ENIS VELIU: ‘ZONAT E LIRA EKONOMIKE’ TË HASHIM THAҪIT!

Prishtinë, 02. 04. 2014 – Pak kohë para përfundimit të mandatit, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, së bashku me kabinetin qeveritar kanë nisur një fushatë intensive për “zhvillimin” ekonomik të shtetit. Çdo ditë vendime, e shumë takime. Dorë më dorë, e derë me derë. Të gjithëve u premton diçka, edhe pse, shumëkush nuk po i beson atij (kryeministrit). Bashkëpunëtorët e tij të dëgjueshëm, Thaçin po e cilësojnë si vizionarë e largpamës. E ndërkaq profesionistët (ata që e njohin, e nuk i nënshtrohen) si dëmtues dhe shkatërrues i shtetit.
Shpallja e Mitrovicës dhe Gjakovës si Zona të Lira Ekonomike, është vendimi që u mor në mbledhjen e fundit të kabinetit qeveritar.
Por, vetëm një ditë më vonë, këtë privilegj e fitoi edhe komuna e Prizrenit, apo siç e konsideron kryeministri Thaçi si “Jerusalemi” i Partisë Demokratike të Kosovës.
Të parën (Gjakovën) dhe të dytën (Mitrovicën) e drejtojnë kryetarë me libreza të Aleancës Kosova e Re (AKR).
E të tretën (Prizrenin) profesor Ramadan Muja, i dënuar me dy vite burg për shpërdorim të pozitës zyrtare.
Përmes vendimeve shefi i partisë (Thaçi) po tenton që ta rikthej qeverisjen lokale në dy komunat e para, e në të tretën po tenton ta ruaj edhe më tutje në zgjedhjet e mundshme lokale të jashtëzakonshme që mund të ndodhin në këtë komunë, nëse vendimi për dënimin e profesor Mujës behët i plotëfuqishëm.

 Shpallja e tre qyteteve si Zona të Lira Ekonomike paraqet një mbështetje sezonale për bizneset që janë të koncentruar në këto komuna, gjithmonë nëse vendimi në fjalë do të zbatohet në realitet. Në këto komuna bizneset në kushte normale duhet të jenë të liruara nga çdo taksë e nivelit lokal, por edhe më lartë. Këto veprime e bëjnë zonën e lirë, por fjala, në asnjë vendim i cili mund të mbetet vetëm në letër apo edhe mund të zbatohet sipas qejfeve apo tekeve të dikujt.
Vetëm 22 kilometra larg Prishtinës, për gati një dekadë është duke u ndërtuar Zona Industriale e Drenasit. Aty janë shpenzuar gati 10 milionë euro dhe në fund thuajse asnjë qëllim nuk është arritur në të.
Aty janë punësuar pak punëtorë, dhe disa tregtarë (importues të produkteve të huaja), e për këta të fundit në kushte normale aty nuk do të duhej të kishte vend.
Por, një tregim krejt ndryshe kanë vendet e rajonit me zonat ekonomike si: Maqedonia, Turqia. Kjo e fundit tashmë identifikohet me parkun industrial “ESBAS” në qytetin e Izmirit, i cili kur ishte hapur në vitin 1991 kishte 400 punëtorë, ndërsa punësimi në vitin 2011 ka arritur në 20 mijë e 300.
Prej kohës kur është hapur, përkatësisht për dy dekada, ky park ka arritur të tërheqë 801 milionë dollarë amerikanë investime, prej të cilave 568 milionë dollarë investime të huaja, ndërsa vetëm vitin e kaluar ka shënuar një volum tregtar prej 5 miliardë $. Dallimi nga parqet kosovare është se “ESBAS” është themeluar dhe menaxhuar nga biznesi privat, e jo nga institucionet burokratike shtetërore.
Bizneset në Kosovë kanë mundur të funksionojnë dhe zhvillohen edhe pa këto vendime, por ato janë ngulfatur nga korrupsioni i madh.
Bizneset në Kosovë në vazhdimësi janë përballur dhe po përballen me presione e shantazhe të shumta kryesisht nga politika. E në anën tjetër në publik politika gjithmonë shtihet kinse po i ndihmojnë ato, por fatkeqësisht rezultatet gjithmonë kanë munguar.

***

ENIS VELIU: ‘BAUSHTELLAT’ E HASHIM THAҪIT!
https://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=2578

Total
0
Shares
2 comments
  1. Hey there! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
    I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m
    not seeing very good gains. If you know of any please share.
    Kudos! You can read similar blog here: E-commerce

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura