti, pastaj artistët nga shqiptarët e Maqedonisë – Sihana Badivukun e Blerim Grubin, Xhevat Limanin, si dhe artistët e rinjë nga Kosova Adelina Paloja dhe Besa Llugiqi, së bashku me Korin dhe Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës të dirigjuar dhe drejtuar nga dirigjenti shqiptar që jeton e vepron në Kanada aktualisht, z.Bujar Llapaj dhe dirigjenti nga Kosova z.Baki Jashari, u përkujdesën që me përformancën e tyre, të zbukuronin dhe të përcillnin në mënyrë dinjitoze mesazhin e gjithë asaj pune që kishte bërë Nëna Tereze për Botën e skamjes, duke dëshmuar se vërtetë njeriu “duke bërë vepra të vogëla,por me dashuri të madhe”, mund të arrijë që një Botë e tërë të marrë shembull dhe të mësojë se çka mund të bëhet dhe arrihet, nëse ke vullnetin e madhë që asaj ti afrojë kujdes e dashuri, siç bëri ajo gjatë gjithë jetës së saj!!
Ndërsa krejt fati ynë si popull shqiptar është, që ajo Gongje, i takon kombit tonë me prejardhje dhe filizat e parë të saj, janë hapur nga kjo tokë dhe ky nënqiell shqiptar! Andaj, të njihemi edhe më tutje me jetën dhe veprën e saj, ndërsa mesazhin e saj për Paqe, të jemi ne të parët që ta përcjellim nëpër Botë ku ajo trokiti nga një pëllëmbë e saj – në tjetrën, vetëm që të mund të gjente strehë për të gjithë ata miliona fëmijë të pastrehë! Dhe streha e gjithë atyre fëmijëve të varfër e të pabukë, u bë Zemra e madhe e të Shenjtës Nëna Tereze, e cila në historinë e civilizimit njerëzor, do të mbetet si një Engjull që ngado shpërndanë dritë Paqeje e Dashurie për të gjithë njerëzit e Planetit Tokë, pavarësisht racës, kombit e religjionit që ata i përkasin!
Andaj, po me vargjet e saja, nën tingujt briliant të sopranos Inva Mula, përcjellur nga Kori dhe Orkestra e Filaharmonisë së Kosovës, përfundoi dhe kjo mbrëmje madhështore, me shpresë se këto vargje të saja të thëna e të shkruara në gjuhën e saj amtare, vitin që vjen do të jehojnë në Vatikan, kështu që ata të mund t’i dëgjojnë me miliona njerëz – ashtu siç tha dhe organizatorja kryesore e këtij Eventimenti, znj.Diana Toska, e cila me gjithë peripetit e mëdha që hasi gjatë organizimit, meriton çdo lavdatë!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura